Dekonspirimi i planit të Hashim Thaçit

Opinione

Dekonspirimi i planit të Hashim Thaçit

Gani Qarri Nga Gani Qarri Më 15 nëntor 2018 Në ora: 14:50
Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Kur sheh sot, se si në momentet vendimtare edhe vet deputetët e opozitës ikin nga mbledhjet e Kuvendit, në të cilat nuk kërkohet asgjë më shumë sesa një votim i thjeshtë, gjë që si përfaqësues të popullit,ata edhe e kanë obligim ligjor, ta vejnë në dispozicion për një rezolutë të vetme të paraqitur nga vetë partitë e tyre, kundër bisedimeve të Thaçit për kufijtë e Kosovës me Serbinë, duhet ta konsiderojmë ngjarje me fat, qoftë edhe me vonesë, dekonspirimin nga kryeministri Haradinaj, të planeve të presidentit kuisling Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës.

Nuk mund të lihet pa u përmendur ,se përkundër të gjitha dobësive, të cilat i ka ai vetë dhe atyre që i vishen edhe nga të tjerët, në situatën nëpër të cilën po kalon Kosova është vetëm kryeminstri ai i cili i lodhur me aventurat e Hashim Thaçit,që tash e sa kohë, pa të drejtë dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e vendit, po i bie në qafë jo vetëm Qeverisë, por gjithë popullit të Kosovës, me qëllim të realizimit të planeve të Serbisë dhe Aleksandar Vuçiqit, për ndarjen e shtetit tonë të brishtë, përfundimisht mori guximin që me gjithë vonesën, i pari nga të gjithë politikanët e vendit,të dekonspirojë publikisht para mediave tendencën e presidentit kuisling Hashim Thaçi për shitjen e tokës së Kosovës si të tijën.

Paramendojeni sikur në këto momente të vështira për vendin, të ishin Isa Mustafa, Behgjet Pacolli apo edhe Fatmir Limaj kryeministër, se si mund të silleshin ata me një Qeveri dhe Parlament si këto që sot i kontrollon dhe dirigjon vetë Hashim Thaçi, se me çfarë lehtësie do t`i bënte ai pazar tokat dhe pasuritë e Kosovës, para heshtjes dhe kokëuljes së tyre.

Të paktën kryeminstri aktual sqaroi para mediave qytetarët e Kosovës dhe opinionin ndërkombëtar se këtu nuk flitet më për kurrfarë korrigjimi siç po mundohet ta kamuflojë Hashim Thaçi, por për plan të detajuar të Aleksandar Vuçiqit, duke bërë të ditur për herë të parë se i njëjti i është paraqitur edhe vetë atij dhe ka mundur të shohë në detaje se aty nuk ka të bëjë fare me korrigjim dhe as me shkëmbim të territoreve, por me ndarjen puro të Kosovës.

Për aq më keq, bazuar në planin anti-Kosovë të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, Serbia nuk do ta marrë vetëm Leshakun siç po mundohet të gënjejë Hashim Thaçi, por pikësëpari do ta aneksojë Trepçën tonë të madhe sa vet Kosova,bashkë me fshatrat Zhazhë, Kelmend e Vllahi përfshi  edhe vetë Boletinin, vendlindjen e njërit prej heronjve tanë më të mirënjohur të viteve të Pavarësisë, Isa Boletinit, në mënyrë që shqiptarëve në veri, përveç tokës t'ua marrë edhe krenarinë, shuaj traditën autoktone si dhe të gjitha themelet e heroizmave kombëtare në këtë pjesë të atdheut, për t'i lënë ata edhe pa histori.

Ndaj sado që me plot të drejtë, faji konsiderohet të jet edhe i z.Haradinaj, se pse ai nuk e merr vetë të udhëheqë dialogun me Serbinë si kryeministër i vendit, por lejon Hashim Thaçin që të tallet edhe më tej me popullin dhe shtetin e Kosovës", mendojë se këtu ekziston një problem më i thellë dhe shumë më delikat sesa që konceptohet nga jashtë dhe vetëm në dukje të parë dhe më çuditë fakti se pse asnjëherë deri më tani nuk po thuhet troç që Hashim Thaçi  dialogun me Serbinë, pa marrë parasysh funksionet shtetrore që ka mbajtë, kurrë nuk ka lejuar dhe as tani nuk lejon që atë ta udhëheq dikush tjetër, për faktin se vetë ekzistenca e Thaçit është e lidhur kryekëput me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilën ai edhe i ka varë të gjitha shpresat për shpëtimin e tij.

Kështu që dhe nuk duhet harruar se në gjendjen nëpër të cilën Hashim Thaçi po kalon, e që ndoshta janë momentet e fundit të jetës së tij në liri, para se të ndodhë edhe me të, ajo që aktualisht po ndodh ame ish mikun e vet të ngushtë Nikolla Gruevskin, dhe nuk shkarkohet urgjentisht nga të gjitha postet shtetrore dhe politike,Hashim Thaçi po bëhet aq i rrezikshëm për të gjithë qytetarët, për integritetin territorial të shtetit, për ekzistencën e vet Kosovës si entitet i pavarur dhe kryeministrin aktual, saqë ta çojë vendin edhe në një luftë civile, kur dihet se kohët e fundit, jo vetëm  hipotetikisht përflitet gjithandej, se pas taktizimit me Aleksandar Vuçiqin për rrëzimin e Qeverisë aktuale, përmes tërheqjes së Listës Serbe, Hashim Thaçi me ndihmën e SHIK-ut, ka filluar ta kërcënojë edhe fizikisht kryministrin, nëse ai vijon t'i bëhet pengesë në planin e tij monstruoz për ndarjen e Kosovës dhe faljen e 1/3-s së territorit të saj Serbisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat