I këtillë është shteti kur ka të tillë “intelektual”

Opinione

I këtillë është shteti kur ka të tillë “intelektual”

Nga: Islam Fejzullahu Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

 Lus Zotin qe nuk do të përjetojmë qe një ditë ne "TV arena" ti shohim njerëzit edhe me armë ne dorë kundër njërit tjetrit!

Paska ndodhë edhe një përleshje ne TV debat në mes të" intelektualve" tanë deputet? Vallë kur ishte koha të tregohej trimëria për lirinë e vendit të këtillët ishin gjallë ndokund apo?

Fatbardhësisht deri me sot gjithçka po përfundon vetëm me grushtime besa edhe nokdauna, por i lutem zotit qe nuk do i përjetojmë ti shofim të armatosur ne Tv debate dhe te eskaloj gjithçka në të keq dhe gjakderdhje!

Vallë kështu po u zhvilluaka shteti? Dhe si po ndodhë pikërisht ne TV të njëjta sikur po vërtetohen thashethemet për pronarin e këtij TV se qenka vërtetë njeri i dyshimtë sepse  deri me sot diçka të tillë nuk ka ndodh ne studio tjera përveç KTV? Vallë a do te ketë ndonjëri nga të tillët që ti del përpara njeriut  apo të parit të vendit i cili po tenton ta zhbëjë shtetin e Kosovës, rraha gjoksa te tillë?

Shtet he shtet me pushtetar rrahagjoksa, ndërsa varfëria në kombinacion!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat