Pa kujdesi e dembelia dhe pasoja të renda për Kosovë

Opinione

Pa kujdesi e dembelia dhe pasoja të renda për Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:14
Milazim Maraj

Dy dekada pas luftës patëm shumë kohë për të vendos dhe forcuar pozicionin tonë shtetëror. Këtë nuk e bëmë jo që na pengoj dikush, por nga dembelia dhe mungesa e kujdesit. Lufta që i zhvillua pas lufte për pushtet dhe uzurpime la në heje interesat kombëtare shqiptare. Lufta mjaftë e përgjakshme kundër Dr. Ibrahim Rugovës,  rrahjet, plagosjet ,vrasje mbetën jo vetë të pa zbuluara, pa dënuara, por edhe të pa studiuara si fenomene, qëllime dhe burime e tyre. Nxitja, logjistika dhe burimet financiare të tyre. Përgatitja dhe veprimet. Koha e zgjedhur dhe për këto akte, qëllimi i afërt, patën apo jo qellim të largët.  

Gjenerata pas Rugovës e akuzuar për krime të ndryshme  duke filluar nga ato ekonomike deri të ato krime lufte madje edhe trafikime organesh, sikur u dorëzuan pa arsyeshëm para krimit serb. Kjo gjendje e krijuar la nënë hije krimet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kosova më krejt potencialin e vetë hetimor, juridik përkrahjen e miqve, nuk filloj procedurat e ndjekjes së krimineleve serb. Kjo i krijoj Serbisë hapësirë të mjaftueshme për të u rehabilituar në pozicionin e saj politik ndërkombëtarë. Kjo ndikoj që GjN e Hagës të ftoj në cilësinë e të akuzuarve shqiptarë nga Kosova. Ndërsa Serbia  në emër të bashkëpunimit më këtë gjykatë dorëzoj pak njerëz tani më të dëmshëm për Serbinë dhe dënojë me dënime qesharake grupin gjakatar “Çakallet”me 130  vjet burg për 120 shqiptarë civil të vrarë që i bije një kriminel serb është dënuar 1 vit e tetë orë e 33 minuta për një shqiptarë të vrarë. Krimet anë dhe këndë Kosovës tmerruan botën e qytetëruar.

Raportet e eksperteve hetues të botës vlerësuan për krime  të pa para dhe pa dëgjuara, në luftëra të ndryshme në Botë. Vlerësimet në varreza masive flasin për tendencën e Serbisë për zhdukje të shqiptarëve.  Ata shkruajnë kohë pas kohe për përjetimet e tyre gjatë këtyre hetimeve. Vlerësimet e tyre flasin për një luftë jo kundër ushtarëve të UÇK por kundër një populli të terë të pa armatosur dhe pa mbrojtur. Kështu psh. Brian Honeybourn nga Kanadaja  konstaton së mosha e të vrarëve ishte nga 2 deri në 105 vjet. Por pas lufta ishte po ashtu e dhembshme dhe e përgjakshme.

Njerëzit u, plaguan, u  vranë, madje vriteshin ata që ishin shumë aktiv  dhe të dëshmuar për  lirinë dhe pavarësinë e vendit. U vranë veprimtarë, luftëtarë, kryetar të komunave njerëz të dashur dhe të rëndësishëm për të ardhmen e vendit etj. Kjo gjendje kurrë nuk u studiua, pse ndodhi? Ende nuk dihet nëse vrasësit ishin shqiptar,serb  apo të përzier? Nëse plani për këto likuidime u bë në Kosovë apo Serbi? A ishte interesi serb, apo i shqiptarëve për pushtet?  Ugjet në vij të drejt përkohësisht? Apo ndoshta ishte interes i përzier. E vetmja që dihet  është se vriteshin shqiptarët, veprimtarë të LDK, bashkëpunëtoret e afërt të Dr. Ibrahim Rugovës, ndaj të cilit pati disa tentime për vrasje në prezencë të kësaj popullate të lodhur nga lufta dhe mjaftë të terrorizuar nga pas lufta. Kështu krimet serbe mbetën nën hije. Këshilli i informimit u vra dy herë në qendër. Një herë Enver Maloku dhe pastaj Xhemajl Mustafa, Kosova përjetoj tmerre edhe pas lufte.

E terë  kjo u mbyll edhe nga LDK e pas Ibrahim Rugovës. Këta të fundit vrasjet i përmendin vetëm në kohë zgjedhje, për të krijuar përshtypjen në fushatë, që po të vijnë këta në pushtet këto vrasje do të zbulohen dhe dënohen. Tani më këto vrasje merën vetëm familjet e të vrarëve. Kurse LDK e pas Ibrahim Rugovës rezervon kohën të merret në kohë të  zgjedhjeve. Kjo gjendje la në harresë kriminelet serb. Më këta kriminel që Serbia i ka të kategorizuar, dhe i përdor si ushtarë të disiplinuar deri në fund të jetës së tyre. Për të vajtuar duke bërë viktimën, për të u ankuar para bote me qellim të krijimit të opinionit për realizimin e aspiratave të saj gjenocide dhe  okupuese, shtron çështje  të pa vërteta por duke i mbajtur në skenë , kohë të gjatë krijon përshtypjen e një të vërtete nga e  pa vërteta. Në vitet e 90-ta Serbia ndante fonde, mbushte autobusët më serb nga Kosova për të organizuar mitingje në Serbi, Bosnjë,Vojvodinë, Kroaci etj. Në këto mitingje kërkohej armë për të u mbrojtur nga shqiptaret, kërkohej mbrojtje nga boshnjaket, dhe kroatet. Në të gjitha këto vende Serbia më vonë përdori ushtrinë dhe policinë për të masakruar popullatën  vendase të pa fajshme. Këtë qellim i arriti!. Rezultati doli ( fatkeqësi për popujt; shqiptar, kroat dhe boshnjak.) Forma të tilla Serbia po vazhdon edhe pas luftës në Kosovë.

Me bekimin e popeve serb u vranë 13.000 shqiptarë, u dhunuan seksualisht 20.000 t femra shqiptare, mbetën ende të pa gjetur 17.00 të zhdukur. Këta popa edhe sot vazhdojnë punën e spiunazhit në kishat tona të okupuara. Askush nuk  ka filluar hetimet ndaj tyre; për krime dhe nxitje për krimet e tyre ndaj popullatës  shqiptare shumicë në Kosovë. Eksperti nga KMDLNJ nga OKB  i nderuari Z.Dr. Mark Skiner konstaton në raportin e tij heqje organesh nga viktimat shqiptare në tetë varreza masive duke filluar nga ajo në Batajnicë. Drejtësia jonë nuk u hamend që të shfrytëzoj këtë material. Kuvendi i Kosovës propozoj  dhe aprovoj zyrat  e gjykatës speciale si garanci për pafajësi. Ndërsa drejtësia në Kosovë ka arritur të dënojë më shumë shqiptarë për krime luftës se sa serb???!!!. Çfarë inferioriteti!? Etja për pushtet e ngriti në këmbë qeverinë tonë të mbaj zi për kriminelin Oliver Ivanoviq. Madje të bëjë koalicion me listën serbe e cila përfaqëson interesat politike të Serbisë kundër Kosovës dhe në as një mënyrë , interesat e qytetarëve serb në Kosovë. Qytetaret serb Serbia i keqpërdor si material  të lirë  për harxhime vogla.

Për përgatitjen dhe motivimin e tyre në Kosovë janë kishat serbe që kryejnë punën e qendrave të spiunazhit serb që motivojnë dhe ngarkojnë serbet e Kosovës më shovinizëm dhe nacionalizëm të tërbuar. Si pasojë e kësaj  disa kriminele që morën pjesë në masakrat e Kosovës janë kthyer të jetojnë në Kosovë, e çka është edhe më keq kur këta janë pjesëtar të në institucione të ndryshme të  Kosovës.  Kukuvajkat e dikurshme serbe që me mision dërgoheshin nëpër viset e ndryshme të Jugosllavisë për të bërë viktimën; tani më lejen e institucioneve tona shëtitën më autobus nëpër Kosovë të mbrojtur nga policia e Kosovës, duke i provokuar rëndë popullatën e pa fajshme dhe hallemadhe në Kosovë,familjet e të masakruarve i shikojnë më dhembje dhe bezdi ish fqinjët e tyre kriminel të pa dënuar.

Këta “pelegrinë” ishin që kërkonin armë për të vrarë shqiptaret.  Provokimin që misionaret më pupla të kukuvajkave i bëjnë në vendet e ndryshme të Kosovës, po i paguajnë përsëri shqiptaret. Ministria e jashtme e Kosovës më pa përgjegjësi, lëshon  leje  për “pelegrinët” më këtë veprim të pa matur dhe fare të pa arsyeshëm, ka vu shqiptaret përball njeri tjetrit, të përplasën si qytetarë që mbrojnë dinjitetshëm trashëgimitë e tyre kulturore dhe Policinë e Kosovës që zbaton urdhrin e Qeverisë së Kosovës. Ju lutemi të korrigjoheni:  Këto trashëgimi janë ndërtuar më djersen e të parëve tonë dhe janë la më gjakun shqiptarë për herë të fundit në vitin 1999. Tani edhe një herë po provohet të nxirren  pasuritë tona kulturore në pazar, edhe një herë vuajtje ose shpërngulje të shqiptarëve nga tokatë dhe shtëpitë e tyre!?. Trokitni ndërgjegjes tuaj! Thirrni ndihmë arsyen! Ndjeni vuajtjet tona edhe nëse ju nuk keni humbur asnjë familjar në këtë luftë. Respektoni betimin tuaj që dhatë kur u besuam këto poste! Përndryshe të u mallkoj populli i juaj,familjet e dëshmorëve,plagët e invalidëve të luftës, shpirti i thyer dhe  i vuajtur i motrave dhe nënave tuaja të dhunuara nga këta kriminel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat