Këlyshët e Vojvodë Miliq Kërstës u kthyen në vendin e krimit

Opinione

Këlyshët e Vojvodë Miliq Kërstës u kthyen në vendin e krimit

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 26 tetor 2018 Në ora: 06:48
Istog

Kryeqetniku serbë Vojvoda Miliq Kërsta ishte tmerr për popullatën Shqiptare ne Rrafshin e Podgurit,në Istog me rrethinë.Ai operor dhe veproj me skuadrën e vetë Çetnike atje diku nga vitet e tridhjeta e tutje,pra ne kohen e Kralevines Serbe.Ky njeri santrp mbillte terror mbi popullatën shqiptare duke i keqtrajtuar dhe vrarë shqiptarë vetem së ishin shqiptar.Zullumi i tijë nuk kishte kufinjë.Ky Kryeqetnik diten e natën  hynte neper shtepia dhe i maltretonte burrat,grat,pleqet por edhe femijt,ai i cili i kundërshtonte merrej nga skuadra e tij vrastare dhe qohej ne Istog në Kullën e Popit e cila ishte ne qendër te Istogut ku shqiptarët rraheshin,maltretoheshin,sakatoheshim me mjete te forta primitive siç ishte dajaku.Shumë prej tyre nuk dilnin të gjallë nga Kulla e Popit.Të tjeret sa për”argetim”i qonin të Llugat e Istogut të lumi Istog,aty i vrisnin barbarishtë nën ndikimin e alkoholit të cilët pastaj i hudhnin ne lumin e Istogut.Midis shumë Shqiptarëve te vrar këtu ishin edhe mixha dhe baba i Presidentit historik Ibrahim Rugova Ukë Rugova.Presidenti I.Rugova atehëre ishte foshnje ne djep të cilin e rriti dhe e edukoj nena e tij nenë përkujdesjën përmanente te Ali Rugovës i cili u përkujdes për te te dhe për shkollimin e tij derisa ai u burrnu dhe e mori rrugën e vetë.

Por zullumin e vetë ndaj shqiptarëve Vojvoda Miliq Kërsta nuk e kishte të gjatë.Një djalë ne fshatin Cërcë që nga djepi rritej dhe edukohej me traditën shqiptare,me dokët dhe zakonet shqiptare,më trimërit e burrave të kombit të cilët luftonin për çlirim kombëtar.Ky djalë i pashëm nuk ishte askush tjëtër pos atedhëtari,heroi kombëtar Selman Kadria. Duke u rritë dhe burrnue Selmani i kuptoi të gjitha mizorit qe i bente Kryeqetniku Vojvoda Miliq Krsta mbi Shqiptarët.Djallëzisht ne fillim u shoqeru me te vetem për një qellim madhor ta vriste Vojvodën.Një ditë dolën gjoja për te shetitë të llugat e Istogut bash atje ky  Vojvodë i kishte ba krimet me te medha ndaj shqiptarëve, kur Selmani i tha:Vojvodë ama pushkën ta mbajë së je lodhë.Ai e shikoj Selmanin dhe ia dha pushkën.Trimi reagoj shpejtë u largu nja dy tre hapa nga ai dhe e qelloj të birin e qenit dhe të kudrës duke e lanë katullaq ne tokë.Sot biri i kombit,heroi i popullit Selman Kadria e ka lapidarin ne Cërcën e Ibrahim Rugovës,i cili rrezaton dritë gjithëandej për veprën e tij madhore për shkak se e hoqi qafe këtë qafir -Kryeqetnikun Miliq Krsta.

Studenica është një fshat i bukur i shtrirë nen Bjeshkët e Thata mbi te cilat ngritet maja me e lartë Koreniku nga e cila shihet si në shuplakë dore i tërë Rrafshi i Dugagjinit më bukuritë e saj mahnitse që veç zoti dinë t’i falë.Në këtë fasht dikur,pikërishte atje diku ne shekullin e gjatë ishte ndërtu Kisha Kristiane Ilire në te cilën i kryenin ritet fetare populla vendase e kësaj ane sepse ishin te besimit Ordodoks te cilet edhe i kishin priftet shqiptar po nga ky fashat.Kur është ndërtu kjo kishë nuk  kishte farë bime te sojit serb në këto anë,pra nuk mbillëj farë serbi në këto anë,sepse kjo tokë Dardane nuk e linte të zhvillohje fara e huaj serbe.Serbet u dukën ne këto anë të cilët erdhen nga Karpatët si pushtues ne kohën e Nemanjiqeve ne shekullin 12.Në shekullin e 13 këtë anë e pushtuan Mongolët.Mongolet erdhen nga Peja ne dertim te Dydeshit nga i cili edhe gjuajtën me topa Kishen dhe e banë rrafsh me tok.Pra,qe na shekulli i 13 kjo kishë nuk u ndërtu kurr ma,edhe sot e kësaj dite aty shihen vetem germadhat,temelet e saj si një reliktë bazilike e se kaluarës.

Të thuash se këlyshet e Miliq Kërstës kishin lidhje me këtë kishtë kjo është paradoksale,sepse qe kur u ndertu kjo Kishë ne kohen Ilire,ne këtë fashtë por edhe para shekullit 12 në kët fshat,por edhe në krejtë Kosovën nuk ekzistonte elementi serb e as qe dihej për te.Në këtë fashtë kurr nuk ka shkell kembë serbi,e as qe kane jetuar aty ndonjëhërë.E te pretendosh së kjo Kishë ka lidhje me serbët është vetem genjeshtër e cila mund te jetojë ne imagjinatën  e tërbueme Serbe.Jo vetem kjo por edhe te gjitha Kishat e ndertuem ne Kosovë gjat shekujve nuk ishin Serbe,por ishin kryesishtë Kisha Shqiptare.Edhe ne Istog kisha ne Gorioq ishte e Bujupeve te cilën e përvehtesuan sërbet.

Në Kosovë pas viteve te 90-dhjeta ne kohën kur santrapi dhe krimineli Millosheviq e anuloj Autonomin e Kosovës,ne Kosovë Kishat serbe linden sikur këpurdhat pa hesapë,ndertonin kudo.Edhe ne komunën e Istogut u ndërtuan kësofarë kishash ne ato lokalitet ku nuk ka pas kurr kisha si në Bajë,Gjyrakovcë,etj.Gjatë kësaj kohe ishte ndertu edhe një Kishë e madhe me qellim te caktuar mu ne zemren e Universitetit e cila edhe sot e kësaj dite është aty si mollë sherri.Është shumë indikative së ne kohën kur po ndrrohëshin epokat për Kosovën,po shkonte epoka e errësires dhe po vinte ajo e dritës pra ne kohën kur ne Kosovë nuk kishte as shtet e as pushtet është shumë ësht shumë quditshme së pse çlirimtarët tanë nuk e banë rrafsh me tokë këtë kopil qe na e la Serbia mu ne qendren e Universitetit.Por si duket këta Çlirimtarët tanë ishin më shumë te etshem për te uzurpu prona,banesa dhe lokale serbe,se sa te heqnin kopilin nga Universiteti?!.

Por sot, pas hiq më pakë se 90 vjetë,sikur u ngjallën fantazmat e Miliq Krstës,klushët e tij ai msynë fshatit Studenicë as qe e dinin së ku gjendet e as që ju kishte shkelë kembda ndonjëherë në kët fshat.gjoja për te vizitu temelët dhe rrenojat e kësaj kishte e cila nuk ekzistonte me qe nga shek.i 13.Pse këta serb nuk erdhën asnjëherë me parë ta vizitojn gjoja”kishën e tyre”.Broqkulla politike serbe,mashtrime dhe rrena serbe,sepse siç thoshte akademiku serb Dobrica Qosiq:”rrena për serbet është patriotizëm”.Pra,ata rrejnë,rrejnë,vetem rrejnë,vetem shpifin për çdo gjë kur është ne interes te tyre.Ata shpifen gjithëmonë gjatë historisë kur janë ne pyetje shqiptarët.

Në këtë dretim po e përmendim përiudhen e viteve të 90 dhjeta kur nacionalizmi serb ishte në kulm te euforisë shiveniste ne kohën e Millosheviqit,kur shqiptarët vrtitesh dhe persekutohëshin serbet shpifshin gjithëçka çka u vinte ne mendjen e tyre për shqiptarët,si psh.rasti i Martinoviqit ne Gjilan kua ia futi vehtes shishën ne anus,kur përdhosëshin varrezat serbe anë e kend Kosovës,kur ne fashtin Osojna u bren fidanet e një serbi kur përdhunoheshin grat serbe,bile edhe plaka,etj,etj .te gjitha këto propaganda,prokuroria,gjyqesia serbe e instaluar ne Kosovë ua lenin Shqiptarëve,për ti treguar botes se ja çfarë janë Shqiptaret dhe se me ta duhte qeru hesapët ndryshe.Por,me vonë doli verteta qe te gjitha këto ishin inskenime nga vete Serbet për tu a lanë fajin Shqiptarëve.Pra,serbet kur janë ne pyetje shqiptarët janë ne gjendje të bajnë çdo gjë,bile shkojnë edhe aq larg sa qe edhe e vrasin sojin e tyre,bijet dhe vajzat e tyre për tu lanë fajin shqiptarëve,sepse për ta kështu mbrohet interesi shteteror.

Ardhja e kelyshve të Miliq Kerstiqit ne fashtin tipik shqiptar ne  Studenicë është imagjinatë serbe,e brumueme ne kuzhinat serbe te Beogradit,vetem e vetem me qellim qe ne këtë atmosverë jo te mire politike ne Kosovë së cilës po i jepë zjarr edhe Presdidenti i Kosovës me manit e tij çmeduruese,për te tensionuar edhe me shumë gjendjen politike në Kosovë,se gjoja shqiptarët janë fatorë për çdo gjë.Ardhja e  pelegrinve serb  gjoja për te vizitu Kishën e cila kurr nuk ka qenë e tyre gjatë gjthë historisë,as qe ju ka shkelë këmba ndonjëherë në këtë fshat,pos ne vitin 1999 kur kanë ardhe jo për te vizitu këtë kishë por për te vra dhe masakru shqiptare ne këtë fshat me ç’rast u vran shumë pleq,gra,femijë,imam i cili u gjuajt ne bunar,u shfaros një familja e tërë Lipaj.Pra,klyshet e Miliq Krstës në vendin e krimit,nuk ishte këtu qellimi i kishës,por kryesishtë për te kriju ekses politikë ne këtë situatë të brishët në Kosovë.

Për këtë rast makabër më plotë të drejtë reaguan qytetarët e fshatit Studenicë në përpjekje për ti ndalu kriminneltë qe te këthehen e vendin e krimit duke ua blloku rrugën.Ata deshten veç ta kryejnë punën e tyre qe te ndalojnë musafirin e paftuar i cili i ka të përlyeme duart me gjak te qytetarëve të Studenicës.Thjeshtë ata ishin ne mbrojtje te fshatit të yre dhe këtu nuk ka asgje të këqe.E këqëja është diku tjetër,është te politika shoveniste serbe e cila tenton,inskenon dhe banë eksese te këtilla politike.Prandaj,fajtori kryesor i këtij eksesi nuk duhët kërkuar te qytetarët e Stdenicës por atje larg diku ne kuzhinat e Beogradit ku zihne këso marifetesh.Por fajtir për këte janë edhe pushtetarët tanë qe thanë leje për vizitë të objekteve fetare qe nuk janë te tyre,dhe kurr nuk kanë qenë te tyre,para së te bajnë gjeste te këtilla duhet ta mesojnë pak historin e kishave.Ndonjë arrestim i ndonjë qytetari për këtë rast është i padrejtë,sepse ata i dolen ne mbrojtje të temeleve te kishes e cila dikur ishte e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat