A e dëgjuan këtë mesazh ndonjëri?

Opinione

A e dëgjuan këtë mesazh ndonjëri?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Sipas asaj çfarë po ndodhë ne skenën politike Kosovare nga drejtuesit e pushteteve, sikur i ka ardhe fundi gjithçkajes, prandaj grabit çfarë mundesh!

Me kureshtje el exova reagimin e profesorit ndërkombëtar në SHBA, Meier i cili ua tërhjek vërejtjen drejtuesve të pushteteve ne Kosovë; Presidentit dhe kryeministrit për situatën e krijuar: Varfëri, skamje, zhgënjim, dëshpërim e deri ne ikje të përgjithshme nga vendlindja e secilit të ri? Dëshmi qe e vërteton vërejtjen e profesorit është fotoja e popullatës para ndërtesës për informim ne qytetin e Prizrenit ku shifen qartë të rinj e te reja te cilët kanë okupuar sheshin për tu informuar rreth një oferte te një kompanie gjermane për punësim gjoja e cila kërkon 2 mijë punëtorë e punëtore nga Kosova?

Vallë sikur nuk dëgjuan fare të lartë apostrofuarit kritiken dhe vërejtjen e profesorit të nderuar rreth situatës se krijuar ne vend (KOSOVË), apo sikur sipas tyre i ka ardhe fundi gjithçkajes dhe grabit secili çfarë mund dhe duan?

Turpi nuk po vritka askënd te tillë të etshëm për pushtet, por do iu vij koha qe historia dhe populli do i gjykoje për të bëmat dhe të pa bëmat e tyre vendit dhe popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat