Aleksandër Vuçiq agresor - Hashim Thaçi viktimë

Opinione

Aleksandër Vuçiq agresor - Hashim Thaçi viktimë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 14 tetor 2018 Në ora: 12:03
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Serbia me urdhër të Aleksandër Vuçiç, komandant suprem i forcave të armatosura serbe, më 4 tetor 2018  hoqi urdhërin e gatishmërisë luftarake të shkallës së lartë në vijën kufitare Serbi-Kosovë. Kjo gatishmëri luftarake kërcënuese dhe  e pamatur u bë  pas vizitës rutinore  së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit  të ndërtuar në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar me paratë e Kosovës, kur edhe u është paguar serbëve dëmshpërblimi  për tokat e tyre të mbuluara me ujë në këtë zonë kufitare. Presidenti serb Vuçiq në disa deklarata ë tij është shprehur  se, “funksionarë të Kosovës mund ta vizitojnë Veriun e Kosovës vetëm me dakordim të NATO-s dhe të serbëve lokalë, e para, dhe e dyta, faktit se bashkësia ndërkombëtare mendon se është normale që Presidenti i Kosovës  të lëviz  nga të dojë”, Vuçiq i përgjigjet se, “ndoshta është normale që edhe kryetari serb të lëviz nga të dojë, por mua mu pamundësua”. Vuçiq me këtë deklatarë Vuçiq  mesa duket  ka  harruar fare  se Kosova tashmë është shtet i pavarur me sovranitetin e vet, me institucionet e veta,  i njohur nga 115 shtete të botës dhe se nuk është më nën Serbi. Vuçiq ditë më parë udhëtoi  edhe në Moskë ku u takua me vëllaun e madh Putin për të kërkuar mbështetjen e tij  për këto qëndrime të pabaza të Serbisë. Kjo flet qartë se Beogradi edhe pse me argumente të rreme i tëri është vënë në lëvizje për ta mbrojtur politikën e tij ekspansioniste.

Aleksandër Vuçiq siç  transmetoi Televizioni ABC- Tiranë më 10 tetor 2018 si pjesëmarrës në samitin ndërfetar  ne Kazakistan, veç tjerash deklaroi  se, “ Serbia  në bisëdimet e ardhëshme Beograd- Prishtinë në Bruksesl do ta shtrojë edhe  çështjen që të mbrohen të gjitha  manastiret,kishat dhe vendet e shenjta  serbe dhe pasuria e tyre në Kosovë e të vihen nën juridiksionin e Kishës Orthodokse Serbe, dhe se për këtë gjë do të kërkojë edhe ndihmën e Evropës”. Vuçiq më tej shtoi se, “për bisedimet e ardhëshme  midis Beogradit e Prishtinës në Bruksel, Serbia është duke përgatitur një platformë të re”. Duke i theksuar një për një afër 50 objekte fetare orthodokse dhe sipas tij vende të shenjta serbe sëbashku me pasuritë e tyre të paluajtëshme, fitohet përshtypja se Serbia e kërkon të paundurën në Kosovë, sepse po të realizohet kjo, atëherë Serbia do ta futën “kalin e Trojës” në Kosovë. Kjo don të thotë se Serbia  tashmë  po përgatit një okupim orthodoks të Kosovës. Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë që të ndodh një gjë e tillë, sepse historikisht është e ditur se  kisha orthodokse në Kosovë ka patur edhe para se serbët ta okupojnë Kosovën.

 Ndërkaq Prishtina zyrtare edhe pse disponon mijëra argumente  bindëse nuk është duke i bërë lëvizjet e duhura për ta demaskuar Serbinë si agresore të vetme në Ballkan, e cila në fund të shekullit 20-të  nxiti e filloi  tre luftëra gjenocidale, të  përgjakshme dhe shkatëimtare  edhe atë në Kroaci, Bosnjë Hercegovimë dhe në Kosovë.

Deklaratat e lidershipit të Beogradit se Serbia  në bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel nuk duhet të mbetet  humbëse, por duhet gjetur një kompromis, shpreh qartë dinakërinë e skajshme serbe lidhur me këto bisedime. Deklaratat  kohëve të fundit edhe  të Ivica Daçiq, miinistër i Jashtëm i Serbisë se, “Gjykata ndërkombëtare e Hagës është duke i prëgatitur  ambientet e saj për  9  ish udhëheqës të lartë  të UÇK- së për gjoja  krimet e bëra ndaj popullatës serbe”, apo se gjoja shumë shtete do ta anulojnë pranimin e Pavarësisë së Republikës” nuk janë gjë tjetër pos gënjeshtra naïve. Tashmë dihet se ushtria serbe  në vitin 1999 e bëri shkrumb e hi Kosovën, duke filluar nga familja e Jasharajve në Prekaz ku u vranë  më shumë se  50 anëtarë të kësaj familje të të gjitha moshave  perfshirë edhe Adem Jasharin, legjemdën e rrezistencës  kosovare. Ushtria serbe në Kosovë vrau 15 mijë shqiptarë, dhunoi në mënyrë shtazarake 18 mijë femra shqiptare, krijoi  shumë varreza masive, shkaktoi   eksodin e  afër 1 milin shqiptarëve, ndërsa  edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i 1860 personave të  pagjetur. Është  e pastër si loti se Serbia ka shkelur  trojet shqiptare, ndërsa Kosova nuk ka shkelur as edhe një metër të tokave serbe. Kushdo që sot  e  viziton Kosovën e Pavarur gjëja e parë që i bie në sy janë varrezat  e shumta përkujtimore anë e mbanë Kosovës të rregulluara e të sistemuara bukur ku prehen bijtë më të mirë shqiptarë  që  flijuan  jetën e tyre për çlirimin e Kosovës

Kjo tregon se Kosova  nuk duhej të hynte fare në bisedime me Serbinë në Bruksel  pa kërkuar Serbia falje publike  për terrorin,vrasjet,dhunimet, shkatërrimet dhe gjenocidim që bëri në Kosovë, pa u zbardhur fati  i 1860 personave të pagjetur, pa e pranuar Pavarësinë e  Kosovës, dhe pa përgatitur  një platformë të mirëfilltë dhe një grup të aftë për bisedime.

Egzistojnë dëshmi të argumentuara  historike se serbët janq ardhacakë në Ballkan, Serbia nga një Pashallëk i Beogradit i ka zgjeruar kufijtë e vet  me luftëra të përgjakshme, me vrasje dhe djegie  e më së shumti në dëm të shqiptarëve. Më parë  shqiptarët trojet e tyre i kanë patur  gjer në Qupërli përtej Nishit. Hordhitë serbe me vrasje  i kanë  dëbuar shqiptarët nga këto vende dhe i janë afruar edhe bregdetit të Shqipërisë, por në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, dhe në Konferencën e Paqës në Paris në vitin 1920, u vendosën këto kufij aktualë edhe pse në dëm të shqiptarëve. Në viset e okupuara serbët në mënyrë të shpejtë   toponimet vendase i kanë zëvendësuar  me toponime serbe dhe i  kanë ndërtuar kishat e tyre orthodokse serbe.

Këto të dhëna  historike  i dëshmon  edhe Faksimili i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihen  qartë  kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve   1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kufijtë e sotëm të Serbisë  ku janë  përfshirë trojet shqiptare  janë arritur vetëm  nëpërmjet ekspeditave  të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve.

 Luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999 e nisi Serbia pasi i suprimoi institucionet dhe arsimin në të gjitha nivelet në Kosovë. Ajo e sulmoi Kosovën me dhjetëra mijëra  ushtarë, paramilitarë e policë të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe armatim të rëndë, duke djegur e shkatërruar qindra mijëra shtëpi, duke vrarë shqiptarë të pafajshëm  mes tyre gra, pleq e fëmijë. Dhunimet e femrave shqiptare janë nga më trishtueset dhe më makabëre që njeh historia e njerëzimit.

Serbia ka shpërndarë mijëra dokumente propagandistike për gjoja sovranitetin që i cënohet me Pavarësinë e Kosovës, për të mbuluar tmerret dhe dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës.

Ndërkaq Kosova ka bërë shumë pak për ta demaskuar Serbinë. Në Kosovë janë botuar tre libra të autorëve kosovarë bazuar në rrëfimet e femrave të dhunura shqiptare në Kosovë, por për fat të keq këto libra nuk kanë kaluar përtej kufijve të Kosovës.

 Gazetari Musa Kurhasku, që gjatë invazionit serb në Kosovë në vitin 1999  për shkaqe sigurie për gazetën “Fakti” shkruante  me emrin Albin Isaku, në një shkrim të tij  përshkruan ngjarjen rrënqethësë kur një vajzë shqiptare minorene pasi ishte dhunuar nga ushtarët serbë bashkë me motrën e saj të vogël kishin nisur të largohen nga vendi i ngjarjes, dhe pasi kishin arritur në një kodër shkëmbore, minorenia e çnderruar dhe e lënduar psikikisht në dinjitetin dhe nderin e saj  për një çast  ndalet, e përqafon motrën e vogël dhe e hedh veten në greminë për të mos mbetur e gjallë.

Gazetarja  Luljeta Selimi  është autore e librit me titull ”Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”. Ky libër me përmbajtjen e tij trishtuese por tejet reale, është argument i pakontestueshëm  për mbarë opinionin që të mësojë e dijë më shumë për gjenin shtazarak serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Gjer më sot unë kam shkruajtur disa tekste që janë botuar në media me rekomandim lidershipit kosovar, biznesmenëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në diasporë, që librat me kësi përmbajtje është më se e nevojshme të përkthehen në gjuhë të huaja dhe tu dërgohen ambasadorëve në OKB, në Unionin Evropian, Këshillin e Evropës, Grupin e Kontaktit dhe tërë burrështetasve tjerë. Në këtë mënyrë ata do të kuptonin më qartë se çfarë krimesh kanë bërë serbët në Kosovë, e sidomos ndaj vajzave e grave shqiptare. Në këtë drejtim me një letër të hapur i jam paraqitur edhe Kongresit Mbarëshqiptar  në Botë të mbajtur nga vëllezërit Kuzhnini në Prizren dhe në Tiranë. Para disa muajve në media u botua edhe një letër e imja e hapur drejtuar Bexhet Pacollit, ministër i jashtëm i Kosovës, me të njëjtën kërkesë, sepse intuita dhe përvoja prej gazetari më kumbon në shpirt  se librat e këtillë po të shpërndahen nëpër botë, flasin më shumë se qindra ambasadorë në të mirë të Kosovës, por për fat të keq këto angazhime të mia hasën në vesh të shurdhër.

Ja disa grimca të rrëfimeve nga  libri i Luljeta Selimit. “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tëtë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderruan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Do të ishte gjë e qëlluar që një libër  i këtillë tu  dërgohet  edhe  bashkëshortes  dhe fëmijëve të Aleksanër Vuçiqit që me fakte  të binden për rrugën e gabuar të tij ndaj Kosovës. Një libër të këtillë duhet ti dërgohet edhe  Frederika Mogherinit, komesares së lartë të BE që ndërmjetëson bisedimet  Prishtinë-Beograd në Bruksel,  Maja Kocijançiqit, zëdhënëses së BE-së, pse jo edhe  Ana Bërnabiqit, kryeministres së Serbisë.

Ndërkaq Hahim Thaçi, Presidenti i Kosovës, më datë 13 mars 2018  para një  auditoriumi prestigjioz në Londër promovoi librin e tij autobiografik “Kosova shtet i ri”, Të njejtën gjë e bëri edhe në Paris, edhe pse para këtij promovimi duhej të kishte bërë promovimi i librave që flasin për dhunimet dhe krimet serbe në Kosovë.

Kohëve të fundit  jemi duke i dëgjuar deklaratat  e Hashim Thaçit, President i Kosovës, i cili në mënyrë  të papërgjegjshme i ka vënë vetes një barrë të rëndë mbi shpinë për të vazhduar dhe përfunduar sa më shpejt bisedimet e Serbinë në Bruksel, edhe me çmimin  e korrigjimit të kufijve, gjë që ka shqetësuar  dukshëm mbarë opinionin kosovar, mbarëshqiptar dhe ndërkombetar. Kjo me siguri është një kafshatë e madhe që nuk mund ta  kapërdijë  Hashim Thaçi i vetëm, për vetë faktin se Serbia ka marë maksimumin nga shqiptarët dhe Kosova. Serbia i ka shkatuar Kosovës  plagë të thella,  përvëluese dhe të pashërueshme, e para, dhe e dyta Kosova nuk është vetëm e Hashim Thaçit, ai nuk është  pronar i saj, ai nuk është mbret i Kosovës ,  dhe se   për  të ardhmen e Kosovës do të vendosën vetë populli i Kosovës. Kurrën e kurrës një person nuk mund ta dojë atdheun e vet më shumë se sa i tërë populli i tij.

Hashim Thaçi  gjatë bisedimeve me Aleksandër Vuçiq duhet  tja tregojë  Serbisë  Vallen kreshnike të Rugovës ose Vallen e Shqiponjve krenare, e jo të shkojë pas  Valles sitno Shumadinase serbe.

 Zgjidhja më reale dhe e drejtë duhet të jetë që Sërbia të detyrohet që Lugina e Preshevës ti bashkangjitet Kosovës, e asgjë tjetër. Ndryshe zgjidhjet tjera do të ishin një kandil i ndezur për konflikte në të ardhmen. Kosova në asnjë mënyrë  nuk duhet të lejojmë që Sërbia agresore e dëshmuar, të vihet në një rafsh me Kosovën viktimë duke kërkuar kompromise absurde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat