Jugosllavia e Titos ishte Serbia e zgjeruar

Opinione

Jugosllavia e Titos ishte Serbia e zgjeruar

Nga: Gani Mehmetaj Më: 18 tetor 2018 Në ora: 20:05
Gani Mehmetaj

Të mbërthen tmerri kur i lexon bashkëkombësit përtej Drinit sa pak dinë për Josip Broz Titon e për ish-Jugosllavinë dhe, sa më kompetencë e përgjërim flasin për një shtet fantazmë që u shpartallua me viktima të shumta. Nuk e dinë as nuk duan ta dinë se Jugosllavia u ndërtua mbi krime të mynxyrshme e gjenocid. Ideatori francez i Jugosllavisë së parë, me 1932 bëri vetëvrasje, kur e pa me sytë e vet sajesën që e kishte menduar ndryshe, ndërsa i doli monstër që hante kombe.

Pas Luftë së Dytë Botërore, serbët që e sajuan Jugosllavinë e dytë, bënë gjenocid jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj italianëve në bregdetin dalmat, kryesisht në Istri, bënë gjenocid ndaj gjermanëve e hungarezëve vendës në Fushën e Panonisë, vranë mijëra kroatë e sllovenë që nuk e pranuan diktaturën serbe me emër të Titos. Serbët u bënë të  vetmit komunistë mu si rusët. Shqiptarët e Enverit, kopjonin serbët si majmuni që kopjon zotërinë e vet.   

Ndërkaq, serbët që e kolonizuan Slloveninë e Kroacinë ishin primitivë, të dhunshëm, arrogantë e cinik. Primitiv, të dhunshëm, arrogantë e cinik ishin kolonistët serbë edhe në Dardani. Kështu, askush nuk e besonte parajsën e Jugosllavisë së vëllazërim-bashkimit, pos nipat e Enver Hoxhës.

Prandaj pakënaqësia e kombeve sllave-kroate e sllovene dhe e shqiptarëve të Dardanisë e fundosi Jugosllavinë. Serbët parazitë e përtacë e kishin në dorë Armatën jugosllave, administratën federative, shërbimin sekret federativ, diplomacinë etj, ndërsa fondet për armatim e mbajtje të ushtisë i vilnin nga Sllovenia, Kroacia e Dardania. Vetëm Beogradi e shfrytëzonte dyzetë për qind të buxhetit të Jugosllavisë. Tito i dinte këto gjëra, por e pëlqente pushtetin. Titos ia krihnin bishtin edhe Perëndimi, shtete arabe e Bashkimi Sovjetik. Perëndimi ia krihte bishtin edhe Shahut iranian, duke i druajtur terrorit të ajatollahëve e ndikimit rus.

 Por, prapë kam frikë se nuk i binda nipat e Enverit se Tito nuk ishte ai që e duan ata, por ishte ndryshe. Sikur të këndellej biles kreun i shtetit shqiptarë dhe të mos na fuste në humnerën e frikshme të bisedimit me serbë. Ndërkaq, ndikimi i kreut të shtetit shqiptarë mbi shtetin e brishtë të dardanëve është fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat