Dëshmorët flijuan jetën, që ne sot të jetojmë të lirë - Bota Sot
Dëshmorët flijuan jetën, që ne sot të jetojmë të lirë

Opinione

E premte, 19 tetor 2018

Dëshmorët flijuan jetën, që ne sot të jetojmë të lirë

Nga: Ramiz Dermaku Më: 12 tetor 2018 Në ora: 18:07
Ramiz Dermaku

Të heshtë njeriu kur e sheh se atdheun po ta shkatërrojnë, po ta ndajnë e po ta copëtojnë trathëtarët…, nuk po mund të heshtë. Disa bashibuzukë, analfabetë, trathëtarë, egoistë, marksistë, leninistë, enveristë , rrugaqë, horongopë, .., dreqi e i biri dreqit, trathëtarët.., jo që nuk e ndihmuan popullin në luftë.., por akoma edhe sot po derdhin lotë krokodilli “gjëja“ se e duan Kosovën.., dhe se janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës“.

Këta majtistë.., leninistë .. PDK-të.., ju kanë rrekur ( siq po thonë ata ndihmimit dhe ndertimit të shtetit të Kosovës për realizimin“ gjëja“ amanetit të dëshmorëve…, por realiteti po tregon se ata janë penguesit më të mëdhenjë të ndertimit të ligjit,rendit dhe shtetit rendit dhe ligjit, si dhe realizimin e amanetit të dëshmorëve. Prandaj edhe unë si pjesëtarë i atij populli me keqëardhje më duhet ta themë të vërtetën sa do që ajo të jetë e hidhur. Orvatjet e atdhetarëve për çlirimin e Kosovës kurrë nuk u shuan gjatë tërë historisë sonë. Pasë lëshimit të kushtrimit , për mbrojtjen e atdheut , shumë të rinjë nga komuna e Dardanës por edhe nga diaspora pa hezitim morën armët dhe iu bashkuan radhëve të UCK-së, për çlirimin e Kosovës.

Prandaj edhe unë duhet të reagoj dhe ta ngrisë zërin ndaj të gjithë atyre që bëjnë orvatje ta pengojnë ndertimin e shtetit të Kosovës. Dëshmorët luftuan me armikun jo për tu pasuruar .., por për të jetuar në LIRI. Ne duhet ta ngrisim zërin ndaj dukurive negative që po ndodhin jo vetëm në Kosovë por edhe në trojet tjera etnike dhe diasporë. Të gjithë e diejm se në luftë për çlirimin e Kosovës u rrahën, u maltretuan, u larguan nga puna dhe nga shtëpia, u dhunuan motërat, nuset e nënat tona dhe u vranë. Ju dëshmorë hytë në historinë tonë kombëtare, emrat dhe vepra juaj jo vetëm që e pasuroi historië tonë kombëtare por i treguan Botës se si duhet luftuar dhe mbrojtur atdheun kur atij i shkelen të drejtat dhe liria. Nuk ka fshatë në Kosovë i cili shpëtoi i pa prekur nga barbaria hegjemoniste serbo çetnike.

Pra çdo vend në Kosovë i dha dëshmorët e vetë të cilët ranë për çlirimin e Kosovës. Në mesin e atyre fshatrave i cili hoqi të zitë e ullirit nga regjimi kriminel serbo çetnike padyshim se janë edhe dëshmorët nga Rogana. Nevzad Kryeziu, Selver R. Kryeziu, Emin R. Kryeziu, Isa Kastrati , Avdi Xhaqku, Mehmet Sabedini, Ramadan Latifi (Hogoshtë, Asllan Thaqi (Karaqevë) Rafet Isufi, Sadri Krivaqa, Driton Krivaqa, Ismajl ZElfiu, Rahim J. Beqiri nga kopernica dhe shumë të tjerë të cilët jo që nuk e njohën politikën serbe.., por me të gjitha forcat e tyre, mendore, fizike dhe intelektuale u vunë në shërbim të atdheut, pra thënë shkurtë ata flijuan jetën që ne sot të jetojmë të lirë.

Orvatjet e dardanasëve,për çlirimin e Kosovës i treguan armikut tonë shekullor,se tani flasin armët, dhe se kjo,tokë ka qenë është dhe gjithëmon do të jetë tokë e jona. Këtu nuk mund pa cekur edhe padrejtësitë që po i bëhen Kosovës nga Hashim Thaçi. Po i tregojmë z. Hashim Thaqi, edhe nëse i shpëton gjygjit të Hagës apo gjykatës Speciale ai kurrë nuk mund ti shpëtoj gjygjit të popullit. Një kontribut të madhë dhanë edhe disa aktivistë dhe atdhetarë nga Rogana, gjatë demostratave të mbajtura në Roganë. Aty ka shumë mirëpo unë do i cekë disa. Rrahmon Kryeziu, Rahim Rrudhani, Sevdai Beha, Nuredin Rudhani, Enver Ajvazi, Familja e Rexhep e Shaban Halili, Fatmir Shabani, Beqir Rexhepi, Ejupi, Ramiz Hesati, me vëllaun Ekremin i cili i barte demostruesit me traktor; Musa e Musli Rexhepi, ishin pjesëmarrës të demostratave në Roganë. Inxh. Musa Ramadani nga gjykata për kundërvajtje në Dardanë u dënua me 60 ditë burg. Musahin e rrahen brutalisht organet e rendit inspektor të sigurimit shtetëror Me procedurë të shpejtë dënohet nga gjykata për kundërvajtje në Dardanë.

Ekrem H. Dërmaku i rrahur nga inspektorët e sigurimit shtetëror në Dardanë (Ekrem H. Dërmaku.., të gjidhë ata atdhetarë që ranë dëshmorë në altarin e Lirisë, nuk do të harrohen nga populli, për ata do të shkruaj historia. Ju ishit atdhetarët më të denjë të Rilindjes sonë kombëtare dhe emrat e juaj janë të shënuar me shkronja të arta. Emrat tuaj gjeneratave të reja do të ju shërbejnë si mësim për të ju treguar se si duhet, ruhet dhe mbrohet atdheu. Ju jeni ajka e kombit, ju sakrifikuat edhe jetën për çlirimin e Kosovës. Ne duhet bërë përpjekje titanike që amanetin tuaj ta realizojmë, sepse vetëm atëherë kur ne e realizojmë amanetin tuaj, mund të themi se kemi bërë diçka. Të gjithë ju që flijuat jetën për Liri, ne sot…, do të ju jemi mirënjohës. Prandaj, të thuash se unë gjatë luftës isha ushtarë apo epror ushtarak… , e në anën tjetëver, të pasuroesh pa klufi falenderohemi për punën që bëtë s i dhe krenohemi si para popullit, shoqërisë dhe kombit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test