Mirë e ka Ali Ahmeti, i mençur është ai?!

Opinione

Mirë e ka Ali Ahmeti, i mençur është ai?!

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:58
Sulejman Mehazi

1.Mirë e ka Ali Ahmeti, i mençur është ai, se tha kot, mbrëmë në TV21, se: Fjala terrorizëm për ngjarjet e 27 prillit ështê kualifikim i rëndë", pse? për shkak se deputetët e BDI-së,  më 27 prill ishin të mbrojtur e të sigurtë, sa që s'mundenin t'i bënin gjë e ta prekënin as Kryetarin e ri të zgjedhur atë ditë, Talat Xhaferin. U rrahën të tjerët Sela e Zaevi, sikur të ishte rrahur ai vet së bashku me deputetët e tij deri në alivanosje,  atëherê nata e 27 prillit do kualifikohej Terrorizëm, a kështu jo.

Puna e madhe se Sela ishte në prag të vdekjes. Ali Ahmeti s'është  si tjerët që s'dinë t'i mbrojnë anëtarët e ngushtë të partive, e vërejtët mbrëmë para kamerave sa me këmbëngulje, ai, mbronte Bujar Osmani nga Fatime Fetahu.

2. Pastaj Ali Ahmeti është paqërues, s'ia prishë askujt, as atyre të më parshmëve, partisë së VMRO-së që koaliciolonin e vidhnin së bashku, po s'ia prishë as Zaevit të LSDM-së, që koalicionojnë tani. Prandaj kujdes!, se ai është politikan i regjur, mendon e punon dhe për të nesërmen, prandaj  bëhet i mirë edhe me njërin, VMRO-në, edhe me tjetrin, LSDM-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat