Çuku* një derr i pakënaqur me “din e iman”

Opinione

Çuku* një derr i pakënaqur me “din e iman”

Nga: Kalosh Çeliku Më: 13 tetor 2018 Në ora: 09:00
Kalosh Çeliku

Çukun e njeh i gjithë populli shqiptar duke pëllitur me vite në grazhd për një torbë taxhi me bishtin mbi shpinë e kërpesh kanapi lidhur nyje përqafe me vite, i dalldisur me të katra livadheve me samar mbi shpinë. Herë pas here edhe ka dalë të pëllasë me vite nëpër mjetet e “pavarura” të informacionit. Dritaret e Partive Politike Shqiptare.

Kohën e fundit me të madhe, pëllet edhe në një parti politike të “vëllezërve” Njerkës për një torbë taxhi, në Qeverinë e ”vëllazërim-bashkimit”. Është pjellë meleze pas porte e Gomaricës topalle mes fushave e livadheve Shqiptare. Imitator i Kalit të Trojës, në mesin e shqiptarëve. Dhashtë Zoti, nuk ka mbetur pëlle (me barrë)  me ndonjë komandant lufte. I arratisur brez - pas brezi mes shkretirave arabe dhe atyre anadollake. Kurrë, atyre të maleve me lisa shqiptare. Aqmëpak, të ngjitet dhiareve me samarë në shpinë duke bartur ujë për Dasmorët e maleve, në Baba Tomorr. Malin e Perëndive. Tyrben e Babashehut me një mjekër të gjatë deri në fund të këmbëve: Kokëmëkokë mes ibrikëve me raki rrushi… Dhe, Mikes me Dy shtamba verë nën Rrap… Poezive…

Edhe, kjo pjellë Gomarice topalle me çuka të tjerë pjellur përkrahu, pasmenatave portave shqiptare, siç duket e ka gjetur më në fund grazhdin e përkohshëm partiak me bollëk antishqiptar, merr vrapin me të katra fushave dhe livadheve Shqiptare?! Çuka të lindur për samarë. “Gajle” të madhe, hë për hë e kanë shkatërrimin e “IRJ të Maqedonisë” shokut Tito?! Aqmëpak Shqipërisë Etnike. Analistë me këmbët dhe trutë në legen, edhe sot e kësaj dite pa brekë në bythë.

Nateditë e shurdhojnë popullin shqiptar para kamerave televizive me “analizat” e tyre politike trusakate. Aqsa, kur i dëgjoj, më përzihen zorrët në bark. Villet.  Edhe, zorrët e barkut dua t’i nxjerr jashtë nga “analizat” e tyre politike. Dhe, sipas një thënje antologjike popullore shqiptare: Çukat e këtij soji me vulë në ballë, nuk i kanë thirrur në dasëm se janë të mençur dhe për të shitur mend (Tru), por për të bartur ujë për dasmorët.

Përçudi, sot Çuku fodull pa brekë në bythë, e me samarë mbi shpinë dhe një torbë taxhi me arna në grazhd përqafe, i thirrë në Gara Maratonike Historike Shqiptarët me një “Listë të përbashkët” për Garat e Ardhshme Antishqiptare: Gomaricat, mushkat, dhelpërat, çafkat, laraskat, sorrat, hutinët, lakuriqët e natës, bretkosat… Qetë e zgjedhës, mëzatët e tredhur, lopët e katundit dhe viçat e palëpi në grazhdin e Lopës Larme…

Gara maratonike historike, ku sotpërsot me këto kushte garimi, nuk duhet të marrin pjesë vrapimi Historik: Shqiponjat, bilbilat, kanarinat, ujqërit, tigrat dhe luanët…     

1/ Pjellë kopile e Gomaricës me samarë mbi shpinë, pas porte…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat