Kisha Ortodokse serbe - superfuqia e politikës në Serbi - Bota Sot
Kisha Ortodokse serbe - superfuqia e politikës në Serbi

Opinione

Kisha Ortodokse serbe - superfuqia e politikës në Serbi

Nga: Ragip Guraziu Më: 29 tetor 2018 Në ora: 10:59
Ragip Guraziu

Pozicioni i Kishës në çështjen e Kosovës është i qartë, e qartë si një ditë, si dielli, sepse siç tha ai “Kisha Serbe e  filloi historinë e saj në atë zonë, ku Patriarkana e Pejës është vendbanimi i patriarkëve serbë dhe Kishës serbe”. Kështu ka deklaruar patriarku serb Irinej në një intervistë për Tv Hram. “Nuk mund ta imagjinoj Serbinë pa Kosovën dhe Serbinë pa Deçanin, pa Patriarkanën e Pejës, Graçanicën dhe vende të tjera të shenjta”, ka shtuar ai....

Ndryshe vetëm presioni evropian dhe Amerika do të detyrojnë Serbinë,që ta pranojnë njohjen e Kosovës. Kurse qëllimi i kësaj njohje të shtetësisë është që mos t'i paguajnë reparacionet e luftës në Kosovë.

15 Vjet nga Vrasja e Gjingjiqit

 Kryeministrin Zoran Gjingjiq, i cili u vra më 2003.ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, i cili u qëllua për vdekje në një vrasje politike në vitin 2003 – një vrasje prapavija politike e të ciliës ende nuk është sqaruar plotësisht.

“Një person i madh, ai ishte shpresa dhe drita, por dikush zgjodhi errësirën”, shkroi njëri.

“Pesmbëdhjetë vjet të humbura. Çdo gjë mund të ishte më ndryshe, por ne nuk e kemi kapur – siç do të thoshte Zorani – shansin historik për të qenë një vend modern, shtet evropian me sundim të ligjit”, tha një tjetër.

Gjingjiq ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, e cila udhëhoqi një revoltë kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit në tetor të vitit 2000.

Ai u bë kryeministër në vitin 2001 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në arrestimin dhe ekstradimin e Millosheviqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish Jugosllavinë në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte.

Ai u vra më 12 mars 2003, jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Milorad Ulemek, i njohur si “Legija”, ish-komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale të Ministrisë së Brendshme, u shpall fajtor për organizimin e grupit që komplotuan vrasjen e Gjingjiqit.

Zvezdan Jovanoviq, i cili ishte në shërbim aktiv në atë njësi në kohën e vrasjes, u shpall fajtor për të shtënat që vranë atë.

Të dy burrat janë duke kryer dënimin me 40 vjet burg.

Pjesëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale të Ministrisë thuhet se kanë komplotuar për të kryer vrasjen me ndihmën e klanit të “Zemunit”, një bandë e krimit të organizuar, por prapavija politike për rastin ka mbetur e paqartë.Daçiç gjithashtu deklaroi se Vuçiç nuk ka frikë të shkojë në Kosovë dhe Metohi, duke iu referuar vizitës së planifikuar të Presidentit këtë të shtunë dhe të dielën: “Unë nuk dua të bëj deklarata në emër të tij, por duke e njohur Vuçiçin, ai do të vlerësojë mirë përfitimet dhe dëmet e mundshme. Ai nuk ka frikë për vete, por ai mendon se çfarë do të ndodhë pasi të jetë atje, qoftë dikush do ta përdorë atë për të nisur agresionin kundër veriut të Kosovës, ose disa aktivitete të tjera. Përgatitjet për vizitën janë në vazhdim, populli serb (në Kosovë) po e pret me entuziazëm vizitën e tij”.

Shefi i diplomacisë serbe i bëri këto komente pas dështimit të takimit mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit në Bruksel.gjitha dëmet duhet t'i faturohen regjimit gjenocidal serb

Harresa 20-vjeçare e dëmeve të luftës dhe viktimave që ka shkaktuar Serbia është një mëkat i madh për politikën kosovare. Përgjegjësia bie mbi të gjithë ata që ishin në pushtet. Tani, edhe sot, presidenti i Kosovës flet me mburrje për fazën finale të dialogut dhe paralajmëron se "Marrëveshja përfundimtare do të jetë e vështirë për Kosovën,por po harron aktualizimin e dëmeve dhe krimeve të luftës në këtë finale të procesit. Ato janë të pafalshme, sidomos viktimat në njerëz, por edhe dëmet materiale.

Shteti duhet të insistojë që të gjitha dëmet dhe shkatërrimet t'i faturohen regjimit gjenocidal serb dhe ato të kompezohen.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Kosovë që filloi në 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, deri në 11 qershor 1999.

Lufta u zhvillua mes forcave të Republikës Federale të Jugosllavisë, (në atë kohë, Konfederata e Serbisë dhe Malit të Zi) dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me ndihmë ajrore nga NATO, (nga 24 marsi 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria shqiptare.

Në këtë luftë u dëbuan 800,000 shqiptarë nga territoret e tyre, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët qytetarë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruar edhe pse kjo çështje nuk është trajtuar në bisedimet në Bruksel, kjo temë ishte ngritur një herë në procesin e negociatave të Vjenës, që janë mbajtur para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por, kjo temë qe mbyllur menjëherë, pasi pala serbe një kërkesë të tillë nuk e ka pranuar.

Thuhet se për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, nevojitet që Serbia të kompensojë dëmet e luftës.

Ekipi i ekspertëve në atë kohë, ka bërë një vlerësim të dëmeve të luftës për sektorë të ndryshëm, e që vlera ka arritur në mbi 22 miliardë euro. E tash natyrisht për t’u krijuar një pajtim, dhe për të parë që Serbia me të vërtet dëshiron që të lë prapa vetës politikën e (Sllobodan) Millosheviqit, ajo duhet të jetë e gatshme që të spastrojë llogaritë dhe dëmet ekonomike në pronën private dhe dëmet tjera që i ka shkaktuar Kosovës me qeverisjen e saj dhe luftën shfarosëse që ka zhvilluar ndaj shqiptarëve”.

Edhe Tirana zyrtare nuk rrin duarkryq

Publikohen pasojat e luftës: 11’840 civilë të vrarë

Sipas rezultateve zyrtare të botuara nga arkivat kosovare gjatë vitit 1998-1999 janë vrarë, 11.843 kosovarë, prej tyre 1.392 fëmijë dhe 1739 femra

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës promovoi në Tiranë dy botime të cilat sjellën dëshmi faktike mbi krimet serbe në Kosovë gjatë luftës së fundit: “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999” dhe “Krimet e Serbisë ndaj fëmijëve në Kosovë 1998-1999”.

Këto dy vëllime u botuan në Akademinë e Shkencave në Tiranë, ndërsa vetëm 14 vjet pas luftës jepen shifrat zyrtare se në Kosovë u vranë nga regjimi i Serbisë, 11 840 qytetarë të pafajshëm.

U tha në atë kohë se qëllimi themelor i botimit të këtyre librave është prezantimi i fakteve, që paraqesin dokumentacionin për krimet e Serbisë në Kosovë ndaj popullatës kosovare e posaçërisht ndaj fëmijëve gjatë viteve 1998-1999. Politika antishqiptare e serbëve është manifestuar me shekuj.

Kjo luftë, u zbatua nga formacionet ushtarako-policore dhe paramilitare serbe, të cilët vranë, masakruan, zhdukën, dhunuan, dëbuan dhe deportuan popullsinë civile shqiptare, i plaçkitën, dogjën dhe rrënuan shtëpitë, objektet fetare, shkollore, kulturore, ekonomike, e të tjera, si dhe vendbanime të tëra shqiptare, me synim spastrimin etnik.

Vetëm nga  janari deri më 12 qershor 1999 janë vrarë ose evidentohen të zhdukur 1 396 fëmijë, nën moshën 18-vjeçare, apo më tepër se 11 për qind e viktimave të përgjithshme të të vrarëve në Kosovë.

“Kjo statistikë për dhunën mbi fëmijët është më tragjikja në historinë e re të Evropës”.

Sipas të dhënave të grumbulluara, në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2 261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria.

Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.

Bilanci i luftës në Kosovë

Shtëpi të shkatërruara, dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358.

Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101;

Vrarë: 11.843 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; Të Pagjetur janë akoma 1450 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475

Refugjatë: 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.

Sava Janjiq, pasi thekson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të gëzonte përkrahjen e popullit e të Kishës Ortodokse Serbe sikur “të mbronte interesat e dinjitetin e shtetit”, ka shtuar: “Se si pushteti do ta drejtojnë shtetin, është punë e atyre që i ka zgjedhur populli, por kur dikush luan me jetën e besimtarëve tanë, të cilët në kushtet më të vështira mbijetuan vitet më të rënda të represionit në Kosovë pas vitit 1999 dhe dëshiron ta shesë Kosovën për interesa afatshkurta e personale, ne duhet të mbrojmë grigjën tonë”, ka thënë igumeni i manastirit të Deçanit.
Irinej paralajmëron Vuçiqin për Kosovën: Çka dhurohet, humbet përgjithmonë

Patriarku serb Irinej, me rastin e thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, ka thënë se “Kosova nuk guxon as të tjetërsohet e as të dhurohet”“U bëjmë apel liderëve tanë shtetërorë që nuk guxojnë të japin pëlqimin e tyre për tjetërsim të Kosovës e Metohisë, sepse ajo që merret me dhunë, edhe kthehet, ajo që i dhurohet dikujt, ajo është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk guxon ta lejojë të ndodhë”, ka thënë Irinej për televizionin publik serb. Kujtojmë se presidenti serb Vuçiq ka bërë thirrje për dialog të brendshëm për Kosovën me qëllim të zgjidhjes së të ardhmes së Serbisë dhe popullit serb.

Irinej vazhdon me deklaratat e tij....
 
Pozicioni i Kishës në çështjen e Kosovës është i qartë, e qartë si një ditë, si dielli, sepse siç tha ai “Kisha Serbe e  filloi historinë e saj në atë zonë, ku Patriarkana e Pejës është vendbanimi i patriarkëve serbë dhe Kishës serbe”,

Kështu ka deklaruar patriarku serb Irinej në një intervistë për Tv Hram.

 “Nuk mund ta imagjinoj Serbinë pa Kosovën dhe Serbinë paDeçanin, pa Patriarkanën e Pejës, Graçanicën dhe vende të tjera të shenjta”, ka shtuar ai.

Pra edhe çka duhet thënë  patriarku serb Irinej se Kisha ortodokse serbe e udhëheq poitiken shteterore të Serbisë,dhe thuaj se e gjithë bota I ka future veshët në lesh dhe po shtirret si nuk po ndodhë asgjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...