Reciprocitetet me Serbinë - Bota Sot
Reciprocitetet me Serbinë

Opinione

Reciprocitetet me Serbinë

Nga: Bit Gecaj Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:22
Bit Gecaj

Kosova të ndëmarrë edhe një vendim të rëndësishëm nacional e historik, ate të proklamimit të Luginës së Preshevës pjesë të Republikës së Kosovës

Është për tu përshëndetur vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur për 10%  taksën ndaj importit të mallrave nga Serbia dhe Bosnja.

Madje ky vendim është tepër i vonuar, ngase Serbia nuk njeh gjuhe tjetër. Ajo edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjes së CEFTA-ë, dhe marrëveshjeve të tjera, të nënshkruara me Kosovën, gjatë procesit te dialogimit, ku ndër të tjera bëjnë pjesë edhe ato që kanë të bejne me tregtinë, integrimet, tregjet dhe qarkullimin e lirë të mallërave e qytetarëve!

Andaj një vendim i tillë është i drejt, legjitim dhe përbën interes nacional për Kosovën, nga i cili nuk duhet tërhequr edhe përkundër presioneve të pritëshme dhe të mundura!

Serbia për shumë vite e ka shfrytëzuar gjestin e mirë të vendit tonë, dhe pavetëdijen tonënë qytetare, për të bojkotuar mallërat serbe, duke e patur Kosovën si tregun kryesore të saj, çka nuk është dashur të ndodhë. Ngathtësia, thënë bute, e institucioneve te vendit tonë për të marrur masën e reciprocitetit, prej vitesh, i ka shkaktuar vendit humbje të mëdha ekonomike, dhe në anën tjetë ka dobësuar prodhuesit dhe tregun vendorë në shuma marramendese parashë!

Kujtoj se Kosova duhe të marrë edhe një vendim tepër të rëndësishëm nacional, dhe historik, ate të proklamimit të Luginës së Preshevës si pjesë të Republikës së Kosovës, duk e futur ate edhe në Preambulën e Kushtetutës së Kosovës!

Së fundi u raportua se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ngritjen 10% të doganës për mallërat serbe, paska reaguar edhe BE-a, përmes zëdhënëses së saj znj. Kociançiq, duke e quajtur vendimin e një shteti sovran, ndër të tjera si „pengës të zhvillimeve pozitive ne rajonin e Ballkanit Perëndimorë“! Unë kujtoj se Kosova më shpesh duhet të marrë vendime të tilla, që të tjeret të mesohen se një shtet ka të drejtën e marrjes së vendimeve si ky, e që ka të bejnë me interesin nacional, dhe aspak me armiqësitë, të cilat dikush i ka në kujtesë, dhe që prononcimet e tilla, mund të jenë edhe rezignime personale të dikujt që përfaqëson një organizëm si BE, dhe që në realitet janë anime, apo frustrime që dikush mund t‘i ketë nga liria e tjetrit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...