Si është e mundur, të shkosh në Ulqin, e të mos e vizitosh varrin e Ymer Haxhi Prizrenit?!

Opinione

Si është e mundur, të shkosh në Ulqin, e të mos e vizitosh varrin e Ymer Haxhi Prizrenit?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 tetor 2018 Në ora: 10:47
Ragip Guraziu

Ymer Haxhi Prizreni, (ose njohur si Ymer Drini ose si Ymer Prizreni) lindi në vitin 1826 dhe vdiq në vitin 1886, ishte veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe kryetar i qeverisë së përkohshme të formuar në periudhën e fundit të saj. Dhe varri i tij të jetë shumë i thjesht, varreva të thjeshta dhe një rrugicë e thjesht, që të dërgon drejtë kazermave të ish, APJ-së sëUlqinit.

Këtu në Ulqin,pas 37 viteve, kur isha ne vitet e 80/dhjeta në pushime me punëtoret e IGK ,,Ballkani'',që organizohej për çdo vitë të asaj kohe, tani pata rastin 10 dite pushime këtu në Ulqin ti kaloj me bashkëshorten, vajzen dhe dhëndrrin, kjo është e vërteta, por për dike mundet të jetë edhe çudi!

Rrethi që na dergoi te varrri i Ymer Prizrenit....

Një paradite,në shetitje me dhëndrrin,Jahir Osmanin nga Besia mu të rrethi i qytetit të Ulqinit(rrethi që të shpie të pushimorja e vogël),vazhduam rugën drejt,pa ditur fare se ku do të përfundojmë,hasem te do varreza,8 varre fare pa meremetuar e në mesin e tyre edhe varri i të madhit Ymer Prizrenit me mbishkrimin e lindjes dhe të vdekjes, pa foto?!

Po si është e mundur kështu?!

Dihet veprimtaria e Ymer Prizrenit,të gjithë kemi lexuar nga pak,por unë kamë patur kohë pak ma shumë ndoshta,dhe mu për këtë atdhetarë,duke lexuar kamë hasë diku që thuhet;''Rrallë mund të ketë në botë, një popull që ka jetuar fatin e kombit tonë. Bjerë e ngrihu nëpër luftëra,ky popull në krejt ekzistencën e vet, ka jetuar tragjizmin historik, kurdoherë përmes një dëshire e vullneti për t’u ringritur. Në këtë ringritje, kanë peshë emrat e nderuar të bijve të vet, ata që i dhanë shpresë në çastet e mbramë, që i dhanë besë e jetë, që mbajtën të pashuar flamurin e hungarez i cili njofton Ministrinë e Jashtme në Vienë se lidhur me vendimet e fundit të Berlinit "Haxhi Ymer Efendiu nuk nguroi t’i dërgonte në rrugë telegrafike, në emër të të gjithë shqiptarëve, një protestë kërcnuese konferencës së Ambasadorëve në Berlin". E vërteta është se në vjeshtën e vitit 1880, Lidhja Shqiptarë, pati shtrirë pushtetin e saj administrativ, ushtarak dhe politik në mjaft krahina siç ishin ato të Prizrenit, Gjakovës, Vuçitërnit, Preshevës, Pejës, Plavës, Gucisë, Manastirit, Tetovës, Dibrës, Korçës e deri në Janinë. Ky pushtet, u kujdes së pari për mbrojtjen e kufijve të vilajeteve shqiptare e mandej për rregullimin e jetës në vend. Për më tej, vendosja e këtij pushteti nisi të zgjojë vetëdijen nacionale shqiptare me ç’rast filluan kuvendet madhore të besës e bashkimit. Njëherazi, kjo shtrirje gjeografike e Lidhjes, nxori në pah domosdoshmërinë e një organizimi të ri. Kësisoj në dhjetorin e vitit 1880, burrat e shquar të kësaj Lidhjeje u mblodhën sërish në Prizren. Aty u soll krejt çka Lidhja Shqiptare kish humbur e kish fituar në gati tri vjetët e egzistencës së saj dhe natyrisht debatet kanë qenë të mëdha. Grupi konservator i këtij organizimi, bëri çmos të lidhte synimet dhe idetë e Prizrenit, pas qerres së Portës së Lartë. Por ata u ndeshën në qëndrimin e burrave të tillë si Iljaz Pashë Dibra, Shuaip Spahiu, Abdyl Frashëri, Jakup Ferri dhe Ymer Prizreni të cilët kumtuan në çdo rast se punët e Shqipërisë mund t’i zgjidhnin veçse shqiptarët.

Prof.Dr.Muhamet Pirraku: Myderriz Ymer Prizreni

Të sjellim edhe faktin se, më 19 gusht 1881, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, mbi bazë të kërkesës së Dervish Pashës, të 8 korrikut 1881, dënoi me internim “jashtë vendit të tyre” – në Merash të Aleksandrisë, dy përcjellësit e Myderriz Haxhí Ymer Efendi Prizrenit nga Bytyçi i Pukës deri në Shkodër, në rrugë për arratisje në Ulqin. Për jetën e Myderriz Ymer Prizrenit në Ulqin njohim pak të dhëna të shkruara, por kujtesa historike është e pasur. Duke u mbështetur në përmbajtjen dhe në kuptimin e nocioneve: “pribjeshta” dhe “pribjelishtva” të telegramit të vojvodës Sima Popoviq, të 6/18 majit 1881, Myderrizi i Madh, Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mundur në fushë të luftës nga ushtria perandorake osmane, me ndjenjën e personalitetit të madh të tradhtuar nga Sulltan Abdylhamidi, nga Mali i Zi kërkoi ndorje për t’u strehuar në gjirin vëllazëror të familjes së Hoxhës t’Madh të Ulqinit, myderrizit Salih Efendi Hylja, me virtyte e tipare shqiptare shumë të ngjashme me të myderriz Ymer Efendi Prizrenit.

Nga të dhënat e vjela nga kujtesa historike mund të konstatohet se myderrizi Haxhí Ymer Efendi Prizreni në Ulqin fillimisht jetoi në gjirin e familjes së myderrizit Sali Efendisë, i cili me presion të drejtpërdrejtë të Knjaz Nikollës do të emigrojë në Shkodër. Pastaj Myderriz Ymer Prizreni do të banojë kryesisht në lokalet e Meqemes, zyra e Vakëfit të Ulqinit, përballë Xhamisë së Namezjahit, por do ta gëzojë edhe mbështetjen e fuqishme të Molla Beqirit, bashkëkohës i Ymer Prizrenit, së paku katër breza hoxhallarësh. Shtëpia kryesore e Molla Beqirit, ku e kishte dhomën e fjetjes Hoxha i Madh, ishte në rrugën e “Mehallës së re”, sot: ruga “Ymer Prizreni”.

Dihet, sigurt, se që nga fillimi i jetës në Ulqin Myderriz Haxhí Ymeri u fal në Xhaminë e Namezjahit, në Qendrën e Ulqinit, pranë pazarit. Në atë Xhami ai u trajtua për imam nderi dhe për çdo të premte e mbajti vaisin – Këshillën e së premtes. Në kujtesën historike është balsamosur një kërkesë politike të cilën Myderriz Haxhí Ymeri e spikati në “Hydben e pare”: “Ai i cili është shqiptar mysliman i vërtetë sot duhet të ngelë këtu, të vdesë në Vatan, e këtu t’i lërë fëmijët e fëmijëve deri në Ditën e Gjykimit, e ai që është turk nuk e ka për detyrë, le të shkojë në Turqi…!”

Ishte ky kushtrimi më i qartë i myderriz Haxhí Ymer Prizrenit për ruajtjen e shpirtit shqiptar të Ulqinit, e që ishin vetë shqiptarët, por edhe dëshmi tjetër se Haxhí Ymeri e zgjodhi Ulqinin për ta përmbyllur jetën në mënyrën martirizuese, për të dëshmuar me jetën e me përpjekjet e veta deri në Grykë të varrit, se: Shqiptaria dhe Islami janë një dhe të pandashme për shqiptarët nën robërinë malazeze e serbe, sepse ato e ruajnë njëra-tjetrën, e ruajnë shqiptarësinë e Ulqinit dhe të viseve të tjera shqiptare të aneksuara Malit të Zi, Serbisë etj.

Këtu nuk është tepër, madje kërkohet të konstatohet se përmbajtja e citatit nga “Hydbja e parë” e myderriz Ymer Efendi Prizrenit në Ulqin, si edhe Fetfaja për të drejtën legjitime të çdo shqiptari të luftojë kundër Turqisë – për bashkimin, për lirinë dhe për autonominë e Shqipërisë, të shpallur në fille të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, korrespondon mirë me mesazhin e këngës popullore për Haxhí Ymer Prizrenin, me titull: “Kush ja jep Mbretit ni plum”, ku poeti popullor spikatë me përloteni mendimin politik dhe programin luftarak çlirimtar të Myderriz Ymer Prizrenit. Në këngë, midis të tjerash, thuhej: “Efendi, na çka me ba, /A ban turkut pushkë m’i ra?/ Myderrizi kish pas thanë:/ - Kur asht fjala për Vatan,/ Jo veç turkut e ati tjetrit,/ Po ni plumb kush ja jep Mbretit,/ ompl shkue në lula të xhenetit!/ Fjalt e hoxhës kur i nguen,/ Të tanë burrat n’kamë u çuen,/ Lidhën besën e pajtuen gjaqe, - Me vent tonë s’ka pazarllaqe! S’njohim pashë, kral as mbret,/ Venin tonë e sunojmë vet!”

Tradita thotë: Nuk mbeti asnjë vëllazëri ulqinake të mos e ketë pasur anëtar nderi të familjes Hoxhën e Madh, Urtakun e shenjtë, apostullin e kombit shqiptar dhe „nuk mbahet në mend në Ulqin të ketë pasur raste gëzimi familjare, apo edhe hidhërimi, e në mesin e të ftuarve të mos ishte edhe Haxhí Ymer Prizreni.“

Si mësues i vërtetë, në çdo familje ulqinake, mbolli dituri fetare dhe edukatë kombëtare shqiptare, veçanërisht dashurinë për gjuhën shqipe. “Mbi gjuhën, dhe vetëm mbi gjuhën, është e ardhmja e kombit tonë…!” – e përsëriste në xhami e në ndeja. Në vitin 1884, Turqia dërgoi një përfaqësues të saj në Mal të Zi të bindë Ymer Prizrenin të kthehej në Prizren, duke i premtuar rrogë dhe jetë të qetë, por të gjitha këto ai i refuzoi kategorikisht. Ndërkaq, sipas studiuesit të mirënjohur të Lidhjes, Xhafer Belegut: Sulltani i dërgoi në Ulqin një “njeri të posaçëm”. Ai u përpoq ta binte Ymer se “Sulltani të do fort e dëshiron të shkosh në Stamboll se ompl ju emnue Sheh-Islam.” HaxhR Ymeri do t’i përgjegjet vendosmërisht: “Shko nga erdhe se sikur edhe në fron të vet të më vijë Sulltani nuk due të di mâ për Turqin!”

Myderriz Ymer Prizreni nuk do të pushojë së vepruari për ta mbajtur gjallë frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndaj pa hezitim mund të thuhet se për likuidimin fizik të Tij, përpos Sulltanit dhe Portës së Lartë, këso kohe, ishin të interesuara jetësisht: Rusia, Malin e Zi dhe Serbia. Kujtesa historike në Ulqin fletqartë se: Hoxha i Madh – Procesin gjyqësor të Prizrenit kundër Sylejman Vokshit, bashkëluftëtarëve dhe mbështetësve të tij, më 29 shtator – 30 dhjetor 1885, e përjetoi grusht vendimtar të Sulltanit dhe të Portës së Lartë mbi frymëmarrjen e fundit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përmes grykëve të pushkëve të ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Realisht, me rastin e gjykimit të Sylejman Vokshit, dëshmitari Abdyl Shollo nga Prizreni në deponimin e 3 tetorit 1885, midis të tjerash, për Ymer Prizrenin, do të konstatojë: “Po ky, Sylejman Vokshi, ka qenë vegla më aktive e veprimtarisë antiqeveritare e të mallkuar të Myderriz Haxhí Ymer Efendiut, që njihet njëri nga eksponentët më të mëdhenj të ish-Lidhjes, që sot ndodhet i arratisur në Mal të Zi.

Shkurt, Sylejman Vokshi pat marrë mësim nga i arratisuri Haxhí Ymer Efendiu, që të mos i bindet qeverisë perandorake dhe t’ia prishë vazhdimisht qetësinë e rendin (publik); qysh nga ajo kohë ai, pa pushuar as edhe një çast, ka kryer lloj-lloj nxitjesh dhe intrigash antishtetërore si edhe veprime (të tjera) kryengritëse në çdo anë të mbarë Gegërisë dhe ka qenë prej kohësh kryetar i krerëve të rebelëve”.

Së këndejmi, procesverbalet, urdhëresat dhe vendimet e Gjykatës Ushtarake të Prizrenit, të Komandës së Jashtëzakonshme Ushtarake të Prizrenit, të Këshillit Administrativ të Gjakovës dhe të Gjykatës Ushtarake të Stambollit për Procesin gjyqësor të Sylejman Vokshit flasin qartë se ai ishte GJYQ për veprimtarinë politike e luftarake të Myderriz Ymer Efendi Prizrenit, ishte reminishencë gjyqësore për dënimin me vdekje, në mungesë, të Ymer Prizrenit, shuguruar në Procesin gjyqësor kundër Komitetit të Degës së Lidhjes së Prizrenit e të Abdyl Frashërit në Gjykatën Ushtarake të Prizrenit, dhe kundër anëtarëve të Komitetit të Degës së Lidhjes së Shkodrës, nga Gjyqi Ushtarak në Shkodër. Këtu e tutje, Hoxha i Madh i Prizrenit fliste hapur për dëmet që Shqipërisë dhe kombit shqiptar i solli politika dritëshkurtër e Portës së Lartë, kurse në Sulltan Abdylhamidin shihte mjetin në duar të Rusisë, për perspektivat e politikës pansllaviste në Shqipëri e më gjerë, në Perandorinë Osmane.

Thuhet se priste e përcillte personalitete osmane, ithtarë të themeluesit të rendit kushtetutar të vitit 1876, Mit’had Pashës, përkatësisht kundërshtarë të pushtetit autokrat të Sulltan Abdylhamidit, të cilët jetonin në ekzil, në Paris e gjetkë në Evropë, midis të të cilëve kishte edhe shqiptarë, ndjekës të mendimit politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Dhe, tashti, posaçërisht i forcoi lidhjet me Tiranën, Shkodrën dhe Pejën. Dihet, sigurt, se takimet politike ilegale me personalitetet e rëndësishme i mbante në Odën e Tahir Mulla Beqirit dhe në Odën e Kadisë së Mujalëve.

Aktiviteti politik i Myderriz Ymer Prizrenit drejt ringritjes së Lidhjes Shqiptare ompl sy edhe të diplomacive evropiane. Kjo mund të vigjilohet nga informata e konsullit të përgjitshem austro-hungarez në tokat shqiptare historike dhe etnike, me seli në Shkodër, Lippick, të 1 qershorit 1886. Ai informonte Kontin Kalnoky në Vjenë se që nga tetori 1885 po zhvilloheshin veprimtari organizuese “në lidhje me projektin e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme” kundër Perandorisë Osmane.

Këto organizime i mori mbi vete i ashtuquajturi “Komiteti Shqiptar i Korfuzit”, mekanizëm organizativ ky i Athinës zyrtare. Në krye të përpjekjeve Athina vuri të riun ambicioz, Gani be Toptanin, nga Tirana, kurse konsulli grek, Mitzakis, lidhi për planet e Athinës edhe personalitete nga Shkodra e më gjerë. Lippick, midis të tjerash, informonte: “Përsa i përket Z. Mitzakis, Mustafa Asim Pashaj më siguroi se ai nuk sjell të holla vetëm prej Malit të Zi në Shkodër por edhe prej këndej atje, se në Shkodër, u kishte bërë dhurata në të holla shumë personave të ndryshëm që nuk janë zbuluar ende dhe se kishte vënë kontakt me një hoxhë prej Ulqini me emrin Salih Efendi (Hylja), që njihej i dyshimtë, për të bindur me dijen e Cetinjës, ish – kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shehun Omer Efendi, që qe arratisur n’Ulqin, për të marrë pjesë në lëvizjen që pritej dhe për të influencuar bashkatdhetarët e tij të ngushtë në Dibër, Tetovë, Lumë etj.” Konsulli Lippick e përmbylli informatën me konstatimin se: “Adjutanti i Sulltanit, Ferik Sulejman Pashaj, i cili tash së fundi është pritur të vijë prej Cetinje këtu (në Shkodër), duhet të ketë urdhër në lidhje me komplotin e dështuar, me ankesat kundrejt Mustafa Pashajt, me grindjen e tij me Jusuf Zija pashën etj.”

Mund të konstatojmë se vetëm faktet që u sollën për interesimet e Athinës dhe të Cetinjës, për ta lidhur Myderriz Ymer Prizrenin për vete, do të mjaftonin si pretekst për ta privuar nga jeta myderriz Sheh Ymer Prizrenin. Ndaj, çështja se cila makineri antishqiptare turke apo sllavo-greke e likuidoi Myderriz Ymer Prizrenin mbetët për t’u ndriçuar.

Këtu, megjithatë, duhet të saktësohet se kujtesa historike në Ulqin thotë: „Është folur se, pas një takimi me një njeri të Haxhí Zekës nga Peja, pak kohë para vdekjes, të jetë dëgjuar shpesh duke u betuar se ka për ta ringritur Lidhjen Shqiptare edhe më të fortë se atë të Prizrenit, por tashti, duke u mbështetur në armiqtë e Turqisë, në Evropë…“

Sipas kujtesës më të përgjithësuar në Ulqin, Myderriz Ymer Prizreni u godit për vdekje para derës së dhomës ku banonte, pikërisht sapo kthehej nga namazi i jacisë, pra në terrin e parë. Atentatori, sipas të gjithë gjasash, e mori arkivin omplett ë Myderriz Ymer Prizrenit, dhe me këtë akt në njëfarëdore e realizoi dëshirën ose e materializoi frikën e Dervish Pashës, më 1881, se “dokumente tepër të rëndësishme për qeverinë turke” që i kishte me vete, “me vrasjen e Ymerit (…) do të binin në duart indirekte të ndonjë dorasi që t’i keqpërdorte”.

Ekzaminimi shkencor i skeletit të trupit të Ymer Prizrenit nga Janosh Nemeshker, ka dhënë diagnoza të ndryshimeve patologjike në trupin e Myderriz Ymer Prizrenit, si pasojë e veprimtarisë së tij të përhershme, moshës midis 63-68 vjeç dhe të një ataku mekanik: Spondylarthrozis (Shkalla e peshës: ++), Arthrosis gen.(Shkalla e peshës: +++), Periostitis man.(Shkalla e peshës: ++) dhe Status post fracturom vert. Lumb.(Shkalla e peshës: ++++). Shpjegimi për diagnozën e fundit është: „Në unazën lumbale 4 dhe 5, sipas foramen vertebrales, është konstatuar fraktura në sipërfaqe, kurse reaksioni nuk mund të konstatohet dhe supozohet se kjo është bërë mu në prag të vdekjes“.

Për shkakun e vdekjes së Myderriz Ymer Prizrenit dha mendimin edhe eksperti mjeko-ligjor, dr. Fadil Batalli. Atij iu prezantua materiali “nga momenti i çfarosjes së Ymer Prizrenit në formë të foto-dokumentacionit” dhe, pasi e studioi lëndën, konstatoi: Pajtohem me konstatimete J. Nemeshker: Thyerja e unazës së katërt dhe të pestë lumbale dhe dëmtimi i dhëmbëve në nofullën e epërme në anën e majtë janë shkaktuar para vdekjes – “me veprime mekanike me mjet të fortë, të rëndë (topitur)” dhe konkludoi: “D.m.th. Ekziston lidhje engushtë kauzale në mes të dëmtimeve të lartpërmendura si dhe shkakut të vdekjes”.

Martiri Myderriz Ymer Prizreni, me kërkesë të tij, u soll i sëmurë nga plagët e rënda në gjirin e familjes së Mullabeqirëve dhe meqë parandjeu qartë vdekjen e paevitueshme, “e la me gojë: të varroset në Varret e Mollabeqirëve”. Për organizimin meritor të ceremonisë së varrimit të Hoxhës së Madh, sipas kujtesës historike, u angazhua tërë Ulqini, por barrën organizative e barti Tahir Mollabeqiri. Nga të gjitha minaret e xhamive të Ulqinit u thirr salla e vdekjes (temxhit) për Burrin e Dheut, për Kryetarin e Parë e të vetëm të Shqipërisë Etnike, e cila, në kohën kur u likuidua Kryetari i saj i papushtueshëm, kishte 90 100 km2, dhe pikërisht: Vilajeti i Kosovës me 32 900 km2, i Shkodrës me 28 500 km2, i Manastirit me 10 800 km2dhe i Janinës me 17 900 km2. Toka shqiptare kishte edhe në Vilajetin e Selanikut.

Qytetarët e Ulqinit e varrosën Ymer Efendinë me nderime të larta, asnjëherë më të përsëritura. Me këtë çmohej lart vepra e madhe fetare e kombëtare dhe madhështore e këtij luftëtari të paepur fetar e kombëtar. Dhe, tradita ruan kujtimin e hidhur, por krenar: “Kur po e dërgonin në Varrezë trupin e Hoxhës t’Madh, u mbyllën të gjitha dyqanet dhe i madh e i vogël iu bashkua xhematit të Haxhí Ymerit. Edhe gratë e Ulqinit dolën nëpër deriçka, me rroba të rangëve, për t’ia bërë nderimin e fundit Hoxhës t’Madh…!”

Trupi i Myderriz Ymer Prizrenit u mboll në dheun e Ulqinit, përjetësisht,kurse adhuruesit i ngritën arkën e varrit dhe monumentin mbivarrezor - nishanin në pllakë mermeri: 34 x74 cm, në të cilën skalitën mbishkrimin osmanisht:

Nga përmbajtja e nishanit nuk mund të mësojmë për datën dhe muajin, madje nuk mund të caktojmë saktësisht as vitin e martirizimit të Myderriz Ymer Prizrenit. Kjo do të bëhet më e qartë sapo ta kuptojmë se viti hixhri 1304 fillon më 31 shtator 1886 dhe përfundon më 21 gusht 1887. Dhe, së fundi, fati e deshi që vetëm më 24 maj 2002 të zbulojmë qartë ditën, datën, muajin dhe vitin e vdekjes së të madhit Haxhí Ymer Efendi Prizreni. Dokumentin osmanisht, që ruajti këtë datë, e siguroi mr. Enver Baftiu. Ai i përket gruas së Ymer Prizrenit, opojares Fatime Murat Aga dhe mban datën 13 ramazan 1307, që do të thotë: 3 maj 1890. Fatimja, midis të tjerash,vinte në pah se është e veja e Myderriz Ymer Prizrenit, i arratisur në qytetin Ulqin dhe për vdekjen e tij, saktësoi: “yç yüz dert senesi ramadani ºerifen yegermi ?yni ve fati iden Haci Ümer Efendi ibni Sülejman Efendi”, që do të thotë: Haxhí Ymer Efendia, i biri i Sylejman Efendisë, ndërroi jetë në ditën e njëzet të ramazanit të madhërueshëm të vitit treqind e katër. Muaji ramazan është muaji i nëntë islam – hixhri, kurse viti 304 është viti 1304. Ndaj, barazuar me kalendarin gregorian, del: 20 ramazan 1304 është baras me ditën e diele, 12 qershor 1887.

Ta përmbyllim. Hoxha i Madh i Prizrenit, Myderrizi i famshëm i Medresesë së Mehmet Pashës, themeluesi dhe strategu ideor, politik e ushtarak – Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqitpare të Prizrenit 1877-1887, Kryetari i Parë dhe i vetëm i Shqipërisë Etnike të fillimvitit 1881 – e zgjodhi Ulqinin për prehje në vjetët e fundit të jetës dhe rezistoi e përballoi aty dhunën, që Varri t’i mbetet roje kujdestare e shqiptarisë dhe e shqiptarësisë së përjetshme të Ulqinit me viset përreth, të cilat, Evropa Shtrigë e Patër Gjergj Fishtës, ia dhuroi Malit të Zi mollë të qëruarnë pjatë.

Varri i tij, të cilin ulqinakët, brez pas brezi, e quajnë me admirim: „Vorri i Hoxhës t’Madh“, është dhe do të mbetet tapi shqiptare e Ulqinit, të shkëputur me dhunë nga ushtria perandorake-osmane (turke), dorë e zgjatur antishqiptare e Evropës imperialiste. Kjo Evropë u ridëshmua si e tillë, antishqiptare, edhe më 1913, më 1919 dhe më 1945, dhe sot, 125 vjet pas Krimit në Berlin, dhe 116 vjet nga martirizimi i Ymer Prizrenit për Shqipërinë një dhe të pavarur, është vërë në sprovë të re përpara kërkesave legjitime të kombit shqiptar, të ndarë e të copëtuar, copa në pesë shtete, por i hedhur fuqimisht në vallën hijerëndë të Epokës së Myderriz Ymer Prizrenit për zgjidhjen e Çështjes shqiptare drejtësisht dhepërfundimisht.

Institucionet e Kosovës e pse jo edhe ato Shqipërisë,të shkojnë në Ulqin, tek varrezat e Mulla Beqirit, ti marrin eshtrat e Ymer Prizrenit dhe ti sjellin në Prizren, sepse ai ka qenë figura kryesore e Lidhjes, I cili e shkriu të gjithë pasurinë e tij të madhe për të konsoliduar një shtet shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare. Tek e fundit ky është një apel mbarëshqiptarë I kahershëm,që edhe në këtë vit u publikua edhe publikisht nga disa pushues kosovare që ishin në Ulqin dhe kishin vizituar varrin e të madhit, Ymer Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat