Një pasdite në Shkodër me veprimtarin e çështjes kombëtare Tomë Jakaj - Bota Sot
Një pasdite në Shkodër me veprimtarin e çështjes kombëtare Tomë Jakaj

Opinione

E mërkurë, 24 tetor 2018

Një pasdite në Shkodër me veprimtarin e çështjes kombëtare Tomë Jakaj

Nga: Gjekë Gjonaj Më: 11 tetor 2018 Në ora: 09:00
Tomë Jakaj

Para dy vitesh në njërin prej restoranteve të bukura të  Shkodrës  u takova me  mërgimtarin Tomë  Jakaj, bir i respektuar i familjes  Jakaj të  fshatit Ranoc-Zllakuqan, Komuna e Klinës, në rrafsh të Dukagjinit, Kosovë. Ky veprimtar  i diasporës shqiptare në Nju-Jork, sipas rrëfimit të tij,  kishte ardhur me zonjën e tij Pashkën ,  për vizitë në vendlindje  për t’u takuar me  vëllezër, kushërinj ,  miq e dashamirë  të tij të dashur.

Derisa rrinim bashkë, më rrëfente për rininë e tij të brishtë.Për ditët e hershme të fëmijërisë së tij. Për vlëshhtirësitë e jetës në vendlindje. Për familjen e tij shumëanëtarëshe, të ndershme e bujare. Për jetën e tij aspak të lehtë në mërgim. Për padrejtësitë, torturat dhe vrasjet çnjerëzore   të pushtetarëve sllavo-komunist   të kohës ndaj fammiljarëve të tij dhe shqiptarëvve të tjerë në Rrafshin e Dukagjinit.

Me respekt të thellë më fliste për të gjithë ata shqiptarë të Kosovës që në periudha e rrethana të ndryshme historike kanë dhënë jetën për ruajtjen e trungut   shqiptar, për lirinë e Kosovës, për pavarësinë e saj.

Me admirim më fliste edhe për bashkimin kombëtar, të cilin e ëndërron me gjithë shpirtë qysh në rininë e tij të hershme. Gëzohej shumë që më 17 shkurt 2008 lindi një shtet i ri në botë, shteti i dytë shqiptar – Kosova e pavarur dhe sovrane. Dhe,   kishte  të drejtë,  sepse  në këtë drejtim veproi me tërë qenien e tij për të lobuar e ndihmuar në forma e aktivitete të  të ndryshme në mërgim ( demonstrate, tubime, organizime…), në   Nju-Jork , Uashington  e  qytete tjera  në favor të krijimit të shtetit të lirë të Kosovës.

Në të gjitha veprimtaritë që janë zhvilluar në diasporë Toma, bashkë me veprimtarët e tjerë të kauzës kombëtare, ka qenë aktiv. Ai për asnjë çast nuk e ndërpreu aktivitetin dhe angazhimin e tij për të ndihmuar popullin shqiptar të Kosovës, por edhe të hapësirave të tjera shqiptare, nuk e ka ndërprerë.

Kudo që është angazhaur përherë ka qenë ndër të parët në aksione. Asnjëherë nuk ka kursyer mundin dhe sakrificën e tij dhe të familjes. As paranë që e ka fituar me shumë punë, mundim e djersë, nuk e ka kursyer për të mirën e popullit të vet. Aktiviteti i bacës Tomë prej një veprimtari të dalluar u manifestua në vazhdimësi që nga shkuarja e tij në mërgim në vitin 69-të të shekullit të kaluar e deri më sot, duke mos e ndalur angazhimin e tij në të mirë të kauzës kombëtare.  

Te ky veprimtar dhe atdhetar i shquar vërejmë edhe një dimension tjetër, humanizmin njerëzor, të cilin, siç mësuam nga disa mërgimtarë shqiptarë në Amerikë, e ka dëshmuar përmes ndihmës dhe sponsorimit në disa raste. Me këto dhe shumë angazhime të tjera të tij në të mirë të kombit të cilat është e pamunduir t’i theksojmë me këtë rast, në radhë të parë ka nderuar veten, ka nderuar familjen e tij dhe kombin përgjithësisht.

Secili njeri që punon për të mirën e popullit meriton respekt. Edhe angazhimin e pakursyer  të Tomë Jakajt (nacinalist i “ Ballit Kombëtar”) ,  për aksione të shumta  për  çlirimin definitiv të Kosovës nga regjimi okupues serb,   bashkëvendasit e tij të profileve të ndryshme  në Kosovë e  nderuan  me pritjen e ngrohtë e vëllazërore   që iu bë  më 31 maj  2016 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari “ në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, siç shkruan mediat e Kosovës, në shenjë mirënjohjeje për punën e tij fisnike dhe atdhetare në mërgim iu dha Flamuri me Stemën e Ballit Kombëtar. Ky vlerësim për veprimtari kombëtare, më tha në ndarje, do të më japë edhe më shumë kurajo e fuqi shpirtërore që edhe në këtë moshë të thyer të vazhdojë për idealin e shenjt të heronjve e martirëve për bashkimin e trojeve tona etnike të Gjeergj Kastriotit –Skënderbeut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test