Të punosh për të ikur në emigrim – Ja si rrënohet Shqipëria nga iluzionet e shqiptarëve

Opinione

Të punosh për të ikur në emigrim – Ja si rrënohet Shqipëria nga iluzionet e shqiptarëve

Nga: Valon Alimi Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

“Ne shqiptaret jemi një komb i fuqishëm. Jemi ne tere boten. S’ka shtet ku nuk ndodhen shqiptaret.” Ky është një argument qe shpeshherë përdoret nga shqiptaret për te përlëvduar vete-veten dhe për ta pikturuar kombin shqiptar si kombin me te fuqishëm ne Ballkan duke u pozicionuar mbi popullin serb. Ne fakt si nga shikimi i pare, shqiptaret me te vërtetë kane ndërtuar një fuqi mbresëlënëse ne diaspore. Gjithsesi jemi te fuqishëm sidomos ne vendet ku kemi emigruar me se shumti si ne Zvicër, Amerike dhe Gjermani. Ivica Dacic, ministri serb për punët e jashtme dikur e ka përshkruar fuqinë ndërkombëtare te shqiptareve me këto fjali:

“Duhet te kemi kujdes nga shqiptaret. Janë një popull i vogël ne  Ballkan por te forte dhe te guximshëm ne diaspore.”

Kjo fjali e Dacicit me se miri përshkruan dilemën e Shqipërisë dhe shqiptareve. Plotësisht është e lavdërueshme dhe për te qene krenar se çfarë fuqi dhe komunitet ndërkombëtar kemi ndërtuar si shqiptare jashtë vendit tone ku përmes angazhimit tone te palodhshëm dhe te guximshëm jemi integruar suksesshëm ne vendet perëndimore dhe kemi fituar miq dhe admirues te rinj qe na mbrojnë shpinën kur hasim ne probleme. Është një arritje e cila ka kërkuar shume mundi, lot dhe djerse por qe me ne fund ka qene e merituar. Mirëpo, aspekti interesant dhe thanë me troç shqetësues është pjesa e pare e shprehjes sipas te cilës shqiptaret janë një komb i vogël ne Ballkan.

Faktikisht kur këtë e shpreh një zyrtar i armikut shekullor duhet te jemi te alarmuar pasiqe kjo dëshmon asimetrinë problematike qe ka populli shqiptar. Asimetria e cila është shpjegimi me i përsosur dhe me i përshtatshëm për mungesën e zhvillimit ne trojet dhe vendet shqiptare. Arsyeja perse shume shqiptare ndjehen te shfuqizuar dhe dita ditës shohin me pak drite ne fund te tunelit. Kauza perse shqiptaret zhbëjnë ekzistencën e tyre, amanetin e familjareve te tyre dhe trashëgimin kulturor ne vendlindje për te ikur ne emigrim. Asimetria shqiptare përshkruhet me se miri nga shprehja qe vërehet sidomos ne radhët e te rinjve dhe atyre qe kane humbur shpresën dhe ndjehen te nënçmuar dhe te poshtëruar.

– Unë mësoj për te ikur ne emigrim. Unë lodhem për te krijuar një jete te ri ne Gjermani dhe për t’ua mundësuar një jete me te mire se ne Shqipëri. Unë iki sepse nuk mundem te përparoj ne Shqipëri”

Është plotësisht e vërtetë qe shqiptaret ndoshta ne vendin apo vendet e tyre nuk gjejnë kapacitetet qe kane gjermanet. Ne fakt kapacitetet shqiptare janë shume me te vogla se ato gjermane diçka qe vërehet dhe shihet ne çdo aspekt qofte infrastruktura apo arsimi. Thënë troç: Shqipëria nuk akoma nuk ka plotësuar ëndrrat dhe shpresat te baballarëve tanë kombëtar. Shqipëria ka mbetur jashtë kornizës qe e përdoren ata si frymëzim për te luftuar për shtetin shqiptar.

“Mundësia e zhvillimit te shqiptareve pa mos qene te varur nga fuqitë e tjera dhe pa mos qene te rrezikuar nga okupimi apo gjenocidi. Mundësia e fëmijëve tanë te përparojnë pa mos humbur gjak dhe ne kushte me te mira se te tonat.”

Pyetjet kritikuese qe bazohen ne amanetin dhe dëshirën e atyre qe dhëne gjithçka për mëvetësinë tone dhe komenton qëndrimin e te rinjve për sa i takon vete-realizimit te tyre ne Shqipëri është: A nuk është ne dobi te vendit dhe te perspektives individuale për te përparuar nëse ti ne radhe te pare përdor aftësitë tua për ta çuar përpara vendin tënd ku je rritur dhe i cili te ka edukuar? A nuk është drejtësi ndaj prindërve tanë qe me mundi dhe pune t’ua bëjmë hallall sakrifikimin e tyre?

Arsyeja te emigrosh sepse Shqipëria nuk i ofron kushtet është një arsyetim i dembelave dhe dështakëve. Shqiptaret janë populli kryesor qe mban përgjegjësi për fatin e shtetit te tyre. Andaj, është një mashtrim ndaj vete-vetes te emigrosh për arsyeje qe Shqipëria nuk i ofron kushtet. Ne shqiptaret por sidomos te rinjtë me një arsim relativisht te përsosur dhe me një kulture te përparuar. Po nuk na pëlqejnë kushtet këtu atëherë ne duhet ti ndryshojmë për hir te brezave. Ne gënjejmë veten duke thënë qe jemi te suksesshëm se kemi krijuar ne diaspore te forte. Sukses është te ndërtosh një shtet te forte dhe te përparuar dhe ambicioz. Ku është pjesëmarrja ambicioze ne sistemin tone, ku është suksesi ynë? Vete-realizimi ynë nuk ndodh ne diaspore duke përfituar nga sistemet tjera por vete-realizimi ndodh duke sakrifikuar vete-veten për shtetin tone. Shtetet tjera si Gjermania janë aq përpara sepse kane dhënë kontributin dhe mundin qe ne pikërisht duhet tashti ta përsërisim. Ne si komb duhet t’i konfrontojmë problemet tona për ta bere shtetin tone aq te vlefshëm dhe aq modern sa qe mos ikim ne por tjerët te vijnë. Ne duhet te pozicionohemi si komb. Te besh punën e shume shqiptareve duke punuar për te emigruar është tradhti ndaj kombit dhe ndaj fëmijëve tanë. Ku janë fuqitë tona? Ku mbetet arsimi ynë? Ku mbeten fakultetet tona? Ne si komb duhet t’i zgjedhim këto pyetje dhe jo te ikim duke pritur te tjerët t’i bëjnë këta punët. Së bashku duhet ne si shqiptaret te kujdesemi për kombin dhe për ardhmërinë tone. Ky duhet te jete frymëzimi ynë dhe ky frymëzim do beje shtetin siç e kane dashur baballarët tanë kombëtar. Veç kështu përparon kombi ynë dhe jo ndryshe. Ne duhet te bëhemi i zoti i fatit tone për ndryshe dështojmë. Ose përveshim mangët sot ose dështojmë si komb!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat