Mos i hani paret e krajlit se shenjë të zezë po i leni djalit - Bota Sot
Mos i hani paret e krajlit se shenjë të zezë po i leni djalit

Opinione

E diel, 18 nëntor 2018

Mos i hani paret e krajlit se shenjë të zezë po i leni djalit

Nga: Nue Oroshi Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:31
Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Trojet shqiptare gjatë historisë së përgjakur shumë shekullore e perveç shumë atdhetarëve që u munduan ta bëjnë Shqipërinë dhe që i falën çdo gjë që patën nga pasuria ekonomike, si dhe pasuria mendore dhe fizike e me në fund dhanë edhe jetën , pati edhe shumë prej xuxarëve apo tradhtarëve që përfituan financiarisht në dëmë të popullit dhe shtetit shqiptarë.Në popull nuk është dalur rastësisht shprehja “Mos i hani paret e Krajlit se shenjë të zezë po i lëni djalit!”.

Image
Nue Oroshi

Kohë më parë nëpër mediumet e shkruara dhe elektronike është përhapur një lajm për financimin e Ministrisë së jashtme greke duke i paguar disa shpirtshitur shqiptarë që të luajnë lojën politike dhe mediatike të Greqisë në Shqipëri. Fatkeqësisht vargu ishte i gjatë i këtyre shpirtshiturve që u shitën tek krajli i Greqisë.Por kjo nuk është e tëra. Situata edhe më keq qëndron në Republikën e Kosovës ku aty janë përzi e po bëjnë kerdi shumë krajli.Edhe me trishtues është fakti se në mesin e këtyre xuxarëve që ishin shitur tek Greku, ishte edhe një Parti e ashtuqujatura Parti që mirret me mbrojtjën e të drejtave të Çamëve duke mos e pranuar këtë fakt me doli përpara Gjin Bua Shpata dhe Pjetër Losha, dy princerit Arbërorë të Principatës së Artës dhe më qortuan shumë rëndë se si është katandisur kështu Çameria, dhe papritmas mu kujtuanë disa vargje të një miku tim poet ku thoshte:"Varret Çameri Varret, duan jetë liri, uratën ,këngën edhe vajin thuaje shqip Çamëri."

Kanë harruar këta xuxarë-tradhëtar eshtrat e çamëve që u masakruan dhe u debuan nga trojet e tyre. Situatë aspak më e mirë nuk qëndron as në Republikën e Kosovës dhe tek shqiptarët e Maqedonisë, ku dikush po i hanë parët e krajlit të Serbisë, dikush po i hanë parët e sulltanit të Turqisë dhe dikush parët e Carit të Rusisë. E disa fatkeqësisht po hanë në të gjithë këta vegsha duke u bërë pjesë e shkatrrimitë të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.Nuk është e rastësishme se në Kosovë kemi milonerë që u pasuruan aq shpejtë sa qelë e mbyllë sytë. Dihet mirfilli se në shtetet perëndimore duhet punuar shumë gjatë një firmë private për të ardhur deri tek kapitali i madh, madje ato edhe trashëgohen nga babai tek djali, dhe çdo njëri e jep nga një kontribut të madh që ta bën rritjen e firmës me këtë të ndërtohen edhe mirëqenien familjare dhe shoqërore, ku paralelisht pasurohet edhe shteti me tatimet që merr nga këto firma.

Meqë jemi në vitin jubilarë të Gjergj Kastriotit tonë të madh këtu dëshiroj ta potencoj edhe një fakt .Janë miljona euro që Turqia dhe Serbia kanë futur në qarkullim duke u munduar që ta denigrojnë dhe ti hupin qëndresën heroike të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,e para nga inatet dhe mllefi që eshtrat e sulltaneve,jeniçerëve e pashallarëve të vrarë mbetën në Trojet Arberore dhe e dyta nga gjelozia dhe urrejtja patologjike kundër shqiptarëve, si dhe për faktin se nuk ka arritur asnjëherë ta ketë në mesin e tyre një hero të permasave Evropiane që njihet ndërkombëtarisht por vetëm ka pjellur mite dhe mitologji pa asnjë efekt konkret.

Ku turk e shka janë bërë vëlla kundër Gjergj Kastriotit tonë të madh. Fatkeqësisht edhe këtu një pjesë bukur e mirë e shqiptarëve kanë ra pre duke marrë mjete të mëdha nga Turqia dhe Serbia për ta denigruar heroin më të madh shqiptarë të të gjitha kohërave Gjergj Kastriotin. E poeti do të shkruante: “Krujë o qytet i bekuar-Prite ,prite Skënderbeun po vjen si pëllumb i shkruar ta shpëtoj mëmëdheun!"E unë do të thoja:"Lezhë o qytet i bekuar, prite prite Kastriotin-se shumë shpejtë do të pretë edhe Prizreni-për ta lutur dhe falur shqip edhe Zotin."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test