FAK nëpërmjet një biruce të vogël

Opinione

FAK nëpërmjet një biruce të vogël

Nga: Haki Abazi Më: 19 tetor 2018 Në ora: 08:10
Haki Abazi

E kuptoj plotesisht entuziazmin, gezimin dhe anen emocionale te reagimit te qytetareve per ligjin per transformimin e FSK ne force ushtarake. 

Nuk e besoj qe ky debat duhet te perfundoje ketu per shume aresyje, por mbi te gjitha per faktin qe kemi te bejme me njerez ne pushtet qe qellimet i kane te shumefishta dhe ato qe ne shikim te pare mund te duken te mira dalim me shume bishta dhe shume qellim keqija e tinzare.

Disa nga keto ceshtje per konsiderate:

1. Berja e trasformimit te FSK me ligj dhe jo me kushtetute eshte nje deshtim i madh dhe nje perbirim nepermejt nje biruce sikur edhe shume procese tjera: Kushtetuta, flamuri, njohjet e dyshimta, loja me ligjin zgjedhor, (mos) antaresimi, fusnota, gjashte pikeshi i Ban Ki Moon... keto dhe e gjithe situata qe mbreteron me nje kuvend plotesisht jofunksional dhe nje qeveri mega te korruptuar dhe nje president qe vertet ka probleme te medha, e ben te dyshimte vete faktin se pse po shtyhet qe ky transformim me ligj dhe a eshte ne fakt ushtri e vertet apo eshte nje proces i transformimit qe do te zgjate edhe 20 vite tjera per te mos u bere kurre ushtri e verete qe ka te drejte te mbroje gjithe territorin, sepse ligji ka qene selektiv qe nga shpallja e pavaresise sidomos ne veri por kushtetuta eshte nderlidhur drjetpersedrejt me mbrojtjen e kufirit, perfshire edhe ate ne veri.

2. Perderisa Lista Srpska paguhet e sorrollatet me buxhetin e Kosoves e te qytetareve shumice shqiptare, e saboton edhe ligjin per transformim. Dmth per karrigen e vet Haradinaj dhe pushtetaret kane pranuar qe me "marreveshje" me Listen Srpska te behet nje ligj ndersa nuk ka dashur te konsideroje qe ky eshte nje mocion per partneret ne koalicion ne kete rast Lista Srpska per here te dyte ka rrezuar qeverine, heren e pare me terheqjen dhe heren e dyte me refuzimin e ligjit per trasformimin e FSK. Kujt i duhen ata perpos ketyre qe jane ne pushtet.

3. Ky ligj ben nje gje shume te sigurte dhe ajo eshte prokurimi i materialeve dhe pajisejve te renda ushtarake. Nese per dy dekadat e fundit kemi kuptuar nje gje eshte qe keta qe jane ne pushtet jane ne gjendje te korruptohen edhe me guret e varreve dhe tenderet e barnave te femijeve, atehere shtrohet pyetja nese ne kete gjendje kaosi total institucional kur kane rene te gjtha, edhe ana institucionale e kontrollit dhe llogaridhenjes, ku prokuroria dhe gjyqesia jane bere klinika te rehabilitimit te krimeve, pse duhet pase shprese dhe kush garanton qe ne tenderet sekrete te furnizimit me pajisje "sekrete" do te jene ne gjendje me te mire. Cdo kontrate qe eshte nenshkruar deri me tani me shume ka mbrojtur interesin e kontraktorit dhe furnizuesit se sa te ineteresit publik. Pa asnje aresyeje dhe ne menyre krejt joligjore edhe sot kontratat mbahen sekrete dhe nuk jane ne dispozicion te publikut. Krimi jeton nga paraja dhe si duket ketu krimi eshte trashur nga paraja dhe vazhdon te jete i tille. Ne Kosove jane dhene kontrata te majme, multimilionshe per pune shume specifike e sensitive pronareve te trafikave, kiosqe qe shesin gazeta e autolarjeve pa pyetur kurre per kualitetin e sherbimit apo mallit.

4. Mbikqyrja civile dhe demokratike e secilit aparat ushtarak eshte i domosdoshem dhe kritik per funskionimin ne interes te publikut. Jo rrallhere e kemi pare se si formacionet e sigurise si policia dhe njesitet speciale policore jane keqperdorur dhe manipulaur per interesa politike dhe skenare ne interes te nejrezve te inkrimnuar dhe te korruptuar ne poltiken Kosovare. Ju kujtoj qe njesia ROSU eshte nisur per Veri pa ditur asnje njeri se pse dhe cfare po behet. Ne nje telefonate qe ka marre Minsitri Puneve te Jashtme ne ate kohe nga njerez te rendesishem te diplomacise boterore, eshte pergjgjur se vetem Thaci e e di pse ka marre vendim te dergoje njesine speciale ne Veri. Kjo gjendje e papergjgjesise se bashku me nje sistem drejtesie te kapur e ben te pashprese faktin qe sjellja e politikaneve munde te ndryshoje. A mundet ky formacion ushtarak nje dite te perdoret edhe kunder qytetareve qe mund te kundershtojne politikane dhe qeverine.? A ka te drejte qe ky formacion te kete kazerme ne veri te Kosoves. Ju perkujtoje qe 20 vite kane premtuar se veriu i Kosoves do te integrohet plotesisht. Ky integrim as sot nuk ka ndodhur me keta njerez.

5. Cili eshte raporti ndermejt NATO dhe kesaj force qe po behet me ligj. A e pranon NATO ne programin e partneritetit per paqe?

6. A dine keta poltikane se cka do te thote FAK ne anglisht? Kjo eshte tallje me vehten dhe pse nuk eshte fjala ushtri. Ka nje dallim te madhe ndermjet Forcave te Armatosura dhe Ushtrise se Kosoves. dmth do te duhet te ishte UK dhe jo FAK. Aresyeja pse nuk e bejne UK eshte se keta nuk kane asnje kapacitet me shkru as edhe nje faqe per te arsyetuar qendrimin, poziten dhe nuk e kane permbajtjen ne interes dhe fokusi i tyre eshte per te marre famen se kinse bene ushtrine dhe te perfitojne ndonje poen poltike se bashku me disa fonde per zgjedhjet e ardheshme.

7. A i beson dikush Hashim Thacit me qene komandant suprem i cfaredo grupi ushtarak ku Gjeneral mund te jete psh Shpend Maxhuni ose nje i ngjajshem. Ky eshte njeriu qe publikisht po akuzohet per dhenjen e urdherit per vrasjen e Ahmet Krasniqit- minsitrit te pare te mbrojtjes, ka nesnkruar urdherin per vrasjen Gecit dhe gjitashtu shume te tjereve "shokeve" te tij.

8. Nese argumentin kunderpergjegjes ne kete qe kam shkruar eshte se keta nuk kane me qene ketu per gjate, ju them se ashtu siq e kane bere m... me njohjet, UNESCO, INTEPROLIN, Vizat, Strategjine EU per zgjerim edhe me kete forme te biruces se vogel per ushtrine eshte shume veshtire qe proceset te kthehen mbare kur ato nisen mbrapsht e me qellime per perfitime. Rrjedhimsiht ka qene mire qe nese kemi pritur 20 vite e me NATO presente ne Kosove te presim edhe nje kohe derisa keta nejrez te shkojne aty ku e meritojne dhe te kemi nje kalse qe me pergjgjesine me te larte vepron, menqur planifikon dhe angazhon ekspertet me te mire per te bere Ushtrine e Kosoves me mbikqyrje civile e demokratike ne interes te mbrojtejs se vendit dhe me ardhmeri si anetare e barabart e NATOs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat