Mediat dhe portalet në kurthin e Fake News

Opinione

Mediat dhe portalet në kurthin e Fake News

Nga: Arben Llalla Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:11
Arben Llalla

Ka dy ditë që në fcb dhe disa portale kanë rënë në kurthin e lajmeve Fake News se gjoja doli lista e emrave që janë paguar nga Fondet Sekrete greke. Çështja është se shumica e këtyre emrave jo vetëm që skanë lidhje me Greqinë, por njihen si mbrojte të çështjeve kombëtare.

Por nga doli kjo listë Satire? Sigurimi grekë me anë të spiunëve të tyre si Festim Lato prodhuan një listë me emra dhe o burra portalet e niveleve qesharake apo për disa like e botuan për zbulimin e madh.

Pse kaq naive janë grekët sat ë nxjerrin emrat e bashkëpuntorëve të tyre? Po si është e mundur që në këtë listë nuk figuron asnjë emër I ekstremistëve të minoritetit grekë?

Edhe një here disa portale dhe shqiptar vërtetuan se ajnë naive dhe mund të manipulohen lehtë qoftë edhe nga njerzit e rrugë si Festim Lato. Sa për gazetën greke ELORA, ajo është gazette e sigurimit grekë dhe kishës ortodokse, dhe nuk ka botuar asnjë shkrim me atë ashtëquajturën LISTA E FONDEVE SEKRETE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat