Nata e Shtrigave (Halloween) sipas të dhënave arkeologjike dhe historike

Opinione

Nata e Shtrigave (Halloween) sipas të dhënave arkeologjike dhe historike

Nga: Dedë Palokaj Më: 30 tetor 2018 Në ora: 08:15
Dedë Palokaj

Shqiptarët ndër popujt më të lashtë të Europës, kanë trashëguar doke dhe tradita të shumta. Ndër to dallohet Nata e Shtrigave siç njihet ndryshe Halloveen që kremtohet në mbarë botën me 31 Tetor, tashmë kudo e përhapur edhe në troje tona. Shuarja e saj për një periudhë të caktuar kishte ndodhur si shkak i komunizmit dhe raportit të tij me fenë.

Çfarë në të vërtetë është kjo festë? Halloween-i është festë e pazakontë dhe më e çuditshme e vitit kalendarik. Nuk është për tu befasuar nëse me rastin e kësaj feste të takosh në rrugë apo para dyerve të shtëpijave njerëz të maskuar me moral të diskutueshëm ose me shëndet mendor krejt të paqëndrueshëm. Mund të jenë këta protagonistët e një feste të paharrueshme, ku të ftuarit duhet respektuar rregullat imituese si psh: njerëz anormalë, kriminelë, vrasës dhe tipe njerëzish pak të rekomandueshëm etj. Mund të gjeni si për shembull një shkencëtar apo politikan të çartur nga mendja; një të çmendur të lidhur me litarë; një maniak mazokist; një kriminel të rrezikshëm; një vrasës; një paranormal etj. Duhet theksuar se festa e Halloween-it në shikim të parë i përngjanë një karnevali argëtues apo një feste fetare, por me një veçori dhe mesazhë krejt tjetër që nuk ka të bëj asgjë me fenë e krishtere dhe islame. Halloweeni është një festë eksluzive pagane.

Në mungesë të njohurive, disa media shqiptare, shpeshherë e trajtojnë Halloween-in në mënyrë krejt të shtrebëruar si një festë e krishterë e shenjtërimit apo festë e krishtenizuar duke ngatërruar festën pagane me festën e të Gjithë Shenjtërve (Sollemnitas Omnium Sanctorum) e cila kremtohet me 1 Nëtor, njëra ndër festat më të rëndësishme të Kishës Katolike.

Nata e Shtrigave (Halloween) si dhe okultizmi (lat. occultus – fshehtësi) mbulohen me një vello misterësh. Duke u nisur nga fakti se njeriu për nga natyra është kurreshtarë për gjithçka që është e panjohur, disa hamenden se pas okultizmit dhe riteve okulte qëndron ndonjë fuqi e fshehtë që nuk mund të shpjegohet sipas ligjeve të zakonshme natyrore. Nata e Shtrigave (Halloween), magjia si dhe praktikat e shumta okulte për nga origjina dhe historiku në forma dhe mënyra të ndryshme kan ekzistuar që në lashtësi duke pësuar emërtime, domethënie dhe transformime gjuhësore. Këtë e dëshmojnë zbulimet arkeologjike që kanë nxjerrur në dritë objekte të shumta kulti, altarë sakrificash, artefakte dhe figura të ndryshme kulti të të vdekurve të punuara prej balte dhe terrakote (lat. terra cotta – dhe i pjekur) apo të gëdhendura në gurë si edhe dokumente të shkruara historike që na përcjellin simbole, receta dhe formula magjike që tregojnë se magjia dhe okultizmi kan lulëzuar që në parahistori – periudha më e hershme e shoqërisë njerëzore. Madje kan qenë bazament kulturor dhe psikologjik ku ndërtohej dhe mbahej shoqëria njerëzore si individ, familje, fis apo mbretëri të mëdha si p.sh. Persia, Mesopotamia, të quajtura edhe toka të magjistarëve, Egjipti i cilësuar edhe si shtëpia e magjisë, poashtu bota greke edhe më vonë ajo romake u mbështetën fuqishëm te magjia dhe okultizmi.

