Driblimet e Hashimit deri te këmbët e Putinit

Opinione

Driblimet e Hashimit deri te këmbët e Putinit

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 16 nëntor 2018 Në ora: 14:49
Vladimir Putin dhe Hashim Thaçi

A duhet të shtrojmë pyetjen fillestare lidhur me thelbin e çështjes, sepse nuk mund të ndalet qytetari i vendit pa i bërë  pyetje edhe vetëvetës, athua mjafton një shqyrtim kalimthi për të treguar se kush jemi, apo për tu përballë para pushtetëve të botës dhe atyre të fuqishme nga bindjet tona dhe në çmënyrë i trajtojmë çështjet me pretekstin e dobisë, apo të dobësisë, duke menduar se në këtë mënyrë mundemi ta sanojmë gjendjen dhe ta krijojmë stabilitetin ne vend dhe rajon.

Kush ka sy për të parë e kupton se politika e Kosovës në një mënyrë po rrëshqet sikur në skija pa ndonjë cak dhe qëllim të caktuar në favor të vet dhe në këtë mënyrë, sikur po i përgaditët një lloj loje e rrezikshme, prandaj duhet ti kthehemi situatës dhe ta pyesim vetën, ku jemi,  ku na shpie kjo politikë, çështë kjo lojë politike dhe bindja se si mund të pajtohet Kosova me Serbinë???

Ç’kuptim ka një lidhje miqësie dhe të quhet guxim, nëse ia jep dorën një njeriu të fuqishëm të botës, i cili në anën tjetër e mbanë nën këmbë ekzistencën njerëzore edhe në vendin e vet? Dhe cilat vende kanë përfituar prej Rusisë, përveq Serbisë?

Kosova kurrë nuk do ta shihte vetën as ëndërr si shtet në saje të Rusisë dhe vendeve që ia kanë «hatrin» e saj, por falë realitetëve supërfuqisë së NATos, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, me të cilat duhet të veprojmë dhe të rrugëtojmë deri në fund, duke e ruajtë miqësinë përmanente me këto vende, imazhi i të cilave do të ishte historik dhe i pa harruar për jetë, sepse ndaj nesh kishte një autoritet aq të madh dhe të fuqishëm, sikur të kishte prejadhje hyjnore.

Driblimet politike të  Hashimit deri te këmbët e Putinit, janë driblime jo të thjeshta që i tejkalojnë të tjerët, por që edhe i tejkalojnë rregullat e lojës(politike) posaqërisht ndaj një pozicioni që e ka Kosova në fushën e saj diplomatike dhe strategjike, që në këtë realitet si do të jetë, kopetencat e minoritetit serb në Kosovë, do të rritën dhe do të zgjerohen edhe më shumë.

Sepse në këtë model të lojës (me vijat e kufirit), topin e hedhur nga Daçiqi, ia pason z.Thaçi, dhe ky i fundit, duke e hedhur jashtë vijave të fushës pranë këmbëve të Putinit, kësaj duhet ti  shtohen edhe  masat ndëshkuese ndaj këtij ekzibicioni të tillë, që mundëson deri te ndonjë penallti ekzekutimi kundër portës së Kosovës, por nuk është e çuditshme se kjo portë e pret rrezikun më të madh nga ndonjë autogol e vet z.Thaçi…

Nuk është lehtë të zhvillohet një politikë e mirëfilltë në Kosovë, nëse marrëdhëniet e brendshme politike dhe marrëdhëniet ndërpartiake, posaqërisht pozitë-opozitë,  janë të acaruara në mes vete dhe qëndrojnë largë harmonisë së tyre për të marrë vendime ekzekutive, përmes të cilave krijohen marrëdhëniet dhe kushtet që të ndërtohen edhe politikat e jashtme, njëherazi duke realizuar qëllimet dhe vullnetin e qytetarëve të vendit.

Prandaj, qytetari i Kosovës, nuk është e thënë që të kuptoj sëcilën lëvizje politike të kryetarit, të kryeministrit, apo të ndonjë ministri të vendit, por esenciale është kur ata e shohin dhe e prekin situatën dhe gjendjen e pa lakmuar, të krijuar nga vetë udhëheqja e dohët, duke e përjetuar realitetin drejtpërdrejtë, i cili nuk është as në favor të përmbushjes së qëllimëve dhe zhvillimëve shtetërore, poashtu edhe largë mirëqenjës qytetare.

Një gjendje e tillë politike dhe diplomatike, të cilën po e përjeton shteti i Kosovës, dhe qytetari i saj, duke e kuptuar se ç’po ndodh, por duke e mos kuptuar se ku na shpie kjo rrugë qorre dhe politikë e pa lakmueshme, që nuk mbetët tjetër, përveq duke e pranuar me dhunë, ose duke e hedhur poshtë përmes protestave dhe mediumeve publike, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Këto lojra dhe trazime të llojit dhe një politike të tillë, dëshmojnë qartazi se po e ngurtësojnë zhvillimin e politikës së vendit dhe optimizmin e qytetarëve të Kosovës, dhe mbi këtë bindje lindin kritikat dhe opinionet në kuptimin negativ, si antiteza të procesit në tërësi dhe kundër kuptimit të paqës, që mund të ndërtohen në mes dy popujve, serb dhe shqiptarë, nëse marrëveshjet e tilla të z.Thaçi dhe Vuçiq, realizohen nën ombrellën e Rusisë dhe Putinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat