Kush e vrau Kacifjan? - Bota Sot
Kush e vrau Kacifjan?

Opinione

Kush e vrau Kacifjan?

Nga: Adriatik Riza Dosti Më: 30 tetor 2018 Në ora: 20:35
Adriatik Riza Dosti

...Policia shqiptare me shume profesionalizem e duke shpetuar veten e jete te tjera njerezore qelloi ndaj atij qe qelloi mbi te..dhe e vrau...

Dhe mire beri pasi keshtu do te bente e ben cdo lloj policie ne bote qe nga Sudani e Uzbekistani e po aq nga California e Mongolia...

Shko ne Athine, Beograd,,,Moske... Berlin.. Pekin a New York e provo te qellosh mbi policine ...dhe e sheh mire se c'pergjigje merr...

Personi ne fjale mund te ishte edhe turk, serb, rus a kinez por edhe edhe amerikan a afrikan...e c'rendesi ka...ishte nje person qe me veprimin e bere meriton te quhet Terrorist dhe per ate qe beri mori ate qe meritonte dhe ketu duhet te mbyllet historia dhe te pushojne fytet e cjerra te grekeve zullumqare te Athines por edhe korret e kukuvajkave politike te Tiranes...

Mos e shfrytezoni veprimin e policise shqiptare , te forcave Renea e te atyre djemve me uniformne per qellimet tuaja te ndyra politike sepse fale mbraptesive tuaja ..nga te dyja anet e kufirit sot shqiptaret e greket jane ketu ku jane..me urrejtje reciproke dhe te gatshem ta hane njeri tjetrin te gjalle...

Sepse ne doni ta dini tamam - tamam...ate te ziun qe e la mendja e ju besoi juve se mund te bente c'te donte ne nje shtet rrumpalle e kerkushi nuk do ti bente gje a e dini ne te vertete se kush e vrau?

...E vrau politika ...

E vrane Dulja , Barka, Mico, ... qe ne toke e teritor shqiptar po nxisin urrejtje te ndersjellte mes grekeve e shqiptareve... ...e vrane Kryetari i Bashkise se Dropullit qe nxjerr brockulla nga goja...,,,e vrau Nena e pjestare te familjes se tij qe ne toke e teritor shqiptar po kerkojne tu vije e tu jape drejtesi Tsiprasi prej Athine....tu vijne mjeke ligjore, police, ekspertiza, hetues etj etj prej ''Atdheut'' per te cilin dha jeten ...Kacifja...

E vrau ... njefare deputeti kafshe me fytyre njeriu me emrin Kari- Idiotis ...qe deklaron publikisht se duhet ta bombardojme Shqiperine, ti vrasim te gjithe e te mos leme gjalle asnje shqiptar...

E vrau ...edhe nje politikan tjeter i larte grek qe kerkon ta coje vrasjen e tij deri ne Bruksel...e qe quhet... Andreas Loverdos...

E vrane edhe ata qe mbreme naten si cuba te erresires hodhen bomba molotov mbi nje Agjensi turistike shqiptare ne Athine ...

E vrane edhe ata greker xanxare qe dje u perleshen me thika me shqiptaret ne rruget e Selanikut e u gjakosen mes njeri -tjetrit...

E vrau edhe vete qeveria greke qe po ngre furtune ne gote e po therret Ambasadoren shqiptare me tersellime ne Athine...

E vrane Pavlopulosi, Kotziasi, Kamenosi e madje edhe vete Tsiprasi qe s'kane lene fjale te ndyre e kercenim pa nxjerre nga goja kunder Shqiperise e shqiptareve...

E vrane banditet e cubat, horrat e Hienat e Agimit te Arte ..qe ende ulerasin per Vorio Epirin ...dhe hyjne naten ne territorin shqiptar si hijet qe ndjellin vetem vdekjen...

E vrane...''mirenjohja e dashamiresia ''e imponuar e shqiptareve per tu ndertuar grekerve varreza imagjinare te renesh ne token e tyre ..c'ka do ta kene si Gozhda e Nastradinit ne kurriz te tyre derisa ti shperngulin prej andej e t'ja dergojne pako-postale Athines...

E vrane ceshtja Came, pislliku i Mareveshjes se Detit, helmi i Janullatosit ...greqizimi e helenizimi i dhunshem i jugut te Shqiperise dhe nxitja e urrejtjes se minoritetit grek ne Dropull kunder shqiptareve me te cilet kane jetuar si vellezer e motra jete e mot....

Por e vrane edhe...

...Nacionalizmi i semure, falls e i shtirur i Edi Rames qe kerkon te fitoje sado pak kredibilit politik ne popullin e vendin e vet te cilit ka kohe qe po i ben gropen sa e si te mundet ,,ndaj dhe kete radhe per te larguar vemendjen prej Humneres qe u ka pergatitur shqiptareve me qeverisjen e tij mizerrabel e banditeske ...kerkon te luaje karten e nacionalizmit te glorifikuar shqiptar...

E vrane edhe driteshkurtesia e politikaneve bytheshitur, palaco, sharlatane e tradhetare te Tiranes qe ende i genjen mendja e besojne dhe shpresojne se rruga e vetme e Shqiperise per ne BE dhe Europe kalon vetem nga Athina...ashtu sikurse Djajte -greke kerkojne te na kushtezojne e imponojne ne gjithcka e per gjithcka duke kerkuar deri edhe shkombetarizimin tone ..si kembim te ''ndereve'' qe na bejne...

E vrane edhe Omonia e PBDNJ... e mercenareve te ndyre te Greqise qe s'lene rast pa ju frure zjarreve te armiqesise e urrejtjes mes shqiptareve e grekeve ....nderkohe qe ne Mediat greke e shqiptare tundin Gjethen e Ullirit si shenje paqe e mirekuptimi... e nga ana tjeter i kane gati Urat e zjarrit per tu vene flaken Shqiperise e shqiptareve...edhe pse hane buken e tyre e pijne ujin e tyre....

E vrane edhe deklaratat krejtesisht te denueshme e te pa pergjegjeshme te Sali Berishes qe baltosin rende ate lloj policie qe duam te gjithe ne shqiptaret qe lusim per shtet, rregull, ligje e rend...te barabarte per te gjithe...

E vrane edhe mediat puthadore, servile, bytheshitura, sahanlepirese e Aeroplan-shetitese te Edvin Erdoganit qe ende cuditerisht vazhdojne te flasin shqip....

E vrau Kacifjan edhe ajo parulle shume rraciste e fobike e shpalosur nga tifozet e Braces, Olsit e Gazit ..gjate ndeshjes Partizani - Skenderbeu...ku gjithcka ''cuditerisht'' ishte ne te njejten linje me ate te te vellait te Olsit Drejtor te Partizanit ..me Edvinin Kryeminister te Shqiperise...

E vrane edhe shume politikane te tjere shqiptare te cilet edhe pse te shitur prej kohesh tek Athina ...e prej kohesh me thike ne dore pas shpines se Shqiperise e te shqiptareve sot u bene ''trima'' e rrembyen kallashin e nuk po pushojne se e shkrehuri kunder Athines...

E vrane edhe te gjithe ata palaco e sharlatane politikane shqiptare qe kurre nuk e hapen gojen per dhjetera shqiptare te vrare ne Greqi prej rracizmit, fobise e urrejtjes kunder shqiptareve prej fqinjeve te tyre ''europiane'' ...dhe qe sot po trimerohen kaq fort me vrasjen e ketij Kacifjasit -viktime e tyre ... si dhe e shejtaneve dhe djajve te Athines...

Ndaj Kacifja vec vet-vrasjes qe ja pergatiti vetes krejtesisht per mende e kokes ...u ndihmua qe te vritej fare lehtesisht edhe nga te gjitha keto c'ka une permenda me lart...ku kush me shume e kush me pak cuan ne vdekjen e sigurte te tij sikurse do te cojne ne vdekje e vrasje te tilla sot, neser e pasneser te tjere nenshtetas greke me kombesi shqiptare apo edhe nenshtetas shqiptare me kombesi greke...kendej e andej kufirit...

E vrame te gjithe se bashku tek po kerkojme qe ti hedhim Benzine - Zjarrit si kurre me pare ...per tu djegur per se gjalli te dyja palet brenda ne te...

Ne vend qe ti ndalojme dhe eliminojme terroristet qofshin keta greke, serbe, maqedonas, malazeze a shqiptare ...cmendurisht po rendim si te marre kunder njeri tjetrit me flamurin e terrorizmit, fobise e urrejtjes ne njeren dore e armen gati per zjarr ne doren tjeter...

Ndaj jepini fund marrezise e urrejtjes reciproke...sidomos ju ..pala greke qe s'kini lene gje e kusur pa i beri ketij vendi e ketij populli kendej qe quhet Shqiperi e qe per fatin e tij te keq ju ka JU komshinj...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat