Politika dhe drejtësia e kriminalizuar nga korrupsioni prishin shtetin dhe shoqërinë

Opinione

Politika dhe drejtësia e kriminalizuar nga korrupsioni prishin shtetin dhe shoqërinë

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 24 tetor 2018 Në ora: 20:44
Skënder S.Kapiti

Shtet  i mirë është shteti ku sundon drejtësia, është shteti  i cili qeveriset nga ligji dhe nga drejtësia.

Në një shtet jo të tillë, anëtarët e atij shteti vuajnë padrejtësie, vuajnë padrejtësitë e llojeve nga më të ndryshme, dhe për pasojë ata largohen nga atdheu në kërkim të një vëndi apo shteti tjetër ku sundon liria e drejtësisë dhe jo liria e padrejtësive, e krimit dhe e korrupsionit, dhe  jo “liria” e më të  të fortëve të antiligjit e të antishtetit prej të cilëve prishet drejtësia, kriminalizohet shteti dhe korruptohet  shoqeria si  p.sh.në Shqipëri dhe Kosovë. 

Prej padrejtësive dhe prej krimit: juridik, politik , ekonomik  dhe prej krimeve  të korrupsionit shqiptarët  largohen nga Shqipëria dhe nga Kosova drejt perendimit demokratik  dhe ligjor.

Kur politika kap drejtësinë ,dhe kur të dyja ato kapin shtetin e shoqërinë dhe bejnë krimin, hajdutërinë, vetëgjyqësinë dhe korrupsionin atëhere pushteti politik dhe drejtësia e kriminalizuar dhe e korruptuar korruptojnë shoqërinë dhe e kriminalizojnë shtetin.

Shteti behet kriminal kur drejtësia kriminalizohet, pasi dhe përderisa shteti identifikohet me drejtësinë.

Pra, si është , sillet e vepron drejtësia ashtu është, sillet  dhe bëhet  edhe shteti. Drejtësia demokratike e ligjore ndërton shtet ligjor, ndërsa  pushteti  e drejtësia e korruptuar dhe e kriminalizuar ndërton shtet kriminal e korruptiv dhe e prish shoqërinë duke e infektuar edhe atë me korrupsionin.

Drejtësi do të thotë barazi para ligjit dhe kushte të barabarta për sigurinë e jetës, punës dhe për zhvillimin e e aktivitetit ekonomik, pasuror dhe intelektual dhe  të meritës,  që do të thotë e drejta për zhvillimin e lirisë politike e shoqerore për të arrirë atje ku të con dhuntia e talenti. Këto realizohen në një shtet të mirë.

Dhe shtet i mirë është ai shtet i cili u shërben qytetarëve të vet, një shtet  i drejtë dhe ligjor.

Por, a janë  Shqipëria e Kosova shtete të mira ku sundon e qeveris e drejta, morali dhe ligji?!

A janë  ato shtete të mira ku kultivohen Edukata  dhe Drejtësia Hyjnore; ku kultivohet moraliteti njerëzor dhe drejtësia shoqërore?!

Shteti , cili kapet nga padrejtësia, korrupsioni dhe krimi i pakicës politike dhe i drejtësisë së saj ai shtet rrëshqet në anarkizëm dhe zhytet në hajdutëri, krim e korrupsion e që këto më pastaj i japin edhe shoqërisë po këto karaktere përderisa shteti kriminalizohet.

Si dhe pse krimionalizohet shteti?

Shteti kriminalizohet  kur kriminalizohet politika , pushteti dhe drejtësia.

Me kriminalizimin e politikës ndodh  kriminalizimi i parlamentit, pasi ai mbushet me deputetë të ndotur me rekorde krimi e korrupsioni.

Më pastaj  prej këtij parlamenti del edhe qeverisja , dhe atëhere edhe qeverisja mbushet me individë të tillë me rekorde krimi.

Më pastaj për ta pasur të sigurtë mosndëshkimin si dhe sigurinë juridike nga drejtësia që ata të jenë të pasfidueshëm nga ligji atëhere  politika e kriminalizuar kap edhe drejtësinë dhe vendos  e emëron në drejtësi individët besnikë të politikës , për të mbrojtur dhe mos-hetuar krimin, korrupsionin dhe hajdutërinë e politikës e të pushtetit qeverisës.

Në këtë gjëndje ligji  “vdes” dhe drejtësia  paralizohet e nuk funksionon as shoqëria, e cila edhe ajo korruptohet përderisa nuk mund të ndodhë ndryshe  në shtetin e te së padrejtës  ku ligjin e bën vetëm korrupsioni , antishteti e antiligji.

Si rrjedhojë e kësaj edhe shoqëria korruptohet kur shteti kapet nga sistemi  mafio-oligarkik, korruptivo-kriminal  politiko-juridik.

Në një shtet të kriminalizuar nga politika dhe me një shoqëri të korruptuar është shume e vështirë që të krijohet, të ngrihet dhe të funksionojë e mira, ligji , e vërteta dhe drejtësia.

Madje në jë shtet të kriminalizuar: e vërteta, ligji, drejtësia, ndershmëria ,talenti dhe patriotizmi janë të izoluar, të përndjekur dhe të kërcënuar.Ato janë jashtë  institucioneve politike, juridike, diplomatike, arsimore, kulturore, mediatike , ekonomike, akademike , jasht qeverisjes  dhe pushtetit qëndror e lokal  dhe në kërkim të azilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat