Fjalët e pathëna por të firmosura të Xhisiela Malokut - Bota Sot
Fjalët e pathëna por të firmosura të Xhisiela Malokut

Opinione

E diel, 21 tetor 2018

Fjalët e pathëna por të firmosura të Xhisiela Malokut

Nga: Sali leka Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:28
Sali leka

Java e parë Tetor 2018.

Në Tiranë gjashtë gazeta dhe gjashtë televizione kanë shkruar dhe kanë publikuar gjashtëqind herë emrin Xhisiela Maloku por nuk kanë treguar asgjë të vërtetë të dobishme për jetën e saj as të familjes përkundrazi e kanë diskriminuar dhe diskretituar marrëzisht dhe padrejtësisht.

Në shkurt 1998 në Tiranë u vra Kozeta Hyseni studente e arsimuar e kulturuar.

 E vranë, e masakruan se donte të jetonte me karakter dhe dinjitet e nderuar e respektuar. Por asnjë gazetë asnjë televizion nuk shkruan për këtë masakër.

Unë shkrova dhe kërkova shpërblim për familjen e Kozeta Hysenit dhe dekorim për Kozetën e ndjerë por kërkesat e mia nuk u botuan. Redaksitë e gazetave pseudodjathtiste të vetëshpallura antikomuniste por pikërisht veprimet e tyre anarshiste i mbulojnë me maskën antikomuniste.

As ishin as janë antikomuniste.

Xhisiela Malokun nuk e kanë vrarë dhe masakruar por akoma më keq e kanë diskriminuar të gjallë dhe të shendoshë dhe duan ta dobësojnë për ta cuar në vdekje.

Familja e Xhisielës meriton shpërblim. Xhisiela meriton dekorim.

Xhisielën e kanë lodhur, e kanë rraskapitur, ka firmosur fjalë në procesverbalin e rajonit të policisë, fjalë që nuk i ka thenë,por sipas oreksit të ish-punonjesit të policisë Emiljano Nuhu.

Themi ish se Nuhu  e ka braktis detyrën.

Sipas fjalëve që ka shkruar Nuhu dhe ka firmosur Xhisiela ajo vetëdemaskohet por nuk i ka thënë këto fjalë.

Del pyetja pse ka vepruar kështu Nuhu?

Përgjigjja: Nuhu është larguar nga Shqipëria sepse ka munguar debati dhe bashkëbisedimi artistik  mediatik për cdo problem jetik në Shqipëri.

Del pyetja tjetër: A nuk është në gjendje parlamenti të sjellë Nuhun në Tiranë dhe të tregojë pse i shkroi fjalët vetë ai Rraja janë fis kriminelesh dhe Xhisiela me mirëbesim e firmosi.

I nderuar Z.Gramoz Ruci parlamenti i sotëm nuk duhet të veprojë si parlamenti para vitit 2013 ka shpërblyer kusarë gënjeshtar, shtrembalar dhe ka dekoruar mizor zuzar pa asnjë lloj kontributi për të mirën e popullit shqiptar.

Me keqardheje për ty Gramoz Ruci, këmboren tënde po e tundin leshkonaivët negativët dhe regresivët. Nëpër televizione analistët manipulatorë sharlatanucë llomotisin e thonë  ‘‘ Shqipëria shumë e rrezikuar! Nuk ka liri mediatike gazetareske. Lirinë dhe demokracinë e ka bllokuar Edi Rama me drogat narkotike‘‘

Kurse unë tregoj dhe vërtetoj: Këto fjalë janë procka dhe brockulla.

 E vërteta qëndron kështu: Shqipëria ka liri të madhe të zgjeruar mediatike politike për të shpifur gënjyer dhe intriguar për cilindo edhe për kryetarin e parlamentit pa kompetenca ligjore juridike. Kompetencat i kanë zgërdheckët, skandalozët, monstruozët, anarshistët dhe kaotistët.

Në Shqipëri ka liri të plotësuar për të vjëdhur, grabitur dhe shkretuar kudo.

Shqipëria ka liri për të tërë me spekulluar dhe mashtruar Perëndinë dhe Shën Marinë.

Shqipëria ka liri pa kufi me shtrembëruar dhe fallsifikuar edhe Psalmet, dhe Vasinaset Hyjnore të librave fetare Teurati, Bibla, Ungjilli dhe Kurani.

Ashtu si polici Emiljano Nuhu duke përfituar nga liria mediatike politike ndryshoi dhe fallsfikoi fjalët e Xhesiela Malokut, vajzë fisnike mendimtare vizionare me etikë dhe kulturë shembullore, por Emiljano Nuhu u orvat 20 ditë për ta diskriminuar sikur të ishte një lëvozhgë skorore. Xhisiela Maloku vajzë e arsimuar krutane sojnike e nderuar, por sekseri E. Nuhu donte ta përdorte si obskurane mjerane. Rreshteri seksesri E. Nuhu përfitoi nga liria e monstruozuar e egzagjeruar deri në skaj dhe zgrip.

Fatkeqësisht në Shqipëri krimineli ka liri të vrasi njëzet njerëz dhe mos të vuajë as dy orë burg. Në 15 Mars 2008 në Gërdec në Vorë krimineli, mizori, gjakatari vrau 26 burra, gra dhe fëmijë dhe nuk vuajti as gjashtë orë burg, por u gradua , u lartësua. Edhe E.Nuhu vandal brutal do të gradohet gjeneral kur të vijë në Tiranë.

Tani Nuhu gazheli po bën kavalishencë nëpër lokalet luksose dhe hotelet komode të Europës.

Po të isha unë jurist, juridik Nuhun do ta nxirrja në gjygj public me shtatë seanca me pretencën ligjore: Ka diskriminuar dhe keqtrajtuar tmerrësisht Xhisiela Malokun, vajzë e kulturuar, e dituruar, me vizion por e pasistemuar, e papunësuar dhe bashkë me nënën dhe motrën ushqehen me racion.

Kurse Nuhu zuzari langari udhëton me avion me valixhet të mbushura me fonde monetare të vjedhura për arsye se Tirana është i vetmi kryeqytet në botë pa dikaster shtetëror kontrolli as inventari as revizori.

Unë isha dhe jam shkrimtarë dhe poet lirik, erotik, eposik, ish i burgosur politik në kohën e skëterrit komunist dhe i kërkoj Parlamentit socialist modernist ta kthejë Nuhun sa më shpejt në Tiranë. Do ta rrah Nuhun ne publik me kamxhik. Do ta rrah Nuhun dhe dy sekser zgërdhec si ai. Ashtu si kam rrahur dy shtrembaluc langaruc në kohën e mizorizmit enverist ramizist. I rraha këta dy urithkuc se diskriminuan dhe keqtrajtuan shoqen time Jolanda Gjoni,vajzë kreshnike mirditore mendimtare vizionare dhe guximtare krenare. Jolanda Gjoni e arsimuar e kulturuar, redaktore letrare shembullore e librave të mia të mrekullueshme atdhetare, fetare, kombetare, shume te dobishme për jetën paqësore njerëzore.

Jolanda Gjoni dy urithkucëve zgërdhuc u tha: “ Më persekutoni sa të doni, por unë tregimet dhe poezitë brilante te shkëlqyera të mahnitshme të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka do ti redaktoj dhe korrektoj dhe në burg dhe në internim”.

Edhe unë Jolandën viganike e garantova: Mos u dëshpëro, mos u dekurajo por jeto me vullnet dhe guxim o fratesha teuratike. Burgun dhe internimin tënd do ta vuaj unë shkrimtari dhe poeti i betuar i vitalizuar me iradim ilmin.

Mbasi i rraha dy xhahilistë nihilistë tinëzisht Jolandës shkova dhe u dorëzova në polici dhe hetuesit i tregova: “Kam rrahur dy xhahilistë reziluc se kanë persekutuar egërsisht redaktoren e librave të mia Jolanda Gjoni,vajzë e dituruar e kulturuar teuratike, shoqe e admiruar eposike. Edhe unë jam shoku i saj i betuar vital viganik, me vullnet të aftësuar.

Hetuesi i thirri dy shtrembalucët por ata thanë: “ Shkrimtari Sali Leka gënjen si derri! Nuk na ka rrahur, nuk guxon me na rrahur Sali dekadenti reaksionari. Neve jemi gazetarë të partisë në redaksinë e gazetës Bashkimi dhe Zëri i Rinisë. Sali Leka na bën presion për të botuar veprat e tij letrare, dekadente, mikroborgjeze, fetare, reaksionare kundër partisë dhe komunizmit, duke propaganduar moralin e kalbëzuar borgjez për dashurinë borgjeziste si në vendet kapitaliste“. Mbas këtyre fjalëve dy zuzaristët të rrahur si gomari në duhan u larguan shpejt.

Kurse hetuesi komunist mua më tha:” Do të dënohesh rëndë Sali Leka si gënjeshtar, denoncues dhe provokator i rafinuar që as ke rrahur dhe as ke për të rrahur“.

Edhe unë hetuesit i fola : Nuk jam gënjeshtar por i vërtet vizionar. Nuk jam shtrembalar por i drejtë kristal qelibar. Dërgo dy polic ti sjellin dy zuzarët dhe do ti rrah për së dyti në syrin tënd dhe të shefit të krimeve, por hetuesi më tha: “ Mos u lavdëro Sali leka! Ti nuk je aq trim vigan sa mbahesh si luan! Dy gazetaret i kanë rrahur Jolanda Gjoni dhe Delie Marku dy burrnesha trimëresha shkodrane mirditore. Të dyja redaktore të librave të tua që nuk i botojnë. Hetuesia i di të tëra.” Operativi i sigurimit me tha : “ Krahina e vendlindjes tënde Sali Leka nuk ka lindur burra e gra kreshnike dhe trimëresha si Delia dhe Jolanda nga Mirdita heroike dhe Shkodra historike. Ti shkrimtari dhe poeti Sali Leka jeni me fat të madh që keni shokë dhe shoqe nga Shkodra, Mirdita, Puka, Lezha, Kukësi, Dibra e lavdishme e Skënderbeut.”

Edhe unë u tregova episode dhe ngjarje të vërteta të dobishme por sot që po shkruaj këto kujtime po e ndërpres tregimin, por u premtoj : Do ta vazhdoj ditë tjetër. Kam akoma ngjarje nga koha e skëterrit mizorist të shekullit XX por me djem dhe burra me ilmin lezet me vajza dhe gra me iradin kimet.

Sali Leka  Cel 0683855304

Në tregimet në vijim do të tregoj përsëri për shoqet e mia viganesha sy fratesha Delie Marku, Jolanda Gjoni dhe të tjera  me kujtime të paharrueshme dhe tregime të mrekullueshme se të mrekullueshme dhe të shkelqyeshme ishin dhe janë shokët dhe shoqet e mia.

Urime shumë urime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test