Vlerësim i turpshëm i një Oficeri - Bota Sot
Vlerësim i turpshëm i një Oficeri

Opinione

E mërkurë, 24 tetor 2018

Vlerësim i turpshëm i një Oficeri

Nga: Milazim Maraj Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:20
Milazim Maraj

Një anëtar i ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK  deklarohet edhe një herë kundër Luftës së Koshares.

 Dilaver Goxhaj tha së Operacioni “Shigjeta” është operacioni më i madh i UÇK-së. Pastaj së për organizimin e tij kishte pasur shumë debate si do të organizohej. Si pas tij, Goxhaj, Bislim Zyrapi dhe Drini ishin kundër ndërhyrjes në Gorozhup, sepse përball këtij vendi në Zym  Serbia kishte artileri të rëndë. Pastaj vlerësimi i këtij grupi, sipas Dilaver Goxhaj ishte së Gorozhupi ishte cak i lehtë për të u goditur nga Zymi. Kurse Goxhaj dhe të përmendurit ishin për atë, të hyjnë nga  Pashtriku. Pastaj ishte Agim Çeku që u kishte mbyllur gojën këtyre kur u kishte thënë:” Së është i porositur nga Amerikanet që të ndërhyhet nga Gorozhupi”. Goxhaj pastaj tregon së nuk ka pranuar ta komandoj operacionin “Shigjeta” dhe se paska sugjeruar që operacioni duhet të udhëhiqet nga një djalë vendas.  Kjo deklaratë e tij nxjerr në pah shumë gjera:                                                                                                                                                        

1. Agim Çeku paska qenë fajtori për dështimin e këtij operacioni.                                                                                        

2.  Anëtari i shtabit Dilaver  Goxhaj ka refuzuar urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK për të udhëhequr operacioni. Çka është kjo në Luftë?   

3. Ky plan i hartuar pas shumë debatesh nuk ka pasur strategji si të mbahet territori i çliruar pas sulmit. Ky qenka profesionalizmi i këtij eksperti.                                                                                                                                         

4. Operacioni “Shigjeta” ka pasur efekt jehone thotë anëtari i Shtabit , që në këtë rast del më shumë si një këshilltar  i keq. së  si anëtar i shtabit.                                                                                                                                                          

5. Pse nuk e tregon së kundërsulmi serb ka arritur të futët në Shqipëri,pastaj më forca të përbashkëta të artilerisë shqiptare dhe forcave të NATO-s janë larguar, por ka pësuar edhe popullata civile shqiptare afër kufirit?.                                                                                                                           

6. Vlerësimi i zotit Goxhaj së Klintoni nga Amerika paska thënë së”UÇK është bërë e papërmbajtshme”  por nuk është sqaruar nëse e kishte fjalën për operacionin “Shigjeta”. Për këtë operacion rrufe ku mbetën gjithë ata ushtarë të rënë dhe terreni përsëri u mbulua më ushtrinë serbe pikërisht nga gabimet e planifikimit sipas kësaj deklarate.   Goxhaj thotë së operacioni “Shigjeta” ishte më i lavdishëm së sa Kosharja. Çka të duhet ky krahasim zotëri? Kujt po i hynë punë tani apo keni nj porosi tjetër?                                                                                                                                       

Ky tip eksperti më këto vlerësime kaq paushallë dhe jo profesionale më plot të pavërteta që lexohen edhe nga njerëz laik që fare nuk kanë të bëjnë me luftën dhe organizimin e operacioneve të luftës, tregon çartë qëllimin e tij për t’u angazhuar në këtë shtab.  Por me këtë deklaratë nuk e ka treguar vetëm qëllimin e ti material. Kundërshtimi i tij që ta komandoj operacionin dhe sulmi që i bënë luftës së lavdishme të Koshares tregon mision të caktuar, për të cilin ende nuk ka tregime të plota. Pastaj vrasja e komandant Drinit më një herë pas luftës????!!!. Pse dezinformon ky njëri? Brigada e Koshares nuk e paska thye kufirin. Si nuk ka turp më gënjye kështu haptas?. Më datën 09.04.1999 është çliruar territori i Rrasës së Koshares.

Ku i bije Rrasa e Koshares zotëri ekspert, në Shqipëri apo në Kosovë? Më 10.04.1999 është çliruar Karakolli i Koshares po a e dini ju ku ka qenë i ndertuar, në Kosovë apo Shqipëri. Kosharja dhe  Rrasa e Zogut, Gomaret e Botushës janë në Kosovë apo Shqipëri. Po Gjocajt, Jasiqi dhe  Juniku ku janë? Deklarimi juaj së në Koshare luftuan vetëm 63 ditë, jo vetëm që është i pa vërtetë, por tregon qëllimin  tuaj te keq ose që fare nuk ke informata për këtë luftë dhe që ndoshta mundë të jesh njeri  nga ata që ka penguar këtë luftë për aq sa ke pas mundësi.  

A quhet fitore në literaturën që ju e keni mësuar (lexuar) si ushtarak territori i çliruar dhe mbajtja e tij apo sulmi dhe vrojtimi i tij nga Shqipëria sikur keni bërë ju? Ose një sulm me plot viktima dhe humbje të djemve më të mirë  të Kosovës të motivuar dhe përcaktuar për liri dhe pavarësi e Kosovës.  Po të ishte çdo gjë në rregull ju zotëri do të duhej të përgjigjeshit pa gjyqit ushtarak për kundërshtimin e urdhrit dhe për planin e gabuar që ka sjell humbje. Vlerësimi i juaj:” Ju në Kosovë jeni të infektuar nga Serbia që festoni humbjet”është tagji komik. Më vjen shumë keq që një shqiptar që pretendon të jetë oficer i lartë të dal më këto ofendime të pavërteta për popullin e vet, para botes!. Unë njoh shumë oficer shqiptarë që kanë qenë në Luftë edhe në Koshare, por asnjë nuk e njoh që ka refuzuar urdhrat apo shmangur nga aksionet.  

Ky vlerësim shumë ofendues e  i pa bazë për ne në Kosovë tregon përcaktimin tuja kombëtar, nivelin tuaj njerëzor dhe patriotik kur futesh në shtab për të marr pagë dhe pastaj refuzon të futesh në aksion. Ne jemi shqiptarë kemi luftuar  të jemi të lirë dhe luftojmë të mos jemi (ju dhe na) por janë shpirtrat e humbur dhe të shitur që na shohin si (ju dhe na). Janë ata; që nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë për popull dhe atdhe, por të përfitojnë në çdo formë dhe mënyrë pa meritë dhe djers. Janë ata që nuk kanë turp të i shohin shqiptaret në ju dhe na!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test