Laberinthet e gjarpërit

Opinione

Laberinthet e gjarpërit

Nga: Dedë Preqi Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 13:40
Dedë Preqi

Thojnë, populli bie lehtë në mashtrim, mirëpo jo gjithherë, sepse paqartësia, pakuptimi i një dëshire dhe vullneti, popullin e revolton dhe nuk e lërë të qetë, sepse mashtrimi nuk ia mundëson me krijue hapësirë normale njeriut dhe grupeve njerëzore me veprue përmes epsheve apo sipas ëndjëve të veta dhe egoiste.

Po ia fillojmë te gjarpëri, imazhi i të cilit është simbol i satanit, i cili parasysh i ngatërron dhe pështjellon faktet e ekzistencës njerëzore. Dikush ndoshta ia ka lakmi, ia kanë lakmi edhe njerëzit, sepse lëvizjet e tij janë të shkathta dhe alternative, i cili gjenë rrugë dhe labërinthe për të depërtuar, por nganjëherë nuk janë gjitha rrugët e hapura dhe të kalueshme, edhe asnjë forcë nuk do ta krijonte një botë të vetën të pavarur, pa vullnetin e gjithmbarshëm, që ta shpjerë drejt përmbushjes së një forme dhe një bote të lirë njerëzore.

Dhe kjo nënkupton, edhe njeriu nëse e merr rrolin e gjarpërit në shoqërinë njerëzore dhe mendon se mundet me ia arritë zotërimin e një kuptimi të gjërë të një fuqie dhe i duket vetja i pa përballshëm me të tjerët, atëherë marrëdhëniet themelore të ekzistencës shqërore do të marrin një kahe tjetër dhe jo normale, sepse kuptimi i kësaj jete nuk mund të shprehet me anën e koncepteve egoiste, të pa qarta, pa një marrëdhënie të ndërsjellëtë brenda shoqërore, sepse përveq tjerash, bëhët fjalë edhe për një dëmtim biologjik, psikologjik dhe historik të një shoqërie dhe populli.

Prandaj, prej këtij këndvështrimi, rreziku dhe lëkundja e shtetit të Kosovës është e mundur dhe i pa shmangshëm, duke bartur brenda vetës tipare të tilla të anarkizmit dhe formave të gabura në ekzekutivin e shtetit dhe pushtetit, sepse nga njëra anë mungon energjia e vërtetë e popullit dhe uniteti për të modifikuar realitetin e gjërave, që përcaktojnë kushtet dhe sigurojnë mirëqenjen e vet njerëzore, ndërsa nga ana tjetër, mungon vetëdija e ndërgjegjësuar dhe vullneti i pushtetit për të përcaktuar dhe realizuar programet e veta, në mungesë të pa aftësisë për të arritur këto qëllime.

Pse Kosova të mbetët në këtë ekuilibër të paqartë, në pamundësinë për ta vetëqeverisur vetëvetën?

Në përgjithsi është kjo gjendje e pa pranueshme për qytetarët dhe shtetin e tyre, një gjendje e cila do të ishte e pa përceptueshme, duke e kuptuar realitetin, që me padurim është pritur domëthënja dhe krijimi i shtetit të Kosovës, si një mrekulli jo e çpikur, por e merituar e njerëzore e këtij populli, për të pasur shtetin e lirë dhe demokratik, me një ekonomi të zhvilluar dhe me politika të shëndosha nga një udheqje me njerëz të ditur, të besueshëm dhe të dinjitetshëm për të qeverisur vetëvetën.

Deri këtu, pas çlirimit nga okupatori serbo-sllav, apo pas Pavarësië deri më sot, nuk është berë ajo që është pritur të bëhët, dhe është bërë shumë pak në lidhje me sakrificën dhe vlerën e këtij populli, por edhe mënyra se si po trajtohet sot, përmes së cilës po bëhët një padrejtësi dhe abuzim ndaj tyre, si rrjedhojë e pushtetëve të dobëta me afera kriminale e korruptive, veprimet e të cilave janë më shumë shqetësues se do kishin elemente të mirëqenjes dhe përspektivës qytetare.

Në këto rrethana nuk do të hasim në asnjë tentativë për të bërë diçka të rëndësishme për këtë vend, nëse brenda të cilit nuk qëndron uniteti gjithëpërfshirës dhe uniteti që bashkon prej kreut të shtetit e deri te qytetari më i thjeshtë. Rivaliteti dhe betejat e pandërprera të partive politike në Parlamentin  e Kosovës, janë aqë të skajshme dhe të neveritshme, me gjuhën vullgare dhe rrugaqe të disa deputetëve, të cilët nuk e meritojnë karrigën e deputetit, por as shkopin e një lopari  të thjeshtë.

Kohën e fundit Kosova po rrëshqet keq dhe turpshëm nga vetë autorët e vet politik, duke filluar nga vetë kreu i shtetit, me lëvizjet politike të pa shpjegueshme, duke e  zhbërë njohjen e kufinjëve të Kosovës, nga shumica e vendeve ndërkombëtare të botës, e cila do përceptohet si e pa kapshme dhe e pa arritshme, për këtë arsye veprimet e z.H.Thaçi, trajtohen si të mistershme, duke provokuar shtetin e vet dhe rajonin, për të plotësuar apetitet e Serbisë së Vuçiqit.

Prandaj, kuptimi dhe fytyra e vërtetë e shtetit të Kosovës, do të qartësohet prej atij momenti kur do të shmangen interpretimet dhe predentimet e njerëzve me dy fytyra dhe dy rrole në pushtet. Nuk ka shtet dhe as pushtet të mirëfilltë në botë, nëse udhëheqët me qëndrime dhe imazhe të dyshimta politike, duke humbur në këtë mënyrë besimin dhe ndikimin e tyre në pushtet dhe udhëheqje.

Nëse laberinthet e «gjarpërit»  janë aqë të shkathta dhe të depërtueshme për të shprehur rivalitetin ndaj kundërshtarit të vet Serbisë, e cila e meriton më shumë se produktin e llojit të gjarpërit, për aq sa nuk kërkon falje  dhe nuk ndjehët fajtore për gjenocidin që i shkakëtoi popullit të Kosovës, do të ishte si diçka e pa kontestueshme qëllimi i kësaj pike kundërshtare, pa e dëmtuar substancën e vet. Por, për fat të keq, labërinthet e Hashimit janë në veprim të kundërt, drejtimi i të cilit po e rritë tensionin dhe kontrollin e shtetit, dhe rrezikun ndaj ngatërrimit me miqtë ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat