A ishte “pacifizmi” i Ibrahim Rugovës dhe Hafiz Gagicës, një mjet i kodifikuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës..!? - Bota Sot
A ishte “pacifizmi” i Ibrahim Rugovës dhe Hafiz Gagicës, një mjet i kodifikuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës..!?

Opinione

E mërkurë, 17 tetor 2018

A ishte “pacifizmi” i Ibrahim Rugovës dhe Hafiz Gagicës, një mjet i kodifikuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 12 tetor 2018 Në ora: 08:50
Fadil Begu

Dokumentari i cili u emetua në TV-Dugagjin para dy ditësh, aq sa ishte i mirë, po aq edhe kontradiktor, sepse në fillim bënte fjalë se si u formuan grupet e para guerile ushtarake në vitin 1991, për të kaluar tek listat e veteranëve, ku folën kryesisht njerëz të shërbimeve sekrete shqiptare e jo protagonistë të kohës siç ishte z. Fadil Bregu. Kishte edhe vlerësime kuturu që nuk i bëjnë nderë historikut sa të dhimbshëm, aq të lavdishëm të Lëvizjes për çlirimin e Kosovës, por as UÇK-së dhe luftës së saj heroike. E tejdukshme ishte përpjekja për ta ndërlidhë historinë e atyre grupeve me LPK-në, tani PDK-në dhe qeverinë e Bukoshit, me njeriun i cili vetë i ndërpreu ato stërvitje..!?

Në këtë emision me titull; “Të pathënat e luftës së UÇK-së”, pranë disa çështjeve u trajtua edhe ajo rreth formimit dhe ushtrimeve të grupeve të para ushtarake në Shqipëri, për të cilat z. Fadil Begu, njëri nga bashkëluftëtarët më të afërt të heroit tonë kombëtar, Zahir Pajazitit, pas gati 30 viteve i vërtetoi faktet, se presidenti Ibrahim Rugova dhe z. Hafiz Gagica, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, ishin ata që qysh në fillim të viteve të 90-ta kishin iniciuar dhe organizuar në konfidencë të plotë formimin e grupeve dhe strukturave të para vetëmbrojtëse ushtarake, gjegjësisht formimin e forcave të armatosura të Republikës së Kosovës. 

Në pyetjen e gazetarit; “sa kanë zgjatur stërvitjet dhe si u bë organizimi për hyrjen e armatimit të në Kosovë, z. Fadil Begu, ndër të tjera thotë; “Stërvitjet kanë zgjatur rreth pesë javë dhe në fund ka ardhur z. Hafiz Gagica me pseudonim Agim Spahiu, në cilësinë e shefit të shtabit të ushtrisë së ardhshme (Hafizi në atë takim është paraqitur si ushtarak i ushtrisë shqiptare për arsyet e sigurisë, v.j.) ka biseduar me neve, me secilin një nga një, duke na pyetur të gjithëve nëse jemi të gatshëm të hyjmë në Kosovë përmes kufirit. Nga grupi i Llapit të gjithë ishim të gatshëm për t’u futur në Kosovë, pos njërit. Më pas u vendos të mos hyhet nga kufiri e më vonë kuptova që vetëm Sali Çekaj ka hyrë përmes kufirit”..!?

Image
Hafiz Gagica me Fadil Begun në Shqipëri, 1991

Për çështjen e formimit të grupeve të para guerile dhe ushtarake si dhe ushtrimet e tyre në Shqipëri (1991) deri tash janë dhënë shumë mendime, vlerësime dhe deklarata të ndryshme, por rreth kësaj çështjeje ekziston vetëm një të vërtetë e vetme të cilën askush më mirë se z. Hafiz Gagica nuk mund ta shpjegon, që për rolin dhe aktivitetin e tij foli saktësisht z. F. Begu. Me këtë rast duhet domosdoshmërish të thuhet e vërteta historike, se iniciues dhe organizues i formimit të grupeve të para ushtarake dhe dërgimin e tyre për ushtrime ushtarake në Shqipëri pas marrëveshjes së arritur me presidentin Ramiz Alia (në pajtueshmëri edhe me kryetarin e opozitës) ka qenë pikërisht Dega e LDK-së në Shtutgart në krye me z. Hafiz Gagica si dhe Dega e LDK-së në Zvicër.

Por, nuk mundemi pa e cekur tentimin shumë sinjifikativ të disa portaleve (telegrafi.com, lajmi.net, gazetablic.com) që LPK-në ta ndërlidhin me formimin e këtyre grupeve ushtarake, se gjoja bëhet fjalë për një marrëveshje të saj me qeverinë e Kosovës në ekzil për dërgimin e këtyre grupeve në Shqipëri për t’u përgatitur për luftë..”, gjë që nuk është fare e vërtetë, sepse LPK-ja nuk ka mundur të bënte marrëveshje me qeverinë e Kosovës në ekzil, kur dihet mirëfilli se në vitin 1991 nuk ka qenë ende e formuar qeveria e Kosovës në ekzil, por në vitin 1992..!?

Image
Grup ushtarësh gjetë ushtrimeve në Shqipëri, 1991

Po ashtu, nga ajo çfarë thotë z. F. Bega në këtë intervistë, flet katërçipërisht se politika paqësore e LDK-së në krye me presidentin Ibrahim Rugova, ka qenë politikë aktive, e jo siç e quanin kundërshtarët e tij politik “pacifiste” dhe pasive, kur të gjitha faktet flasin, se presidenti Ibrahim Rugova dhe z. Hafiz Gagica, si bashkëpunëtori i tij më i afërt, me një fjalë LDK-ja, ka qenë faktor kyç në ndërtimin e shtetit paralel nën masat e okupimit klasik në Kosovë. Filluar nga shpallje e Deklaratës së pavarësisë me 2 korrik, aprovimi i Kushtetutës së Kaçanikut me 7 shtator 1990,  Referendumi për pavarësi me 1991, formimi i ministrisë për vetëmbrojtje në krye me ushtarakun Hajzer Hajzeraj, policinë e Kosovës në krye me Januz Terstenën, pastaj zgjedhjet e para pluraliste parlamentare dhe presidenciale të 24 majit 1992, etj., që ishin fund e krye rezultat i punës dhe aktivitetit të LDK-së dhe udhëheqësve të saj!

Prandaj, “pacifizmi” i dy liderëve vizionarë të LDK-së, Ibrahim Rugovës në Kosovë dhe Hafiz Gagicës në diasporë, ka qenë pa dyshim, mjeti dhe arma e tyre më efikase dhe e kodifikuar për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe, atë nën rrethana të tmerrshme të okupimit dhe gjenocidit serb që bëhej ndaj dy milion shqiptarëve në Kosovë nga regjimi kriminal i Serbisë (1989  deri me 10 qershor 1999), kur me ndihmën e NATO-s ajo do çlirohet përfundimisht. Ata që mendojnë ndryshe, është e drejt e tyre, por ne si pjesë aktive e ngjarjeve dhe e rrjedhave të tyre, e kemi obligim moral dhe kombëtar që historinë tonë ta shkruajmë drejt dhe të sakët, të tillë çfarë në fakt kanë qenë edhe ngjarjet dhe bartësit e tyre, pa anime politike, pa shtrembërime të fakteve, ashtu siç kanë tentuar ta bëjnë një gjë të tillë në 20 vitet e fundit shumë kvazi-analist dhe historianë, madje që edhe sot disa individë dhe grupe interesi vazhdojnë të shkruajnë për luftën çlirimtare nën ndikimin e ideologjive oligarkike partiake dhe meritokracive të rrejshme..!? 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test