Arkeologjia parahistorike na bën të mundur ta hedhim shikimin tonë mbi kohën para lindjes së shkrimit. Qysh në atë epokë ka ekzistuar kulti për të panjohurën në lidhje me objekte, gjallesa apo dukuri natyrore. Gjatë gërmimeve arkeologjike, pranë vegëlave të ndyshme të punës dhe armëve luftarake, hasim edhe altar kulti dhe flijimi për ceremoni mistike të adhurimit kushtuar perëndive pagan që dëshmojnë vetitë e bestytnive të njerëzve të kohës. Këto kulte kishin si shkak frikën, habinë e admirimin dhe adhurimin në drejtim të së panjohurës në natyrë dhe në jetën e njerëzve. Janë këto përfytyrime të mjegullta për të cilat bota ku jetonin ishte e panjohur.

Mjedisi oriental dhe kulturat e lashta (Egjipti, Babilonia, Greqia, Roma etj.) për të ndërhyrë në fshehtësitë qiellore dhe njerëzore përdornin: fallin, ëndërrat, astrologjinë, magjinë, teozofinë, ezoterizmin, spiritizmin dhe praktikat e shumta okulte. Këto praktika krejtësishtë të gabuara zbatohen edhe sot e kësaj dite kudo në botë. Madje në popullin tonë shqiptare ky mashtrim ka marrë hov të madh.

Ç’farë në të vërtetë është Nata e Shtrigave apo Halloween-i, festa që ka merrë përmasa të gjëra edhe në troje tona shqiptare? Halloween-i është festë e religjioneve të lashta politeiste pagane që u përcoll nëpër shekuj me zakone e tradita të shumta e cila ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve të lashtë natën midis 31 Tetorit dhe 1 Nëntorit. Është festë e përgjakshme dhe e frikshme, festë e shëmtisë dhe vdekjes e cila na kujton të kaluarën parahistorike dhe historike kur shumë fise dhe popuj të lashtë sakrifikonin edhe fëmijet e vegjël për nderë të hyjnive pagan. Halloween-i u bë i njohur si njëra ndër festat e shumta okulte të keltëve që daton nga shek. 5 para Krishtit prej të cilëve këtë festë e moren romakët dhe shumë popuj tjerë duke vazhduar ndër shekuj në trajta dhe forma të ndryshme të shumë popuj deri me sot e kësaj dite.

Meqë keltët ishin popull animist (besimi se objektet në natyrë kanë shpirt), ata gjatë kësaj feste bëheshin një edhe me natyrën. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Helloween-it, por origjinën e vërtetë në mënyrën e sotme të kremtimit e gjejmë tek ritualet e lashta religjioze të fiseve kelte të njohur si Samhain. Kulti i Samhain paraqet zotin e errsirës apo të vdekjes. Kuptimi i Natës së Shtrigave është me prapavijë të zymtë dhe mesazhë të keq: “Festa e Ferrit”,  “Mirëse vini në ferr!” etj. Andaj para se të festojmë duhet të dimë se çka po festojmë. Legjenda e lashtë kelte thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë 12 muajve të vitit të shkuar mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugëtimin drejt një bote tjetër. Sipas kësaj legjende kufiri në mes kësaj bote dhe botës pas vdekjes pikërishtë në natën e Samhain-it është më i holli dhe mu për këtë shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur do të ecin në mesin e të gjallëve.

Maskimi i frikshëm i fytyrës, trupit dhe objekteve gjatë kësaj nate është i lidhur ngusht me zakonet, mitet dhe legjendat e fisve kelte, që mbuloheshin me lëkura kafshësh për të trembur shpirtërat e të vdekurve. Është e qartë se Halloween-i është një vazhdimësi në shtratin e paganizmit, është viti ri i magjistarëve, astrologëve qe përpiqen të parashikojnë ngjarjet dhe fatin e njerëzve, është festa që shfrytëzohet për të bërë shërbesa të zeza, nëse është e mundur edhe sakrifica njerëzish siç ka ndodhur në të kaluarën por edhe sot nëpër shumë vende të botës. Kjo tregon shpirtin e njeriut pagan të kohës sonë, rikthimin e paganizmit, bestytnive dhe mitologjisë pagane nëpër shtëpitë dhe qytetet tona - një nostalgji bashkëkohore për kulturën pagane që beson në shumë hyjni.

Festa e Halloween-it shihet me sy të mirë nga të gjithë ata që veprojnë në fushën e magjisë, astrologjisë, ezoterizmit, okultizmit, shamanizmit dhe satanizmit. Madje satanistët besojnë se kjo festë është dita më e veçantë e vitit kur haptas mund ta thrrasin dhe ta adhurojnë satanin (djellin) me simbolet e tyre të anarkisë duke i përdhosur të gjitha vlerat njerëzore dhe fetare. Nata e shtrigave sjell dekor dhe atmosferë të errësirës pagane me përmbajtje të thekësuar horrori që nuk ka të bëjë asgjë me traditën feve monoteiste. Përkundrazi, festa është tërësisht antihumane dhe poshtëruese e shënuar me plot simbolika errësire, masonike, shamanike dhe satanike dhe mund të konsiderojmë si festën më të shëmtuar dhe më të frikshme të vitit. Në prapaskenën e kësaj feste fshihen gjurmët e errëta të projektit sataniko - masonik me qëllime të caktuara. Hallowenni duket të jetë burim i “Darkës së Lamës”, festa tradicionale e falënderimit për të lashtat dhe korrje – shirjet e trashëguar nga ilirët e njohur ndër ne si “Darka e Lamës” shqiptare.

Fiset dhe popujt e ndryshëm gjatë historisë të cilët adhuronin vdekjen – zotat e botës nëntokësore, të krimit dhe të vdekjes siç janë: Tanatosi, Hadi, Serapisi, Ozirisi, Samhain etj., jo vetëm se janë antihumane, antinjerëzore, por janë edhe djallëzore. Kush janë adhuruesit e shkatërrimit dhe të vdekjes? Kush janë ata që edhe sot e kësaj dite në mënyrë të habitshme adhurojnë vdekjen me dëshirë të vdesin për Zotin e jo të jetojnë për Të? Të mashtruarit dhe të devijuarit fetarisht që adhurojnë vdekjen kinëse po luftojkan për Zotin, janë të rreshtuarit në shërbim Halloveen -it e kjo don të thotë në shërbim të djallit që bën luftë kundër Zotit dhe njeriut. Djalli, mashtrues i regjur i përgjigjet vetëm vdekjes sepse ai është kundërshtarë i rreptë i jetës, të mirës, harmonisë dhe dashurisë (krah. 1 E Pjet. 5, 8; Zbl. 12, 10). Bota okulte Halloween-in e definon si festën më të madhe të Satanit.

Të veshurit me kostume dhe maska të frikëshme, me figura të çuditshme vampirësh, fantazma djajësh, kur kreativiteti merr krah për të “shpikur” mënyra maskimi më destruktive dhe nga më të çuditshmet, pastaj filmat horror, përzierja me mbrapështira dhe djallëzira të ndryshme etj., jo vetëm që të ftojnë të mendosh dhe të “gatuhesh” keq, por ato mund të shkaktojnë edhe strese te të rinjët, ose edhe më keq, të bëhen të pandjeshëm për të dalluar të mirën nga e keqja. Andaj duhet të jemi vigjilentë në mbrojtjen e vetes, të fëmijëve, të familjes dhe shoqërisë për ruajtjen e vlerave tona shekullore nga të gjitha ndikimet negative dhe të dëmshme të kohës së re që vijnë nga Lindja apo Perëndimi. Edhe më keq ndikojnë veshjet e rrobave me forma e figura djajësh, të cilat sikur ishin e janë një sinjal i paraqitjes “spektakulare” në skenë të sektit më famëkeq në botë – Kultit të Satanizmit (kaosi zi) - rruga më e shkurtër deri të humnera e rrënimit të pafund. Kështu nëntoka - forcat errëta, bijtë territ delin në sipërfaqe derisa bijtë e Dritës i zë gjumi! Populli thotë: Uji fle, hasmi s’fle. “Drita erdhi në botë, por njerëzit më tepër deshën terrin se dritën sepse veprat i kishin të këqija” (Gj 3, 19). Veçoria tjetër e Natës së Shtrigave - Halloween-it në kohën e sotme është komercializimi i produkteve tregëtare për shitjen e mallërave të ndryshme. Ata shqiptarë që sot festojnë Hallovween-in, e festojnë më shumë për tu argëtuar se sa për ndonjë motiv fetar, qoftë pagan për të festuar, apo të krishterë e musliman për të mos e festuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat