Krekosja dhe primitivizmi i elitave tona politike - Bota Sot
Krekosja dhe primitivizmi i elitave tona politike

Opinione

E diel, 21 tetor 2018

Krekosja dhe primitivizmi i elitave tona politike

Nga: Dr. Hasan Blakaj Më: 10 tetor 2018 Në ora: 21:37
Dr. Hasan Blakaj

Largimi i fokusit të problemeve kruciale kombëtare, me skandale të një pas njëshme për të ç´vendosur vëmendjen diku tjetër është specialitet i udhëheqjes sonë politike, si në të kaluarën ashtu edhe tani. Forma me e pëdalur e ”vetëdijes se qëllimshme” është motivimi i gabuar duke i kapur gjërat për se prapthi, duke punuar gabim, duke mos u bindur për gabimet e bëra, apo duke mbivlerësuar vetveten si të gjithëditur. Kjo shkakton pasoja të përsëritura dhe aspak gjykuese duke i kaluar kufijtë e nënshtrimit në paditurinë e individit. Do doja te thoja te vërteten e "gabuar" për te tjerët por me ndalon mendimi gjykues për rivalitetin mes meje dhe atyre, dhe duke arritur te kuptoj ironinë time për ta, jam i detyruar të heshtë dhe të mos shkruaj ashtu siç ndihem në të vërtetë. Padituria sjell mos punën. Mos puna sjell varfërinë dhe të gjitha format e imoralitetit të individit, si në rrafshin etik, ekonomik, politik, socialkulturor, gjerë të ai psikologjik. Me shume apo me pak, tragjedia ndodh kur nuk punon dhe fshihesh për t'u dalluar më diç çka nuk je si në rrafshin individual edhe atë kolektiv. I mjerë është ai individ apo ajo shoqëri që nga mosdija dhe mos puna e mbivlerëson vetveten dhe përçmon të tjerët. E mjerë është ajo shoqëri që harron lehtë historinë, të kaluarën e sajë dhe nuk ka vizion për të ardhmen. Ajo shoqëri në ato rrethana është e pozicionuar të dështoj.  Dështimet mund të jenë në rrafshe të ndryshme dhe nivele të ndryshme qofshin ato ekonomike sociokulturore apo politike. Dhe ne, një dështim të tillë jemi ka e shohim për çdo ditë në të gjithë trevën shqipfolëse nga qeveritar të pa përgjegjshëm për të ndërtuar shtet.

Dhe tani do flas pak më shkoqur:

Pas luftës se dytë botërore ngadhënjyes i luftës doli pakti Atlantik, dhe këtij boshti ju bashkëngjit edhe BRSS. Kjo nuk është risi, është e njohur për të gjith. Meqë motoja e luftës dhe fill pas luftës në pjesën lindore ishte internacionalja e shpikur nga rusët për shkak të interesave të tyre dhe për shkak të ndarjes se sferave të ndikimit të BRSS-USA ”fatin” e patën që disa shtete te Gadishullit Ilirik të mbeteshin nën patronatin Rusosllav. Rusët kishin marr pjesë edhe në çlirimin e një pjese të Serbisë afër Beogradit më rrethinë. Në fillim ushtarët rus u priten nga populli serb me daulle dhe lule të pafundme të ngazëllyer nga ndihma e vëllezërve të ”tyre” por më vonë ndryshuan gjërat. Ushtarët primitiv rus më disiplinë të dobët krahasuar me ushtarët gjerman ju vërsulen vajzave dhe grave serbe duke i ç´koqë në të majtë dhe në të djathtë mu si bishat karpatjane të paraardhësve të tyre. Dhe natyrisht disa gra serbe filluan të ankoheshin ke burrat e tyre. Elita serbe në pamundësi të veproj vet energjikisht u ankuan të  establishmenti rus. Dhe çfarë përgjigje morën: Mbylleni gojën, ju than ata, ne ju çliruam nga nemci dhe ne kemi të drejt të ju shfrytëzojmë si të duam, ishte përgjigjja e tyre. Dhe ku të ankoheshin tani këta burra të grave të dhunuara, kur i tërë aparati shtetëror qëndronte në duart e administratës ruse. Nuk e thash këtë pa qellim: kjo përshkon dhe puthitet bukur, pikërisht më elitat tona qeveritare të përgjakshme e të pista të një pas njëshme gjatë gjithë rrugëtimit të saj gjerë më sot.  Andaj shpjegimi është i thjeshtë:

Ne nuk e çliruam vet vendin tonë që ju të silleni kështu si ushtarët rus duke menduar se Kosova është pronë e juaja private. Lirinë e solli gjaku i dëshmorëve dhe Natoja, e ne ja bëmë vetëm një argat lirisë, këtë duhet ta pranojmë të gjithë sepse kështu është realiteti.

Poqe së dikush i bëri argatin më të madh kësaj toke janë pikërisht dëshmorët e kombit dhe Ibrahim Rugova i ndjerë me popullsinë e pafajshme duke u bë kurban i lirisë. Këtë, duhet pranuar ashtu si e pranon e krejt bota e civilizuar.

Presidenti Rugova më etiken, moralin e fortë, dhe argumentet e tij skajshmërisht të vendosura bëri që ta bindë perëndimin për intervenim. Se, sa për zhuganë, zhelanë e mjekroshë vahabi kurrën e kurrës nuk do të ishim çliruar.

Kjo po vërtetohet katërçipërisht si po ndërtojmë ne shtet tani, pas  vdekjes se presidentit. Zor se ndërtohet shtet si duhet me gjysmë analfabet, mjekrrosh arab dhe me diploma të blera.

Ishte fat i madh që kjo pëllëmbë toke gjendej në Evropë dhe jo diku tjetër në botë, duam ne apo nuk duam kjo është e vërteta. Ndoshta, jo për hatrin tonë sa për interesat gjeostrategjike evropiane dhe përkujdesjen historike Amerikane, Angleze për shqiptarët. Fat i madh ky për ne sepse do të na hante djalli ashtu si na mori shumë herë në histori.

E tani si po veprojmë ne, më drejtë si po vepron elita politike shqiptare në Kosovë?!

Kur një punë fillon mbrapsht që në fillim ajo le pasoja prapa. Që në fillim të organizimit të luftës organizimi filloj mbrapsht, gjatë luftës shkoj mbrapsht po vazhdon mbrapsht dhe mbaj shpresë të përfundoj mirë por siç po shihet, dita e mirë shihet në mëngjes thotë populli. Sikur edhe Serbia ti zgjidhte këto elita qeveritare politike nuk do të ja qëllonte më mirë dhe më devotshmërisht në shërbim të tyre.  Turp për ne të gjithë që nuk jemi të zotët ta ndryshojmë këtë gjendje kaq të pa shpresë edhe pse kjo është fare e lehtë. A kemi vetëdije kombëtare ne tani?. Më drejtë e them po të kishim vetëdije kombëtare do të krijonim edhe vetëdije politike e cila do ta zhvleftësonte këtë kastë politike të korruptuar në çdo drejtim gjerë në aktin më të turpshëm të tradhtisë. Nuk do mend se poqese nuk do te mund të vepronim diç tjetër një votë nuk duhej të ua epnim këtyre bastardëve, o popull. Këto kasta politike të dëmshme për kombin nuk kanë të drejtë të na udhëheqin sepse nuk kanë as të drejt morale. Si është e mundur një kastë e tillë qeveritare e amoralshme ta udhëheq një shoqëri të moralshme duke i sjell kaq pasoja të pa riparueshme popullit të vet. Pikë se pari këta nuk na çliruan edhe pse plot gojën e kanë çlirim.  Ne na çliroj gjaku i shtrenjtë i dëshmorëve dhe luftëtaret e vërtetë se bashku më forcat progresive perëndimore. Prandaj nuk kanë të drejt si ushtarët rus të sundojnë e as të posedojnë. Por, këta po e bëjnë këtë, pothuajse çdo i dyti politikanë posedon pasuri të pa fund, posedon, në mos një, dy apo tri dashnore.  Gjë e neveritshme, e pistë. Kjo kastë politike janë të pa shkolluar, të pa ngritur profesionalisht dhe mos të flasim për ngritjen politike. Kjo kastë është zhytur në krime gjatë luftës dhe pas luftës gjerë në fyt ku frika e burgosjes i përcjell hap as hapi këta frikacak. Dhe duke pasur friken pas si hijen që i përcjell në çdo moment krijojnë situata konfliktuoze për të mbijetuar por gjithë herë duke menduar se vetëm këta mund ti zgjidhin këto situata te ndërlikuara shtetërore natyrisht duke i krijuar vet. Një gjë tashme është e ditur sado që ata dalin në opinion duke e shantazhuar njëri tjetrin në mbrëmje kokëtojnë bashkë dhe han në të njëjtin kazan. Leckaman të djeshëm, brenda natës kapitalist të sotëm. Prandaj mos u mashtroni më, sepse të gjitha janë vetëm farse të ditës sa për të ja zgjatur vetes qeverisjen e pistë qe janë duke e bërë. Edhe shkuarja dhe homazhet të varri i presidentit tonë të dashur Ibrahim Rugova dhe përkulja para ti është një demagogji e llojit të vet. Dhe a e dini ju se pse? Sepse mundohen të përfitojnë edhe nga dheu i varrit të  tij. Sikur të dinte Rugova që këta do të vizitonin varrin e tij me qindra herë do të rrotullohej në varr për të mos i parë. Po të kisha mundësi vendimmarrëse do të jua sanksionoja me ligj që kurrë këta matrapaz mos të kishin të drejt të venin këmbë ke varri i Presidentit Historik, sepse sa herë i shoh afër varrit të Presidentit mendoj se edhe në varr nuk po e lënë të qetë strategun tonë të lirisë. A nuk ju mjaftojë mjaftueshëm këtyre bastardëve që e maltretuan për se gjalli Mesinë tonë? Gjeja më e turpshe ishte kur e bojkotuan edhe varrimin e tij kur krejt elita botërore merrte pjesë në varrim. A nuk ju mjaftoj këtyre blerësish kuajsh ta lënë fikalli vetëm duke e sabotuar Adem Jasharin më familje në momentet më kritike të luftës dhe tani krekosen para varrit të tij. Sa e neveritshme sa të mjerë janë, këta hiq burra. Krekosja banale e tyre se ne organizuan luftën, ne ndërtuam shtetin janë demagogji dhe përralla me mbret. Këta janë faqja e zezë e kombit pa fije dyshimi. E morën në qafë një popull të terë vetëm për veten e tyre kurrë të pa ngopur. Po, si nuk u ngopen asnjëherë këta grykës. Kurse populli nga problemet socioekonomike ikën kah të munden në të katër anët e botës. Shikoni shifrat alarmante të vetëvrasjes se rinisë sonë. Dhimbje që ti kallë mushkëritë. Jemi bërë gazi i botës nga këta njerëz të pa ditur. Bota po qeshet me ne. Këta maskarenj të plagosur janë tani shumë të rrezikshëm sepse karrigen në të cilën u kapen fort për te është në luhajë e sipër. Prandaj sa më shpejt aq më mirë duhet larguar këta njerëz nga pushteti që të mos ndodhë më e keqja kombëtare. Të gjithë se bashku pa marrë parasysh të majtë dhe të djatht pa marrë parasysh orientimin politik por që kanë ndjenja kombëtare duhet ti gjenden pranë kombit dhe atdheut në këto momente. Tani ka ardhur koha  O sot o kurrë ta mbrojmë atdheun dhe këtë pak fytyrë të zverdhur që na ka ngelur.

Dr. Hasan Blakaj

Stockholm 10 tetor 2018

Autori nuk anon nga asnjë parti politike

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test