Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme

Opinione

Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme

Nga: Gani Mehmetaj Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 06:48
Gani Mehmetaj

Pse askush nuk bisedoi me bashkëpunëtorët e Haki Tahës. Prenk Gruda pas 53 vjetesh në "Albania Gazette of Boston", Florida, me 8 Janar 1998 jep dëshmi tronditëse: "Me 28 shkurt 1937, Hakiu formoi një celule te fshehtë, në formë organizate, vetë i pestë: Haki Taha, kryetar, Minush Lipoveci, Zeki Shehi (te tre gjakovarë), Murat Llabunishti nga Struga e Prenk Gruda prej Malësisë së Madhe të Shkodrës. Ne ishim te gjithë të betuem për çdo gjë me e mbajt sekretin, me qenë të gatshëm po të jetë nevoja, me e dhanë jetën për kauzën e shejtë të Kosovës.

Minush Lipoveci e Zeki Shehu kanë vdek ndër tortura në Goli Otok, ndërsa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnisë e ka arrestue në Elbasan e dorëzue UDB-së jugosllave në Shkup, ku e kanë mbyt me tortura". 

Qazim Vula, gjakovari i katërt u inkuadrua më vonë, ndërsa numri u shtua. Thuhet se ishin 15 veta. Kush ishin të tjerët? 

Haki Taha, nacionalist e kishte mbështetjen e simpatinë e kreut të priftërinjve katolik të Shkodrës. Pse heshtët ky fakt? Normalja e Elbasanit nxori edhe nacionalistë, pos komunistëve të thekur. 

Mediet e historianët nuk kanë biseduara asnjë herë me dëshmitarët e familjes së vjetër prishtinase Staka. Dy nga burrat e kësaj familje (ati dhe djali ishin dëshmitarë kur Xh. Nimani me milicët e OZNA-s u nisën në kapjen e Haki Tahës pak kohë pasi Taha e vrau Miladinin. Dëshmitari tjetër, tregon se Haki Taha është futur i plagosur në pleme, afër selisë së Komitetit Krahinor, dmth milicët kanë gjuajtur në te dhe e kanë plagosur. Gjurmët e gjakut, sipas dëshmitarëve ishin aty. 

Prishtinasit e kishin parë kufomën e Haki Tahës, që u ekspozuar para barnatores së qytetit. Kolonistët serbë silleshin turpshëm me të vrarin, kurse shqiptarët i shmangeshin rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat