Është iluzion të besohet që Serbia do ta njeh Pavarësinë e Kosovës...!?

Opinione

Është iluzion të besohet që Serbia do ta njeh Pavarësinë e Kosovës...!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 18:34
Rexhep Elezaj

I bindur në përvojat e gjata politike dhe gazetareske këtë shkrim do e filloj me një konstatim të prerë; “Serbia, alias regjimi në Beograd asnjëherë (!?) nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës, dhe kushdo që mendon ndryshe nga politikanët shqiptarë, ose është shumë naivë, ose nuk e njeh fare përmbajtjen e platformës politike dhe nacional-shoviniste të shtetit të Serbisë, e cila në thelb të saj ka hegjemonizmin, vrasjet, uzurpimin, gjenocidin, gënjeshtrën, mashtrimin, etj. Sikur që edhe gjenet e serbëve si popull janë të mbarësuara me urrejtje patologjike ndaj të tjerëve, që në vete bartë skizofreninë shtazarake për shfarosjen, sidomos të kombit shqiptar. Këtë virus kancerogjen ata e bartin brenda vetes qysh se kur kanë arritur si nomadë në brigjet e lumit Danub në fillim të shekullit – VII - të..!?

Këtë sindrom dhe sëmundje morbide serbët kolektivisht e kanë shfaqur gjatë gjithë kohës së shtrirjes dhe vendosjes së tyre në jug të Evropës deri me përfundimin e luftës së fundit në Kosovë, me 10 qershor 1999..!? Serbët si ardhacak, gjegjësisht si racë e dëbuar nga malet e Karpateve ruse kanë sjellë po ashtu me vete instiktin e krimit, barbarive, uzurpimeve, si “mjet” për t’i zhdukur popujt tjerë, në rastin konkret shqiptarët, për t’u vendosur vetë në tokat e tyre, duke i vrarë, masakruar dhe torturuar me lloj-lloj vuajtjesh me qëllim t’i zhbërë dhe eliminuar etnikisht dhe fizikisht!

Derisa në kohën e sundimit bizantin, kur shqiptarët i përkisnin ritit të krishterë ortodoks, pra fesë së njëjtë me serbët, kishte njëfarë lloj “pajtimi” midis tyre, por që nga koha e kalimit në Islam të shumicës së shqiptare gjatë shekullit 17- 18-të, aty e tutje serbët do fillojnë në mënyrë barbare gjenocidin kolektiv ndaj shqiptarëve në Ballkan, duke filluar me vrasjet dhe dëbimet e shqiptarëve nga trevat shqiptare të Nishit, Molla e kuqe, Sanxhaku i sotëm, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Kosova e deri në Selanik..!?

Të gjitha regjimet kriminale serbe pa dallim, që nga mbretëria e Nemanjiçëve, Car Dushanit e Car Uroshit (shek. 13) asnjëherë nuk e kanë ndërprerë luftën dhe masakrat mizore ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë shekullit 19 dhe 20-të, derisa më në fund do e marrin dënimin e merituar nga “Qielli” me bomba të hedhura mbi shtetin e tyre fashizoid nga Aleanca Veri-atlantike, NATO (Mars-Qershor 1999), pikërisht për shkak të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Mbase sipas vlerësimeve të supozuara, ngase shënime të sakta nuk ka, të gjitha regjimet serbe kanë vrarë dhe zhdukur pa gjurmë nga faqja e dheut, diku mbi 2 milionë shqiptarë, pa e llogaritur këtu numrin e të dëbuarve me dhunë gjithandej në Rumani, Turqi, Itali, Amerikë, Australi, Kanadë, Zelandë të Re dhe deri në Skandinavinë antarktike, numër ky i cili e tejkalon shifrën diku mbi 15 milionë shqiptarë të shpërngulur nga vatrat e tyre iliro-dardane gjatë dy shekujve të fundit..!?

Gazetari austriak me prejardhje jahudite, Leo Freundlich, në librin e tij; “Albaniens Golgatha” (Golgota shqiptare) i botuar në Vjenë në vitin 1913, shkruan se vetëm gjatë atij viti ushtria dhe bandat paramilitare serbe kanë vrarë dhe masakruar në Ballkan mbi gjysmë milioni (500.000) shqiptarë. Ndërsa, përkthimin e këtij libri do ta publikoj në ditët në vijim disa rrjete sociale.  

Dihet mirëfilli se Serbia dhe regjimet e saja kriminale gjatë gjithë shekujve kanë zbatuar në mënyrë sistematike Elaboratin e shkruar dhe të pa ndryshuar hegjemonist për shfarosjen e shqiptarëve, “Naçërtaninë” e Ilia Garashaninit (1844), Programin e Klubit serb (1937) në krye me Ivo Andriçi, Memorandumin e akademisë serbe, “Francuska 7”, Beograd (1986), kanë kryer dëbimet masive dhe me dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, siç ishin ato në vitin 1878 në Kosova lindore, duke dëbuar mbi 750 mijë dhe duke vrarë mbi 60 mijë, si dhe qindra krime tjera, të gjitha këto dëshmojnë për një konstantë permanente në planimetrinë e tyre për zhdukjen e plotë të shqiptarëve nga gadishulli ilirik-ballkanik..!?

Se, serbët nuk çojnë kurrë dorë nga politika e tyre hegjemoniste dhe gllabëruese ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar, më së miri tregon vazhdimi me këmbëngulje i regjimit aktual serb në Beograd, që mos ta njoh pavarësinë e Kosovës, përkatësisht duke shfaqur hapur pretendimet kolonialiste, duke bërë shantazhe politike-diplomatike, duke mos kërkuar falja për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë gjatë luftës së fundit, mospranimi i dëmeve të luftës, ikja nga reparacionet dhe borxhet financiare ndaj Kosovës, formimi i enklavave serbe gjithandej në Kosovë, ruajtja e kishave dhe manastireve me ushtarë të KFOR-it, rrethimi i kishave me mure të larta guri në lartësi deri në 6-7 metra, okupimi i pjesës veriore të Kosovës si dhe mbyllja e urës mbi lumin Ibër, duke e ndarë qytetin e Mitrovicës në dy pjesë në formë të aparthejdit më racist, mosnjohja e himnit dhe flamurit të Republikës së Kosovës, formimi i listës serbe me 10 deputet në Kuvendin e Kosovës, si dorë e zgjatur e Beogradit brenda organeve shtetërore të Kosovës, lobimi intensiv dhe propaganda e ndytë kundër njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës (tërheqja e disa shteteve të njohjeve të pavarësisë), pengimi me çdo mjet i anëtarësimit të Kosovës në forumet dhe organizatat ndërkombëtare, siç ishte rasti me UNESCO-n, dhe tash pengimi i anëtarësimit të saj në Interpol, mosnjohja e tabelave të automjeteve, procedurat e maltretimit në kufi me rastin e hyrjes me makina në Serbi, tentimi i vazhdueshëm i pelegrinëve serbë për t’i vizituar, kinse varrezat dhe kishat e tyre në Kosovë duke ngritur tensione politike në Kosovë para opinionit ndërkombëtar, sesi gjoja autoritetet e Kosovës po ua shkelin të drejtat dhe liritë për t’i vizituar kultet e tyre në Kosovë, tentimi i hyrjes me trenin e çetnikëve në Kosovë, dhe kështu me radhë deri në marrëzi të pafundme! E gjithë kjo pra, dëshmon katërçipërisht se regjimi fashist dhe hegjemonist i Serbisë me çdo mjet dhe metodë po punon që ta zhbëjë shtetin e pavarur të Kosovës me prapavijë ogurzezë dhe synim djallëzor, që në mos sot, atëherë posa të largohet KFOR-i nga Kosova ta rikthejnë atë nën juridiksionin- lexo: okupimin e tyre siç e kishin para 20 viteve..!?

Nëse të gjitha këto veprime djallëzore të Beogradit zyrtar të ndërmarra në 20 vitet e pas luftës kundër shqiptarëve dhe Kosovës së pavarur, e njohur deri tash nga 115 vende të botës, etj., pushtetarët dhe udhëheqësit e Kosovës nuk i vërejnë, apo nuk duan t’i kuptojnë veprimet provokuese të regjimit të Serbisë kundrejt krejt Kosovës, dhe jo vetëm ndaj veriut të saj, po qese subjektet politike shqiptare nuk e kanë marrë vesh, se dialogu me Serbinë i filluar para 7 viteve për gjoja normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit, ka qenë  ekskluzivisht në favor të Serbisë, pra në dëm të Kosovës, se të gjitha ato takime dhe marrëveshje kanë qenë humbje e kohës koti, kohë e vlefshme për shtet ndërtimin e Kosovës, nëse nuk e kanë kuptuar se absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar në politikën hegjemoniste serbe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në këto 20 vite, se shteti dhe populli i hipnotizuar serb nga nacionalizmi shovinist antishqiptar, i inspiruar direkt nga vetë kreu i kishës ortodokse serbe, patriarku anti-Krisht, Irinej, i cili i bën thirrje urgjente regjimit të A. Vuçiçit; “Ta ruajmë Kosovën edhe me koston që të mos hyjmë kurrë në BE..”, se regjimi dyfytyrësh i Beogradit kurrë nuk do të demokratizohet dhe kurrë nuk do çojë dorë nga Kosova, lexo: “Jerusalemi serb”, se Serbia asnjëherë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, etj., etj., e them publikisht dhe shumë hapur, se kjo klasë politike nuk e meriton lirinë, pavarësinë dhe udhëheqjen me shtetin e Kosovës. Ndërsa, sa i përket aventurave të presidentit H. Thaçi dhe lojës së tij me Vuçiçin, për gjoja korrigjim të kufijve (lexo: ndarje të Kosovës), përveç se janë shumë të dëmshme për interesat e shtetit të Kosovës, janë veprime puro antikombëtare për të cilat ai do duhej të shkarkohej menjëherë nga posti që aktualisht mbanë, derisa ende nuk është bërë vonë..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat