Në zgjedhjet e fundit parlamentar më 2017 në Gjermani kancelarja gjermane zonja Merkel e fitoi shumicën, po jo të qeveriste pa koalicion. Ajo ishte mjaft e dobësuar dhe kërkeses së partisë së saj, CDU për të bërë koalicion nuk iu përgjigj Partia Liberale gjermane FDP. Asaj si mbeti rrugë tjetër përpos koalicioni me Partinë Socialdemokrate SPD. Ky koalicion ishte i domosdoshëm për t`iu ikur zgjedhjeve të reja që si konvenonin askuj. Koalicioni i madh, siq e quajnë gjermanët, dihej se do të ballafaqohej me probleme të shumta. Ky koalicion edhe në të kaluarën kishte funksionuar, po reputacionin politik e humbnin dy palët sepse janë rivalët më të fortë në Gjermani dhe secila parti përpiqet të dominoj me idetë e saja.
Me vërshimin e refugjatëve drejt Gjermanisë më 2015 zonja Merkel fitoj shumë simpati në sy të opinionit vendas e botërorë, po fitoi edhe shumë kundërshtarë si brenda ashtu edhe jasht. Kritikët më të zëshëm të saj ishin Hungaria me presidentin Orban, Austria dhe shumë të tjerë që kërkonin mbylljen e EU për refugjatët. Kurse brenda shtetit gjerman u ngjallën forca të djathta ekstremiste siq ishte lëvizja Pegida, ku më vonë u krijua si parti më vete me emrin AFD ( Alternativa për Gjermaninë). Kjo parti identifikohet me idetë naziste dhe është kundër të huajve. Në fillim u mendua se kjo parti do të jetë jetëshkurtër. AFD shfrytëzoj paknaqësinë e zgjedhësve ndaj partive te tyre dhe erdhën duke u rritur. Alternativa për Gjermaninë AFD nuk ofron kurrfar alternative apo kurrfar perpektive për askend, po vetëm profilohet kundër të huajve dhe EU-së duke ngjallur frikë, posaqërisht në shtresat e e ulëta të popullsisë. Së fundi një politikan i kësaj partie u deklarua kundër pranimit të Ballkanit perendimor në EU. Arma kryesore e tyre është populizmi dhe ekstremizmi. Ata solidarizohen me partitë e ekstremit të djathtë në Evropë dhe qëndrojnë afër me pushtetin e Putinit. Kuptohet Rusia këto forca i përkrah në mbarë Evropën dhe i stimulon për ta penguar BE.
Partitë kryesore gjermane siq janë CDU-CSU dhe SPD, janë marr më tepër me refugjatët dhe temat e rëndësishme jetësore kanë mbetur në plan të dytë. Në këtë mënyrë janë larguar nga zgjedhësit e tye dhe ata iu hakmorrën duke votuar pë të tjerët dhe në këtë mënyrë e shprehen revoltën e tyre. Vetëm Partia e Gjelbërt nuk kishte rënë në këtë grackë dhe në qendër të vëmendjes kishte temat e përditshmërisë që e preokuponin popullin dhe tash kjo Parti po shpërblehet duke u rradhitur si partia e dytë më e fuqishme. Partia CSU në Bavari, që është parti simotër me CDU-në duke parë sukseset e partisë ekstreme AFD, kishte filluar të ashpërsoi kursin ndaj të huajve. Sidomos në këtë drejtim shquhej Seehofer, tash Ministër i Punëve të Brendshme. Ai haptazi kritikonte kancelaren Merkel dhe i vuri pengesa të shumta duke e detyruar që ajo, më shumë të merrej me harmonizimin e qëndrimeve sesa me problemet e përditshme. CDU dhe CSU në këtë mënyrë hargjuan shumë kohë duke u grindur për refugjatët, se si do të ishte më mirë të vepronin. Zgjedhjet e tashme në Bavari dhe humbja e thellë e CSU vërtetuan këtë qëndrim. Një goditje për Zonjën Merkel, në zgjedhjet që u organizuan pak javë më parë në fraksionin e partisë së saj CDU - CSU, Volker Kauder i preferuari i saj e humbi rizgjedhjen në këtë post. Shikuar në mënyrë kronologjike, pozicioni i Zonjës Merkel në Gjermani po vjen duke u dobësuar.
Në politikën e jashtme, zonja Merkel ka mospajtime me presidentin amerikan zotin Trump, shkaku i tregëtisë bilaterale SHBA- EU.
Në EU pozicioni i saj është akoma i fortë. Sidomos me presidentin francez, zotin Macron, luajnë një rol kyq dhe që prej fillimit së bashku u zotuan për reformimin e EU-së. po planet po u hasin në vështirsi, sidomos problemet e brendshme politike. Tash së fundi edhe udhëheqja populiste italiane u ka krijuar telashe të reja, si dhe dalja e Anglisë nga EU po përcillet me probleme të shumta.
Nacionalizmi në rritje, sfidë e re
Zonja Merkel në tubimin para partisë së saj tërhoqi vërejtjen e rritjes së nacionalizmit në Gjermani. Do të dëshmohet a kemi mësuar nga historia, ceku ajo. Gjeneratat e vjetra që e kanë përjetuar luftën dhe vuajtjet nga ajo, nuk do të jenë gjatë në mesin tonë. Rrymimet nacionaliste po tregohen të rrezikshme, si për ne po ashtu për Evropën tha ajo. Interesat tona mund t`i mbrojmë duke u kujdesur dhe mbrojtur së bashku Evropën, e jo si kombe veq e veq. Nëse Evropa ndjehet mirë ashtu do të ndjehemi edhe ne, tha ajo.
Zonja Merkel kishte gjithmonë qëndrim të qartë si ndaj Rusisë, politikës globale dhe po ashtu ndaj Ballkanit. Dobësimi i pozicionit të saj nuk na gëzon fare ne shqiptarëve. Gjermania si në të kaluarën po ashtu edhe sot luan rol vendimtar në zgjidhjen përfundimtare të problemeve botërore. Një rol të veqantë presim edhe ne nga Gjermania në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Pa Gjemaninë nuk mund të paramendohet deri te arritja e paqes përfundimtare.