A po luan Hashim Thaçi "pokerin rus" mbi tavolinën e kancelarit austriak, Sebastian Kurz..!?

Opinione

A po luan Hashim Thaçi "pokerin rus" mbi tavolinën e kancelarit austriak, Sebastian Kurz..!?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 6 nëntor 2018 Në ora: 21:11
Hashim Thaçi dhe Sebastian Kurz

Përderisa presidenti i Kosovës, me emrin Hashim, i ka uzurpuar të gjitha kompetencat e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ato të qeverisë me ministritë e saja, duke i shkelur brutalisht normat dhe Nenin  83 të Kushtetutës së vendit, me të cilin janë paraparë të drejtat dhe obligimet e presidentit, por të cilat H. Thaçi i ka përvetësuar arbitrarisht, duke i dhënë vetes të drejtat që nuk i takojnë sipas saj, më bën që t’i thërras deputetet e Kuvendit, që pa humbur kohë ta fusin në rend dite Mocionin për ndryshimin e Kushtetutës, duke e kthyer shtetin e Kosovës nga Republikë parlamentare në Republikë presidenciale..!?

Ngase, edhe ashtu të gjitha çështjet më kruciale të vendit i ka marrë mbi vete H. Thaçi, qëkur ka ardhur në pushtet me 2007 e deri më sot, pra duke vendosur për çdo gjë, qoftë në politikën e brendshme dhe të jashtme, për AKI-në dhe doganat, qoftë për ekonomi dhe resurse natyrore, për arsim dhe kulturë, për financa, për kufijtë dhe territorin e Kosovës, duke qenë për shumë vite “faktori” i vetëm shtetëror që ka për çdo gjë në jetën e qytetarit dhe pa perspektivën e tij, vetëm ashtu si i ka konvenuar atij dhe këshilltarëve të tij servilë dhe hipokritë..!?

Për t’i numëruar të gjitha “vendimet” antikushtetuese të cilat nuk kanë kaluar kurrë në Kuvend dhe në Qeveri, sipas normave kushtetuese, do duhej të shkruanim me ditë dhe net të tëra, por këtu do i sjelli vetëm dy, nga qindra vendime që dëshmojnë se ky njeri ka vendos për çdo gjë që ka pasur peshë shtetërore në Kosovë, pa hyrë këtu për ta shpjeguar validitetin e atyre vendimeve, gjegjësisht dëmet e pariparueshme që ia ka sjellë Kosovës dhe popullit të saj të shumë vuajtur dhe heroik..!?

1.), Sa ishte kryeministër pa e konsultuar fare Kuvendin e emëroi Komisionin për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, në krye të cilit e vuri njeriun e tij, kvazi-profesorin Murat Mehën, i cili ia bëri gati marrëveshjen për t’i falur Malit të Zi toka të Rugovës-Kosovës (8300 ha) të cilën e nënshkroi me 26 gusht 2015, në Vjenë të Austrisë pa e pyetur fare Kuvendin dhe as kryetarin e qeverisë, Isa Mustafën, të cilin madje e detyroi që ta nënshkruante edhe ai bashkë me ministrin e tij të brendshëm, të LDK-së, Skender Hysenin, që ishte veprim flagrant dhe antikushtetues. Por, që ratifikimi i saj nga ana e deputetëve të Kuvendit, falë rezistencës së opozitës u shty për tri vite, por që në fund përmes dorës së kryeministrit të emëruar nga vetë dora e tij, R. Haradinajt, i njohur si i pangopur për pushtet, arriti (lexo: H. Thaçi) t’i detyrojë 80 deputetët e Kuvendit që ta ratifikojnë marrëveshjen e tij të nënshkruar në Vjenë, nga i cili kryeqytet edhe sot na erdhën lajme shumë të këqija për Kosovën dhe të ardhmen e saj si shtet dhe shoqëri e re në Ballkan dhe Evropë..!?

Pra, Vjena nuk është zgjedhur rastësisht si vend ku H. Th. konstrukton dhe zbaton politika dhe skenarë antikombëtarë, gjë që kjo u vërtetua sot përmes deklaratës së kancelarit austriak, Sebastian Kurz, i cili duke i dhënë mbështetje të plotë me H. Thaçit, tha sot në Prishtinë, se “BE dhe Austria nuk e përjashtojnë asnjë marrëveshje me të cilën pajtohen dy palët, pra Kosova dhe Serbia..”, që nënkupton se kishte shkuar në Beograd dhe erdhi në Prishtinë për ta përkrahur idenë e H. Thaçit dhe A. Vuçiçit për ndryshim të kufijve, alias për t’ia falur Serbisë veriun e Kosovës, gjoja si kompensim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar, por që një akt i tillë kurrë nuk do të ndodhë nga ana e zyrtarëve të Serbisë fashiste..!?

2.), Kush tjetër përveç Hashim presidentit, vendosi pa e pyetur asnjë organ të shtetit të Kosovës, as krye-parlamentarin dhe as kryeministrin e vendit, përveç njeriut të tij, shefin e AKI-së, që t’i dëbojë nga Kosova 6 turq, me status të pranuar të azilkërkuesve në Kosovë, duke bërë shkelje drastike të Kushtetutës së Kosovës si dhe të Konventave ndërkombëtare për të drejtat e emigrantëve, jetën dhe sigurinë e tyre fizike..!?

Thaçi në koordinim të plotë me A. Vuçiçin është duke luajtur një lojë shumë të rrezikshme për të ardhmen e Evropës dhe sigurinë e saj, dhe, këtë lojë pokeri e dëshmon qartë ulja e tij në prehrin e çetnikes serbe, kryeministres së Serbisë, Bërnabiç, për t’i drejtuar së bashku me të kritika shtetit më mik të shqiptarëve, siç është Gjermania, për faktin e vetëm sepse ajo po ua prishë planet këtyre dy siamezve “Thaçi-Vuçiç”, të cilët me çdo kusht po duan, që së pari në Ballkan pastaj edhe në Evropë, ta hapin kutinë e pandorës për ndryshim të kufijve, lojë e cila i konvenon vetëm Serbisë dhe Rusisë hegjemoniste..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat