A po rren Ivica Daçiq apo Behgjet Pacolli?

Opinione

A po rren Ivica Daçiq apo Behgjet Pacolli?

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 12 nëntor 2018 Në ora: 07:42
Behgjet Pacolli

Dola në pazarin e rrenave për te pa se a mund të gjejë ndonjë të vertetë midis shumë rrenave. Më këtë rast po i përmendi tri rrena në kërkim që brenda këtyre tri rrenave ta gjeë një të veretëtë.

Ivica Daçiq Ministër i jashtem i Serbisë, zevendësi i Sllobodan Milosheviq gjatë luftës qe e trashegoi Partin Socialiste të kaspit të Ballkanit por edhe shok i Hashim Thaçit që bisedon dhe qesh më të. Ky njeri është armiku me i përbetuar i Kosovës. Kohëve te fundit ai u angazhua në përpjekjet e tij për t'i sjellë Kosovës çnjohje nga vendet qe e kanë njohur Kosovën.

Në kët punë ai është shumë aktivë sepse atje ku nuk i shkonë puna me çnjohje ai ato edhe i blenë me para,duke iu shitur arme,etj. më te vetmin qëllim që të ka sukses ne këtë punë, me qëllim qe t'ia qetë "fytyrën" e keqe Kosovës. Në këtë drejtim ai prezentoi këto ditë nja dhjetë vende qe e kanë çnjohtë Pavarësinë e Kosovës siç janë: Dominika, Suriami, Liberia, Sao Tome, Gvineja Bisao, Burundi, Papua Nova Gvineja, Lesoto dhe Komonët. Kryesisht janë këto vende qe ne harten e botës nuk zënë vend as sa një ve pule. Pra, ky qyqar, shovenist,çetnik serb shkon i rras tyrinjtë në ato vende te varfëra ku nuk kanë as bukë të ngihën për t'i mashtruar në stilin e tij serb. Por, sido qoftë shteti është shtet i madh apo i vogël. Por sipas mendimit tim këto janë rrena, sepse dihet se Qebrda e botës për rrena është Serbia. Ata rrejnë edhe kur flejnë. Rrena te ta është patriotizëm. Edhe këta udhëqësit tanë qe po bisedojnë me ta kanë mësu arme rrejtë si ata. Na këputën tu na rrejt.

Nga ana tjetër diplomacia e Kosovës në krye me Behgjet Pacollin si duket ka ra në gjumë dimëror të arushës, është një diplomaci qe nuk lëvizë, që rrinë ne vend dhe bënë sehir se ishalla nuk i kanë tërheqë këto shtete njohjet. Shkoë edhe të plakat me qitë fall për me e pa se a është kjo e vërtëtë apo jo, nuk qetë përpara kurrfarë dokumenti për me pa edhe publiku se kjo që thotë Daçiq nuk është e vërtetë, por rrenë tipike serbe, pra vetem fletë pa dokument përpara. E nuk dihet se cili po rrenë. Rrena të serbët është patriotizëm, kurse edhe të udhëheqësit shqiptarë rrena është e pranishme, është e përditëshme, na këputën t'u na rrejtë për dritë e për terr, për çdo gjë, me nevojë e pa nevojë. Janë ba rrencat e botës.

Por, në këtë punën e rrenëve këto ditë u përzi edhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Roairi O'Connell. Ky haptas deklaroi se ka tërheqje të njohjeve, pra çnjohje të disa vendeve. Kryeministri Harajdinaj tha së nuk i komenton deklaratat e Ambasadorëve, kurse Behgjet Pacolli fryhet si qurani i Thanksgivinit duke rrah gjoks së nuk ka çnjohje nga vendet e lartpërmendura, por se të gjitha këto janë përralla, rrena, gjepura të Serbisë.

Unë si qytetar s'po di kujt me i zanë besë. A po rrejnë të gjithë,nuk është e mundshme të rrejnë të gjithë. Bile edhe nesa na rrejnë Ivica Daçiq dhe Behgjet Pacolli, nuk jam i bindur se po rrenë Ambasadori i Britanisë i një shteti të madh e të fortë dhe mik i madh i Kosovës Ruairi O'Connell, sepse ç'prej së ai është në Kosovë është sjell në mënyrë korrekte dhe ky njeri nuk ka nevojë me rrejtë, sepse ky e ruan imazhin e vetë dhe të shtetit të vet, e jo si këta që ja marrin fytyrën shtetit tonë kah do që shkojmë. 

Në fund po e lëshoi këtu një insert nga emisioni RUBIKON i Adriatik Kelmendit ku thuhet:

"Pse po rrenë, je tu rrejtë, po rrenë sa po mundesh, je tu shpifë, po rrenë...po rrenë...po shpiffë..."

Sidoqoftë, populli thotë rrena i ka këmbët e shkurtëra, rrena herdokurdo delëpër ledinë...Se cili është këtu rrenci, do të dihet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat