Vdekja e Ariut - Bota Sot
Vdekja e Ariut

Opinione

Vdekja e Ariut

Nga: Sherif Ramabaja Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:50
Sherif Ramabaja

Tregohen shumë anekdota për shtazët se kur janë duke dhënë frymën e fundit, bëhen edhe një herë më të rrezikshme se kaq. Ariu në ato momente është ndër më të rrezikshmit, sepse gjithçka rreth vetes  përmbyt. Ose kur ujku e han prenë, viktima lutet të jetë ëndërr. Në vitet e 80 dhe 90 thuhej se Serbia para se të jap shpirt do përmbys gjithçka që gjen para vetes.

 Sot për fat të keq, me të madhe po diskutohet për presidentin e Kosovës Thaçin, se ndodhet në gjendje alarmante, derisa  po insiston në ndarjen e Kosovës. Pasiguria dhe mendimi se ndoshta bëhet mirë, apo të shpresojme se jemi në ëndërr, gjithnjë e më shumë po venitet. Në opinion është krijuar përshtypja se Thaçi ndodhet para dilemës Hamletjane, “Të jesh apo të mos jesh”?

Gjykata speciale, “Faktet që Serbia disponon kundër tij”, vrasjet politike gjatë dhe pas lufte, krimi i organizuar, manipulimet e zgjedhjeve, korrupsioni astronomik, kapja e shtetit etj, etj.

Të gjitha këto kanë bërë, që presidentin Thaqin, sot një numër shumë i madh i njerëzve e krahasojnë me Esat Pashën. Edhe Esat Pasha kërkonte paqë me Serbinë dhe synonte që t`i ngopte apetitet e saj deri në Durrës. Thaçi për ta arritur paqen me Serbinë dëshiron që Veriun e Kosovës  t`ia dhuroi asaj. Ky është opinioni dhe frika e shumicës së popullit në Kosovë dhe më gjërë.

Thaçi në konferencat e shtypit, ka deklaruar se nuk ka ndryshime të kufinjëve, po vetëm korigjim të tyre. Nuk ka ndarje të Kosovës, ka siguruar ai. Ne do ta marrim Luginën dhe do ta nënshkruajmë paqen me Serbinë. Do të njihemi nga pesë shtetet e EU, që akoma se kanë njohur Kosovën dhe do të anëtarësohemi në OKB.

Taborri i mendimit të tillë është skeptik, po prap se prap mendojnë se Thaci ndoshta e ka mirë. Ta marrim Luginën, ta formojmë ushtrinë, do ta nënshkruajmë paqen dhe do të përparojmë.  Edhe ata që besojnë në diçka të tillë janë mjaft kontaverz, po nuk mund të besojnë që Thaçi, të krahasohet me Esat Pashën. Ai ka qenë figurë kyqe e UÇK dhe tash t`i shërbej Serbisë. Këtë smund ta kapërdijnë dot.

Enigma e dialogut

Shoqëria civile, opozita , opinioni dhe populli në përgjithësi e dijnë që po dialogohet, po informacione të sakta se çka saktësisht po zihet nuk dihet. Përmes konferencave të shtypit presidenti i Kosovës, Thaçi është munduar të sqaroi se bisedimet do të jenë të vështira. Kompromisi do të jetë i dhimshëm për të dyja palët. Kjo ka mjaftuar që luhatja dhe mosbesimit ndaj Thaçit të rritet.

Ne kemi humbur mjaft shumë territore nga Serbia dhe a duhet akoma që të humbim? Kosova është njohur në këta kufij dhe pse tash duhet të bëjmë kompromise të tjera për kufinj të rinj me Serbinë? Kur presidenti e nuhati mosbesimin e ndërroi taktikën dhe tha se ne do ta marrim Luginën dhe sdo të ketë ndarje. Kjo tingëlloi bukur, po u vërejtën përçarjet brenda pushtetit. Presidenti u pa se po vendosë krye në vete. Në popull mendohej se gjithçka që bëhet, është mirë e kordinuar në spektrin politik të kosovës. Nuk dihej se hendeku i mosbesimit qeveri, presidencë është i madh.

Kur këto të palara u bënë publike, mosbesimi ndaj Thaçit u rrit dhe ai haptazi nga një pjesë e opinionit po akuzohet për tradhëti.

Arsyetimi i tij ishte me neveri se nëse dikush ka plan më të mirë, të lajmërohet dhe përderisa ska ide më të mira, ai do të vazhdoi të bëj kompromise. Kompromiset në popull me Serbinë nuk tingëllojnë mirë, sepse ne gjithherë jemi tkurrur prej tyre dhe deri kur do të tkurremi sërish për hir të paqes ? Po të përfitojmë nga plani i paqes, epitetet që i janë vënë Thaçit do të veniten, po pësuam do të jetë Esat Pasha i dytë, këtë duhet ta dijë.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test