Çitaku-Daçiq, 8-2

Opinione

Çitaku-Daçiq, 8-2

Nga: Ragip Guraziu Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:13
Ragip Guraziu

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që u mbajt me 14 nëntor, që u mbajt në Njujork ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, dështoi edhe një herë dobësinë e  tij  duke folë,dhe duke vjellur vner ndaj shtetit të Kosovës,dhe duke u ''byryt si bik'',siç thotë një fjalë e urtë shqipatre, dhe duke harruar sa ka para syve,Ambasadoren kosovare Shqiptare Vlora ÇITAKUN ,në Amerikë e cila edhe kësaj radhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë,Ivica  Daçiqit ia bëri 8-2 edhe ksaj radhe.

Në fjalën e tij, Daçiq, Kosovës iu referua me “Kosovë e Metohi” dhe Çitakut, si përfaqësuese e “institucioneve të përkohshme të Kosovës dhe Metohisë” duke vazhduar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është institucion për realizmin e të drejtave themelore të serbëve të Kosovës, e shumë gjëra tjera deri sa Kosova edhe nuk na qenka shtet dhe e pavarur, kjo ka qenë e pritshme nga ky ministër serb, por ai me një farë forme na deklasoi të gjitha të arriturat deri te shpallja e Kosovës shet i pavarur

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u diskutua edhe për raportin tre mujor mbi gjendjen në Kosovë. Daçiq me retorikat e njëjta si gjithhere për  Kosovën
  
Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në KS flet për vrasjen e Ivanoviqit, ankohet edhe për praninë e pjesëtarëve të ROSU-së në Ujëman

 Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ashtu siç kishte paralajmëruar me herët, në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit ku në rend dite është diskutimi për Republikën e Kosovës, është ankuar për mos formimin e Asociacionit me Shumicë Serbe.
Përveç kësaj, ai ka folur edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, dhe për mos zgjidhjen e këtij rasti nga organet e drejtësisë.

Ai ka folur edhe për nismën për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim më rezolutën 1244.

Daçiq ka folur edhe për vizitën e presidnetit Thaçi në Gazivodë së bashku me njësitet speciale të Policisë së Kosovës ROSU, duke thënë se prania e tyre ishte një provokim për Serbinë dhe popullin serb.

Vrasja e Ivanoviqit është zbuluar, Daçiq po shtirret siç nuk është informuar me këtë rast?!

Para tre ditëve shkruante shtypi ditore,në Kosovë,rajon dhe e gjithë botën se politikani serbë,Oliver Ivanoviq është eksekutuar nga bashkëshortja  e tij  ku Vuçiq,siç di ai,ia ka futur hilen Ivanoviqit në familje dhe  bashkëshoretn e Ivanoviqit e bëri shpiune,bashkëpuntore dhe me grupin e qeverisë serbe në Beograd, siç thuhet  këtu është involvuar edhe bashkëshortja e Oliverit,si më kryesorja,dhe kjo tani veq është publikuar dhe është bërë publike tani.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku sy më sy ia tha troç Daçiqit dhe ia bëri 8-2

 Ambasadorja Çitaku foli për luftën në Kosovë si dhe gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve.
Çitaku përmendi realitetin e luftës, të 20 mijë grave të dhunuara si dhe mijëra të tjerëve të vrarë.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u bë arenë e luftës. Më shumë se një milionë kosovarë u nxorën jashtë vendit, e gjithë kjo si pjesë e spastrimit etnik që ndodhi. 20 mijë gra u dhënuan e dhjetëra mira u vranë. Këto nuk harrohen lehtë, sidomos kur Serbia refuzon të marr përgjegjësinë për to. Nuk ka pasur përgjegjësi morale në këtë luftë. Ka pasur pushtues dhe të pushtuar. Dhe  të gjithë ishin e dijnë se kush ishte pushtues e të pushtuar”, ka thënë ajo.

Ajo vazhdoi fjalimin e saj duke thënë se Kosova ka ndryshuar.

Sipas saj Kosova është shtet i të rinjëve, Majlinda Kelmendit e Distria Krasniqi.

“Ne nuk jemi viktima të ditës së djeshme, jemi kampionë të ditës së sotme. Si kosovarë nuk do të lejojmë që e kaluara të na definojmë. Jemi shteti i Majlindës i Distrias dhe femrave që e kanë ngritur Kosovën duke u mbështetur vetëm në aftësitë e veta. Jemi Republikë e re e cila është njohur nga shumica e shteteve të botës. Jemi të vendosur për të bërë çdo përpjekje të mundshme, dhe të mos lejojmë fqinjin verior të na i minojë përpjekjet tona”,

Çitaku foli edhe për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, çështje për të cilën parprakisht u ankua ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Presidenti i Kosovës mund të vizitojë çdo pjesë të Kosovës pa kërkuar leje nga askush. Atë ditë nuk ka ndodhur asnjë incident. Incidenti fatkeqsisht ndodhi ditën tjetër kur pronari i lokalit u sulmua me bombë nga strukturat paralele në veri”.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA foli edhe për UNMIK-un, për të cilin tha se është një mission që bazohet në një realitet të kaluar dhe jo në rrethana aktuale.

“UNMIK-u nuk është më mission paqeruajtës dhe administrative. Ilustrim për këtë është vetë Rezoluta 1244, ku i referohet një realiteti alternative një realiteti që nuk ekziston më”, tha ai.

“Kosova është e pavarur dhe do të jetë tash e përgjithmonë. Këto sesione nuk i ndihmojnë paqes dhe dialogut. Kjo tryezë është shndruar në një teatër, është keqpërdorur për të ndikuar në popullatat e vendit tonë”, shtoi  ajo.

Ndërkaq më herët, ministri i Jashtëm serb në fjalimin e tij u ankua për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, vrasjen e Ivanoviqit dhe njohjet.

Për ushtrinë s’ka dialog me Serbinë

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka thënë se vendi ynë ka bërë progres të madh që nga shpallja e pavarësisë dhe se tash UNMIK nuk e ka më rolin paqeruajtës, andaj do të ishte më e dobishme që resurset e kësaj organizate të shfrytëzohen për zgjidhjen e krizave tjera nëpër botë.

Ajo gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për Kosovën kërkoi nga vendet anëtare të këtij institucionit t’i referohen vendimit të GJND-së se Kosova nuk ka shkelur asnjë ligj kur ka shpallur pavarësinë dhe se ky realitet është i pakthyeshëm.

“Këto sesione këtu nuk i ndihmojnë paqes dhe dialogut dhe fatkeqësisht ky vend këtu është duke u keqpërdorur dhe është shndërruar në teatër”, u shpreh ai.

Diplomatja kosovare ka folur edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, duke thënë se nuk mund të pritet nga vendi ynë të luftojë krimet pa qenë pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm.

“Kosova nuk duhet të jetë një vrimë e zezë mes kontinentit evropian. Kemi dëshirë të ndihmojmë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin dhe Evropën për të qenë më të sigurt. Sa i përket policisë, OKB duhet të mburret se vetë kanë ndihmuar të themelojnë Policinë e Kosovës dhe Kosova ka ndihmuar në parandalimin e komploteve terroriste”, u shpreh ajo.

Sipas saj, për themelimin e ushtrisë nuk do të dialogohet me Serbinë dhe kjo çështje do të përfundojë së shpejti. Ndërsa shtoi se themelimi i ushtrisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së.

Duke folur për dialogun, ambasadorja Çitaku tha se Kosova vazhdon përmbushjen e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, por Serbia nga ana e saj ka dështuar në përmbushjen e marrëveshjes së energjisë, e cila i kushton Kosovës me miliona në vit, madje Beogradi zyrtar ka shkelur CEFTA-n, andaj tatimi i vendosur prej 10 për qind ndaj mallrave serbe si i tillë ka qenë i pashmangshëm.

“Dialogu paraqet të vetmin shteg përpara për të dyja vendet, por është e rëndësishme që të pajtohemi se çfarë është ky dialog. Dialogu është për paqe, pajtim dhe njohje reciproke, dhe si i tillë do të ketë kuptim dhe do të prodhojë rezultate vetëm nëse ne vendosim të flasim sinqerisht në lidhje me proceset në Bruksel. Fqinjët tanë duhet të na trajtojnë si qenie të barabarta dhe duke njohur të gjitha të drejtat tona”, tha ambasadorja Çitaku.

Përfaqësuesi i SHBA-së   dridh Daçiqin e lënë nën ethe... Dhe ia kujton se Kosova është shtet me Kushtetutë

KS i OKB'së, Amerika mbështet Kosovën për ushtrinë dhe anëtarësimin në Interpol

Jonathan CohenPërfaqësuesi i SHBA-së, Jonathan Cohen, rikujtoi edhe njëherë se Amerika përkrah fuqishëm transformimin e FSK-së në Ushtri, ku edhe bëri thirrje që të eliminohet retorika e ashpër në lidhje me këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë në përkrahje Kosovës në disktumin që u mbajt sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Përfaqësuesi i SHBA-së, Jonathan Cohen, rikujtoi edhe njëherë se Amerika përkrah fuqishëm transformimin e FSK-së në Ushtri, ku edhe bëri thirrje që të eliminohet retorika e ashpër në lidhje me këtë çështje.

“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, u tha nga përfaqësuesi i SHBA-ve në OKB.

Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë. Në fjalimin e tij, ai inkuraoi po ashtu që të gjitha vendet të përkrahin edhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Ndryshe,Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që u mbajt me 14 nëntor, që u mbajt në Njujork ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, dështoi edhe një herë dobësinë e  tij  duke folë,dhe duke vjellur vner ndaj shtetit të Kosovës,dhe duke u ''byryt si bik'',siç thotë një fjalë e urtë shqipatre, dhe duke harruar sa ka para syve, Ambasadoren kosovare Shqiptare Vlora ÇITAKUN ,në Amerikë e cila edhe kësaj radhe ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë,Ivica  Daçiqit ia bëri 8-2 edhe kesaj radhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat