Katalogu serb i luftës dhe i “paqes”! - Bota Sot
Katalogu serb i luftës dhe i “paqes”!

Opinione

E martë, 13 nëntor 2018

Katalogu serb i luftës dhe i “paqes”!

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:06
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Shumë herë më shtrohet pyetja këto kohë se “Pse nuk duhet të pajtohemi me serbët”? Qëndrimet e mia kundër ndryshimit të territorit duket se interpretohen ose lexohen si qëndrime antiserbe. Nuk po flas për reagimet e presidentit të Kosovës, i cili kritikëve të tij, përfshi dhe kryeministrit Haradinaj, u adresohet me fjalinë e njohur: “Ju nuk e doni dialogun”! Në fakt kundërshtitë për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës në favor të Serbisë nuk kanë të bëjnë me dialogun apo nevojën e pajtimit me Serbinë. Ato kanë të bëjnë me principet e dialogut, me zbatimin e rregullave morale e politike të pajtimit midis dy popujve. Që këto principe nuk merren parasysh, ky fakt është i njohur dhe tashmë i argumentuar në reagime të shumta rreth çeshtjes në fjalë. Por ajo që më shqetëson ka të bëjë me faktin se politikanë dhe njerëz të shumtë të medias, kulturës dhe shkëncës në Shqipëri besojnë shpejt e bëhen pre e shfaqjes teatrale të diplomacisë dhe politikës së Beogradit. Ndaj për ta kuptuar këtë do të përshkruaj karakterin serb të luftës e të paqes.

Elita serbe kur përgatitet për luftë flet shumë për paqen. E glorifikon paqen deri në atë masë sa ta bindë tjetrin se lufta është domozdoshmëri për paqe. Por luftën e fillojnë në momentet më të favorshme të mundshme. Më tej ata në luftë nuk zbatojnë asnjë lloj principi. Vrasin, masakrojnë, dhunojnë e përdhunojnë pa dallim moshe, kategorie shoqërore, gjinie, besimi, feje, mjafton që të ekzekutuarit të jenë “armiqtë potebncialë” të Serbisë! Djegin e shkatërrojnë gjithçka. Viktimat i zhdukin, i lënë pa varr, sepse nuk duan që të dokumentohen krimet që bëjnë. Pas masakrave mburren në sy të njëri – tjetrit. Bëjnë masakra edhe me baste. Madje vrasin fëmijën e tyre, mjafton që të akuzojnë psh shqiptarët për atë vrasje. Raste të tilla i përshkruan deri në imtësi kronikani i Luftës së Parë Ballkanike, Aleksandër Leo Freundlich.

Nëse e humbasin luftën politikanët dhe diplomatët serbë menjëherë të ftojnë në bisedime. Ngrejnë flamurin e bardhë dhe thonë “Jo, ne jemi për paqe, duamm të bisedojmë”! E glorifikojnë dialogun dhe kërkojnë pajtim. Por e kushtet e tyre. Ti nuk mund të vendosësh asnjë kusht! Qëllimi është ta fitojnë në paqe atë që kanë humbur në luftë. Fillimisht flasin për bisedime me qëllim “përmirësimin e jetës së qytetarëve”. Më vonë vendosin kushte politike derisa të arrijnë të territori. E zgjasin procesin në pafundësi, gjithnjë në kërkim të kohës së përshtashme për ta. Në momentin që ulesh e bisedon ata të bëjnë lajka të çuditshme. Të ofrojnë gjithçka të parëndësishme për interesat serbe. Ofrojnë edhe marrëveshje në dukje të favorshme për ty.

Nuk harrojnë që në takimet me viktimën e vet të regjistrojnë ditëlindjet e bashkëbiseduesve, të planifikojnë biseda në ditëlindjen tënde e më pas të marrin mandolinën apo firzamonikën e të të këndojnë serenate serbisht. Të dehin e të turbullojnë në tru, aq sa të duket vetja fajtor pse ke luftuar kundër këtyre “qingjave kaq të butë”, edhe pse janë të njëjtët.

Sapo të ta kenë tatuar pulsin, fillojnë e të bëjnë elozhe, ta përkëdhelin ambicjen, të lëvdojnë publikisht, nuk ngurojnë të të hapin rrugën si “i parë” e për këtë vdesin sidomos shqiptarët! Duket sikur ata të vijnë mbrapa, por nga mbrapa thurin të gjitha intrigat! E ti nuk e ke aftësinë të shohësh me bythë intrigën serbe.

Aq shumë të afrohen, sa ti harron se para disa kohësh të kanë vrarë, masakruar, djeg e përdhunuar. Sigurisht ata afrohen kur ti i lejon vetë të të vijnë afër. Kur joshesh dhe prej fjalëve, lëvdatave, mburrjeve që të bëjnë. 
Joshjen e vijojnë shkallë-shkallë, derisa të bëhesh njësh me ta. I lëshojnë gjërat si pa vënë re, të intimidojnë me slloganet e paqes, derisa të të mbushin mendjen se “Ti nuk mund t’i fitosh të gjitha dhe unë asgjë”! Ti harron se atë që e ke fituar me luftë është e jotja nga çdo lloj pikëpamje e së drejtës. Harron, se e ke mendjen te joshjet, te serenatat, te fjalët e ëmbla, te mburrjet, ndoshta edhe të bukuroshja, me të cilën ke kaluar natën me të!

Për të të bundur plotësisht se “E drejta është në anën e dhunuesit”, diplomatët dhe politikanët serbë të thonë: ”Shiko, ne e dijmë se e kemi humbur luftën me ju, por ne jemi para një presioni të madh të opozitës, të nacionalistëve, të ekstremistëve, prandaj na duhet kompromisi”. Ti harron se si nacionalistët ashtu dhe këta bashkëbiseduesit e tu janë të njëtët. Dhe fillon e dyshon te vetja, aq sa të vjen keq që bashkëbiseduesi që ke përballë “ndodhet në një situatë kaq të vështirë”. “Ej, të thonë, Xhinxhiq u vra, a doni që dhe ne të pësojmë fatin e tij, nëse nuk marrim asgjë nga ju”?! E përsërisin këtë derisa ti t’i ofrosh nga vetja jote, tashmë territoret e tua!

Dhe kështu diplomatët e politikanët serbë erdhën deri te kërkesa për territore. Fillimisht e bindën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasiqë ky nuk kishte e nuk ka ndonjë sentiment antiserb, madje as pro Kosovës! Pastaj përmes Ramës e futën në thes Hashim Thaçin. Këtij të fundit nuk i ofruan vetëm joshje. Ia tundën edhe kërbaçin. Madje presioni i erdhi gjithashtu nga Rama. Thonë se Rama në prani të Batonit tregon histori të sajuara me biseda me amerikanë, të cilët paskan vendosur ta dërgojnë në Gjykatën Speciale Hashim Thaçin. E këto biseda Batoni i transmeton me mburrje në Prishtinë, sepse hobi i tij është të dëshmojë se “di shumë”!.

Prandaj jemi në këtë pikë të hallit, kur jo vetëm shqiptarët, por edhe bota po tallet me presidentin dhe kryeministrin terrtorndarës të shqiptarëve, pasi ky është një rast ky unik në historinë e shteteve sovrane të botës! Ndërkohë që Tereza Mmay thotë: “Serbisë i duhet ndaluar hyrja në BE, sepse ajo është Kali i Trojës i Rusisë në Europë”, ne harrojmë shpejt, kemi harruar jo vetëm të kaluarën e largët, por edhe atë të sotmen! Disa madje mburren si moderatorë, kur predikojnë “pajtimin” me falje territoresh ndaj Serbisë!

Tiranë, më 21.10.2018

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test