A është Hashim Thaçi në rolin e spiunit serbo-rus..!?

Opinione

A është Hashim Thaçi në rolin e spiunit serbo-rus..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 1 nëntor 2018 Në ora: 15:33
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Mjerisht, me mos miratimin e Rezolutës sot në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht me votimin kundër të partive në pushtet (pozita nuk votoi fare, opozita 50 vota pro), të cilën e kishte propozuar opozita me qëllim që t’ia ndalojë dhe t’ia marrë të drejtën presidentit H. Thaçi, që me palën serbe të flas për kufijtë e Kosovës, pa dyshim, se nga sot Republika e Kosovës po hynë në një fazë shumë të rrezikshme, ku seriozisht do rrezikohet të qenit e saj shtet sovran dhe i pavarur..!?

Merreni me mend se ku e ka sjellë Kosovën një njeri që sot e mbanë postin e të parit të një shtetit tonë të pavarur dhe sovran, e që quhet Hashim Thaçi, duke shkuar aq larg në tradhtinë e tij kombëtare, sa të bëhet i “NJË” mendjeje me kryeministren e shtetit të Serbisë, e cila mbi një shekull e gjysmë ka bërë gjenocid në Kosovë, kur nga një konferencë ndërkombëtare për Siguri në Evropë që po mbahej në Munih, dhe t’i drejton kritika shtetit më mik të shqiptarëve, shtetit dhe popullit gjerman i cili e ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira të saj, që e ka përkrahur dhe pranuar pavarësinë e saj ndër të parat në Evropë, që e ka ndihmuar financiarisht dhe materialisht Kosovën më shumë se çdo shtet tjetër në botë! Pra, është H. Thaçi, president i Kosovës i cili dje bashkë me çetniken serbe Bërnabiç, merr guximin që t’i drejtojë kritika Gjermanisë, e cila përmes kancellares së saj, znj. Angela Merkel po e mbron fuqishëm cenimin e kufijve të Kosovës; “Në Ballkan nuk mund të ketë ndryshim të kufijve”, për fat të keq nga vetë njeriu i parë i saj, siç është H. Thaçi, i cili me çdo kusht po punon që t’i ndryshojë kufijtë ndërkombëtar të Kosovës, nën parullën e rrejshme “Korrigjim të kufijve”, që është absurdi më i pa parë ndonjëherë në historinë e shteteve në botë..!?

Vetë fakti se deputet e “mazhorancës” në Kuvend votuan kundër Rezolutës së propozuar nga opozita, flet katërçipërisht se është në përkrahje të plotë të politikës antikombëtare të Hashim Thaçit, i cili në vazhdimësi i ka bërë në dëm të Kosovës dhe popullit shqiptar, duke filluar nga ndarja e Mitrovicës, ç’armatosja e UÇK-së e deri tek formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe “Zajdenica”, pastaj nënshkrimi i marrëveshjes me Malin e Zi me 26 gusht 2015 në Vjenë, për demarkacionin, me të cilën këtij shteti fqinj ia fali mbi 8300 hektarë toka, për të vazhduar me rrugën e tij prej vasali të Serbisë-Rusisë, duke dalë me iniciativën e tij për “Korrigjim të kufijve”, që në fakt është ndarje e Kosovës pikë për pikë sipas skenarit të Akademisë së shkencave të Serbisë, të cilin skenar ka kohë që H. Th. po tenton që ta realizojë përmes mënyrave tinëzare duke e shkelë kushtetutën, e cila gjoja ia lejon postit të presidentit që flas në emër të popullit, gjë që është një e pa vërtetë e madhe!

Pra, H. Th. ka shumë vite që e ka manipuluar popullin dhe opinionin shqiptar me deklarata dhe sjellje të papërgjegjshme shtetërore dhe politike, brenda dhe jashtë Kosovës njësoi, duke qenë në vazhdimësi në shërbim të politikave antishqiptare të Beogradit zyrtar, herë si kryeministër, herë si ministër i jashtëm, zëvendëskryeministër dhe tash edhe si president i Kosovës!?

Ajo që nga gjithë kjo lojë e ndytë antikombëtare e H. Thaçit dhe servilëve të tij të shumtë, madje edhe jashtë klanit “Pronto”, është fakti, se këto ditë Drenica heroike, në krye me familjen emblematike Jasharaj, paska marrë vendim historik që përfundimisht të ndahet nga H. Thaçi dhe politika e tij antikombëtare, duke formuar një subjekt të ri politik, me siguri të ngopur nga të bëmat e tij anti-Kosovë, por të cilave po tenton me ngulm që t’iu vejë një kapak të zi, duke ia dhënë Serbisë Veriun e Kosovës pa marrë asgjë, marrëveshje të cilën duket se veç e ka nënshkruar me Vuçiçin, por që ky “trim-azgan” kundërshtarëve të saj, siç është Gjermanisë mike, gjen guximin t’i kundërvihet në nivel diplomatik dhe ndërkombëtar në sintezë të plotë dashurie me kryeministren e Serbisë fashiste..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat