Vizita provokatore në Sudunicë - Istog

Opinione

Vizita provokatore në Sudunicë - Istog

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 22 tetor 2018 Në ora: 09:49
Pelegrinët serbë

Institucionet e Kosovës duhet të angazhojnë ekspert për të studiuar mirë kërkesat e Serbisë, Rusisë dhe Turqisë.  

Vizita e serbeve nën maskën e pelegrinëve në fshatin  Sudunicë ishte provokim i rëndë për popullin shqiptar të këtij fshati. Këto “vizita” përgatiten në kuzhinën e spiunazhit rus në Nish. Qëllimi i tyre është provokimi i vazhdueshëm për të mbajtur në tension situatën në Kosovë dhe vëmendjen e opinionit demokratik botëror për gjeja pengesën që iu behët serbeve për të vizituar kishat në Kosovë. Kjo kishë është Ortodokse shqiptare. Këtë  Kishë  këta spiun nuk kanë ardhur për ta vizituar asnjë herë para vitit 1999. Studenicasit kishin  arsye dhe të drejt që u revoltuan. Janë këto shërbime ruse që dikur ua vranë priftin ortodoks shqiptarë dhe nuk e lejuan të funksionoj këtë kishë ortodokse shqiptare. Kishën në Sudunicës kjo popullatë nuk e lejoj në asnjë kohë të okupohet dhe të shndërrohet në  kishë serbe, që do të bëhej qendër spiunazhi rus.  Edhe kisha e Gorrioqit në Istog është Kishë Shqiptare. Kjo ishte kisha e Bujupëve.

Por mëqënse nga Bujupet u nda një familje; këta ishin Lushët që më vonë u konvertuan në serb (shki) duke pranuar prapashtesën serbe (iq) nga Lushët më vonë u quajtën Lushiq. Lushiqet pa të drejt pranuan tutelën e kishës serbe(ruse), kjo kishë u okupua edhe sot shërben si qendër spiunazhi rus në Istog, merret më vizita të tilla dhe përgatitë aksione të reja të planit politik me prapavijë kriminale  për të u përdorë më vonë si pjesë e mozaikut  në planin rus dhe serb për Gadishullin Ilirik.

Përgatisin rikolonizimin e Kosovës për mes të projektit “ kthimin e të shpërngulurve”.  Krimet e tilla Serbia po bënë anë e këndë territorit të saj. Ajo nuk lejon autoqefalin e kishës ortodokse shqiptare në Serbi por përmes të pelegrinëve pretendon të mbaj pronësinë e kishave shqiptare në Kosovë. Shumë shqiptarë të besimit ortodoks në Serbi detyrohen të regjistrohen serb dhe dhunshëm të pranojnë së janë serb, pastaj të shkojnë në kisha të veta të okupuara nga Serbia(Rusia) për të kryer lutjet fetare në gjuhën serbe dhe jo si shqiptarë në gjuhën shqipe. Këso maskarada Rusia ka bërë anë e këndë trojeve tona shqiptare duke filluar nga Krimea, Ukraina, Armenia dhe më vonë, Nishi, pjesët e Maqedonisë që nga Maqedonia e veriut dhe deri në atë te Jugut. Por këtë nyje krimi masiv kundër shqiptarë  në Maqedoni e zgjodhi i madhi Josif Bager sikur e pati zgjedhur Fan.S.Noli  në Shqipërisë.  

Tani shqiptaret në Serbi duhet të gjejnë Nolin apo Bagerin e vet për të zgjedhur problemin e tyre shekullor. Për te respektuar vullnetin e zotit që i fali shqiptar dhe për të ju drejtuar dhe lutur Zotit në gjuhën shqipe. Shqiptaret zoti i kupton vetëm shqip. Vetëm në këtë mënyrë do të çlirohen kishat ortodokse shqiptare në Serbi.

Vetëm kështu do të pushojë lufta serbe kundër popujve tjerë për të iu okupuar tokat për mes të kishave duke i përdorur si qendra spiunazhi. Kjo formë e veprimit është zgjedhur që të duket në pamje të parë sikur diçka e shenjët që nuk ka prapavijë politike dhe në botë të prezantohet më vajtimin serb me lot të krokodilit për të realizuar qëllimet e veta okupuese. Reagimi i qytetarëve të Sudunicës jo vetëm që ishte i drejt por ishte i domosdoshëm. Kjo revoltë duhet të trokas në ndërgjegjen e atyre që lëshojnë leje për këso vizita. Këta zyrtar të Kosovës duhet të i venë gishtin kokës dhe të thërrasin ndihmë arsyen kur lëshojnë këso leje më programe sa provokatore aq të rrezikshme dhe më  përmbajtje  agresore. Këta “pelegrin” dikur barteshin në çdo pjesë të Jugosllavisë për të prezantuar vajin e krokodilit për gjëja vuajtjet serbe në Jugosllavi. Pas përfundimit të këtyre ceremonialeve filloj lufta e armatosur kundër popullatës civile jo serbe an e kënd ish Jugosllavisë. Kjo luftë speciale filloj në Kosovë dhe pastaj si luftë e armatosur dhe gjenocid përfundoi në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat