“Mos ma përmendni emrin”, është më së paku që ka mundur të thotë Sylejman Selimi - Bota Sot
“Mos ma përmendni emrin”, është më së paku që ka mundur të thotë Sylejman Selimi

Opinione

“Mos ma përmendni emrin”, është më së paku që ka mundur të thotë Sylejman Selimi

Nga: Kimete Berisha Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 22:03
Kimete Berisha

Në versionin e parë të letrës së tij, Sylejman Selimi, i mërzitur pse shokët e kanë tradhtuar, i vendosur dhe me emocione të forta, urdhëroi:

'Mos më ço ma letër, 
mos m'thirrë n'telefon, 
mos më thirrë n'takime
se tash është shumë vonë'.

Njerëzit s'të pyesin. Të dojnë me zor. Të çojnë letra, të çojnë sms, të thërrasin në viber, edhe mbas mesnate, kurrë s'është vonë.

E sa për vuajtje, vuaj sa të duash, se askujt s'je kah i dhimbsesh. 
Krejt komandantët duhet ta kenë të qartë se s'ka shqiptar që ndjen mëshirë për ta, patën-s'patën faj.

E ti mos u dëshpëro. Se, gjinja kanë vuajtur në Goli Otok edhe s'janë idhnu me popullin.

Ti, tuj ndejt je, kohë ke, trego me emër kush janë ata politikanë që ta paskan montu rastin. Më mirë të bjen.

E mos u idhno mbas vaktit në kohën kur krejt kemi telashe me ish jaranat e t'u. 
Burgu është lulë çka jemi tuj hjek ne jashtë burgut prej ish jaranave t'u. 
Tjetër gjë që nuk qajmë (se neve na vjen inat me ua ngi zemrën) dhe tjetër gjë që disa meraklinj janë mobilizu, futë kamera nën lëkurë e në bira të hundëve, helbete nëse vendosin me na 'heq flamën', ndezet alarmi dhe shkojnë të dhënat online aty 'ku s'duhet'.

2. Megjithë problemet që ka me eksistencën esaj politike, me një muaj e disa ditë vonesë, Angela Merkel, ka gjetur kohë që si në kohën e renesansës t'ia kthej letrën Isa Mustafës.

Në fillim të letrës Angela Merkel i ka dëshiruar Isa Mustafës çdo të mirë në jetë.
Në mes të letrës e ka pyet 'si je'! 
Në fund të letrës i ka premtuar Isa Mustafës se kur ta vizitojë shtëpinë e tij, do t'i marrë pandufket me vete, se tashmë krejt bota e kanë kuptuar se shtëpia e Isa Mustafës është si xhami, ku politikanët perendimorë shkojnë me papuçe nën sqetull. 
Nuk kish ble madhnija e tij papuçe me tufë edhe për gra e ish detyru një e huaja me mbath papuçe të burrave me shtrojë tepisoni.

Takimi politik i perendimorëve në shtëpinë e Isa Mustafës po duket si 'Nata e papuçeve dhe tlinave'. 
(Sot me ambasadorin O'Conell Isa Mustafa e kish shqyrtuar mundësinë me vesh saballakun mbi setër e pantollë).

3. E në anën tjetër Glauk Konjufca do ta provojë pafajësinë e tij seksuale në gjyq. Edhe nëse gjyqi vendos për pafajësinë seksuale të Glauk Konjufcës, popullit kush s'ja heq prej mendjes fajësinë e Glaukut. 
Ku ka njeri t'mirë! 
Akuza që rëndon mbi Glaukun është shumë e rëndë, anipse edhe në raste të rënda ka hapësirë me qesh.

4. E frizi i Xhelal Sfeçlës nuk është për me qesh me të. 
Ju tregova një ditë se me bë me t'prek n'frizurë e me t'thanë je trashë, e përjeton njësoj si me ta ngul thikën n'qafë. 
Kanë ardhur kohna të kqija, kur bukuria është më e rëndësishme se dashuria. 
Pa dashuri mundesh, bën diçka, gjindesh disi, ama pa bukuri nuk çohet jeta.
Përpara gratë ia kanë nukë floktë me rrahë njëra tjetrës për shkaqe estetike, e tash edhe burrat e japin jetën në mbrojtje të frizurës.

5. Ndërkohë po ndodh edhe një bukuri tjetër, aty ku ka lindur, ka filluar 'të vdes' PDK. 
Ka vdekje 'të bukur' dhe të domosdoshme. PDK është parti e pakulturuar, e pagdhendur, cinike dhe arrogante. 
Vetëm ndarja e shpëton dhe mbase e shëron nga 'sëmundja e tërbimit'. 
Drenica e para e pas saj Drenasi, do të 'ndahen' nga PDK. 
Ose e kanë sinqerisht, ose e kanë parë se PDK-në e 'shpëton' veç ndarja.
E nëse e kanë me hile, ia bëjnë vetes.

6. Vetes po ia bën edhe Fatmir Limaj. Deri dje ka thënë se ne kemi problem me Thaçin (sidomos ai personalisht), kurse sot tha 'ne kemi problem me Serbinë e jo me Thaçin'. 
Jo valla Fatmir, krejt ne përveç Thaçit kemi problem me Serbinë.

7. Pas dështimit rë Rezolutës së LDK, Mimoza Kusari është duke e thurur një Rezolutë me kërrabza të PDK-së. Bravo asaj, nuk dorëzohet shoqja, një ditë pa ka qëllu naj rezolute s'ia lë.

P.S. Ramush e fton opozitën ta rrëzojnë qeverinë e tij kurse Ismet Beqiri thotë 'duhet të shkojmë në zgjedhje'. 
Çona në zgjedhje vëllau jem, e mos na trego kah duhet të shkojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...