Më këtë po merret Driton Selmanaj - Bota Sot
Më këtë po merret Driton Selmanaj

Opinione

E martë, 16 tetor 2018

Më këtë po merret Driton Selmanaj

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 9 tetor 2018 Në ora: 10:00
Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli

Dikur moti, shumë vite më parë në ish-jugosllavi çfaqëj filmi jugosllav “Edukata Speciale”. Filmi bente fjalë së si ne një burg për riedukim jipej edukatë speciale për te gjitha ata te cilët ishin ra ne konfili me ligjin. Rrolin kryesor brilant ne kete film e luante aktori i jonë i Madh nga Kosova Bekim Fehmiu.  Aty edukoheshin  njerëzit me edukat special te cilëve u mundesonte atyre se kur te delnin nga burgu te sillin normal ne jete.Në ate film për ata te padegjueshmit përdorëshin edhe shkopinjë bile edhe kabgjikë te gjatë.

Nuk e di së ndokush nga Kryesia e LDK-së e ka pa këtë film,por besoj së ndokush e ka pa sepse shumica e anëtarëve te Kryesisë janë njërëz të moçem qe e kanë përjetu atë kohë dhe mbas i ka ra ndermend së edhe ne LDK  është mirë të vihet ndonjë edukatë speciale për trajnimin dhe edukimin ”special” te anëtarëve të padegjuëshëm të sajë të cilët po i thejnë rregullat dhe vendimet e Kryesisë së LDK.

Si duket këtë detyrë aspak të lakmueshme e paska pasë fatin e keq qe t’i jipet Driton Selmanaj.Driton Selmanaj është i ri në LDK,ka aderu para pak viteve.Ky njeri është shumë i respektuar ne opinion,ne LDK erdhi nga shoqeria civile qe kishte për detyrë të monitoronte Parlamentin e Kosovës. Por,  Driton Selmanaj njihet edhe për pjesemarrjen dhe paraqitjet e tij brilante  në emisionin “Click” te TRV/21 i cili me kritikat e tij për keqeverisje dhe për te gjitha te këqijat që po i bahën këtij vendi,ishte shumë kritik dhe i pakompromisë.

Driton Selmanaj që disa herë në stilin e tij po rrefehet nëpër media dhe portale se paska edhe në LDK anëtarë,bile edhe në pozita te larta ne LDK dhe ne pushtet te cilët po u deshka për ta ndonjë “edukatë speciale” që te diciplinohën ,sepse nuk po i përfillkan qendrimet dhe vendimet e Partisë, së ata po veprojnë në krye n’vehte,etj, se nuk po sillën ashtu siç ka thanë Partia bash si në kohën e diktaturës kur Partia ishte mbi të gjitha,bile ne disa diktatura edhe te shkonte koka nese nuk vepron ashtu siç ka thënë Partia. Bile ai shkonë aq largë sa qe propozon edhe te përjashtohën nga Partia te gjithë ata të cilët nuk veprojnë ashtu siç ka thanë Partia.E vuri ne shenjestër vajzën e Presidentit Rugova deputetën nga radhët e LDK Teuta Rugoven. Unë nuk i arësyetoi eskivazhet e Teutës e cila siç po duket po e fusin ne gracka gangasterët e politikës dhe ajo në kët vorbull s’po dinë të gjendej si duhet. Por,dosido tashti Teuta Rugova nuk është më një vajzë e re,ajo është pjekë dhe tani ajo e di rrugën e vetë,atë  rrugë jo që i imponohet por që e zgjedhë vetë. E, mirë apo e keqe, njeriu e zgjedhë vetë rrugën e vetë.

 

Por,por disi është tëmërësishtë e gabueshme,e pa pranueshme dhe jo e tolerueshme që në këtë kontekst të përmendët edhe deputetja tjetër,deutetja me e votuar ne LDK Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli te cilët nuk paskan vepru ashtu siç ka thanë Partia duke bërë mekatin me te madhe sepse paskan marrë pjesë ne protesten popullore  te mrekullueshme,dinjitoze,masovike te organizuar nga LVV.Dhe mu për këtë arsye Driton Selmanaj edhe e merre guximin të thotë të përjashtohën  nga Partia apo te vehet për ta ndonjë”edukatë speciale”,duke e harruar faktin se si Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli sot janë dy anëtar me te devotshem, te LDK,dy deputet te LDK ne Parlamentin e Kosoves,dy deputet qe ua shtinë të dridhmet me se shumti Partisë se Kadri Veseli e cila pa shkaterrohet dita me ditë. Por, ne protestë nuk ishin vetem Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli,por at u panë edhe shumë anëtarë të LDK-së të cilët Driton Selmanaj nuk i përmendë.

Shumë më mirë do të ishte që Dritonë Selmanaj te ia sçaronte popullit së pse LDK nuk iu bashku protestës, kur dihet se protesta ishte organizu për një çashtje madhore për kombin siç janë ndarja, coptimi apo korrigjimi i teritorit të sajë qe i kanosej nga Presidenti i Kosovës. Coptimi dhe korrigjimi i kufinjeve nuk është çështje vetem e LVV por e te gjitha partive tjera te cilat duheshin te protestoni ate ditë për këtë çshtje kaq te madhe qe po i kanoset vendit ne lojrat me Serbinë, dhe së në kete rast aspak nuk ështe e rëndesishme se nga cili subjekt politik thirret protesta. Apo ndoshta LDK është rreshtu në anën e atyre partive qe po e përkrahin coptimin dhe korrigjimin e kufinjeve, siç janë partit ne pushte dhe i thanë jo protestave. Por një gjë duhet dijtë se kur janë në pyetje çështjet e mëdha te atedheut siç janë loja me kufijt e vendit, nuk vlenë asnjë parim i stilit komunist se: ”kështu apo ashtu ka thanë Partia”,por duhet çdo qytetar,çdo atedhëtar ti del zot atedheut jo vetem me protesta por edhe më mjete tjera.

Image

Pra,ti kritikosh, ti linçosh haput deputetet Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin në stilin se:”nuk kanë vepru siç ka thanë partia”është një anakronizëm i kohës së tejkaluar, i kohës se diktaturave nga më te tmershmet, dhe ne kët kontekst duken aq qesharake dhe te pakripta.

Apo ndoshta kjo tregon së ne LDK ka filluar loja me brryla në prag te zgjedhjeve, çoftë ne LDK apo ato Parlamentare.Këto lojra LDK i ka ne qejfë dhe është e njohur për eleminimin tinzak te kuadrove te sajë me te mira qe i kishte,apo edhe qe janë largu vete nga LDK e pa reformuar por shume e kapun nga nje kaste e korruptuar e cila përmes biseneseve te tyre janë lidhur edhe me djallin dhe t’bijtë e tyre dhe si e tillë eshte nguju në vehtëvehet. Kështu patë vepreu ne te kaluarn me shumë kuadr te njohuar ,kështu pate vepru edhe me te bijën e Heroit te kombit Jusuf Gervalla me Donika Gërvallën e cila ishte nismetare e shumë proceseve dhe te afirmimit të LDK ne diaspor,te ciles iu mshel dera dhe su la te hy mbrenda kur po mbahej Kuvendi i kësajë Partiej e  cila e zhhenjyer edhe e lëshoi LDK, keshtu vepruan edhe më Shpetim Bulliqin,vetem pse u tregoi vijen e drejte te demarkacionit me Malin e Zi i cilin e larguan edhe nga lista e deputetit, anipse ky me siguri ia kishte sjellë LDK mbi 40 mijë vota.Keshtu vepruan edhe me Vjosa Osmanin të cilën e dinigruan deri ne pakufi vetem e vetem se nuk donte ta vononte Hashim Thaçin për president,i cili tani po luan k...me LDK-në. Se sa i padrejte ishte linçimi i Vjosa Osmanit e cila here futej e here hiqej nga lista për deputete ,sa qe si duket vetem një zot e shpetoi dhe ajo u gjend ne listen e deputeteve sa për sy e vaqe te cilën edhe e vendosen diku ne fund te listes,duke menduar së ndoshta votuesit nuk e gjejnë. Por atë dite ne votime te gjithë votuesit i kishin marrë me vehte llupat për ta gjetë Vjosa Osmanin ne liste dhe e votuan.Ajo mori mbi 60 mijë Vota, kjo e tmerroi LDK, sepse kësaj Partije u deshte vetem populli të tregoi së kush është Vjosa Osmani.

Prandaj edhe sot si duket ka nisë loja me brryla për dhe rreth Vjosa Osmanit sepse po afrohen zgjedhjet ne Parti dhe Parlament,duke ia përmendë edhe përjashtimin e sajë nga Partria vetem pse mori pjesë ne protestë dinjitoze masovike te mrkullueshme për mbrojtjen e kufinjeve, e jo për ti dalë ne krah Albin Kurtit. Vjosa Osmani kur është në pyetje mbrojtja e kufinjeve te atedheut,do te merrete pjese ne protesta edhe nese ajo organizohet edhe nga ndonje parti e djallit.

Porosia ime si publicist, si opinionist dhe si profesor shumëvjeçar i Universitetit është larg duart ju të LDK nga Vjosa Osmani, sepse Vjosa Osmani është vete LDK-ja, është bukuria dhe madhështia e LDK-së,kurse ju këshilloj juve te Kryesisë së LDK qe madheshtin e juaj mund ta gjeni vetem diku tjeter si ne PDK me te ciln ju lidhin shumë pshjtellime dhe veprime së bashku me te.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test