Gruevski dhe Siguria Kombëtare

Opinione

Gruevski dhe Siguria Kombëtare

Nga: Dritan Demiraj Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:26
Dritan Demiraj

Kërcënimet e sigurisë përfshijnë jo vetëm armiqtë konvencionalë siç janë shtetet e tjera, por edhe aktorët e dhunshëm jo shtetëror të pushtetshëm në mënyrë politike, kriminale, korruptive dhe nacionaliste ekstreme sic është dhe rasti i ish-Kryeministrit Maqedonas dhe kriminelit tashmë në kërkim ndërkombëtar Nikola Gruevski.

Albanofobia që ka treguar ky mbetje sllavo- maqedonase, si pasardhës i organizatës “Narodna Odbrana” ka ndjekur dhe masakruar qindra jetë patriotësh e luftëtarësh shqiptar, duke shkelur disa marrëveshje të imponuara dhe firmosura nga ndërkombëtarët në lidhje me të drejtat e shqiptarëve ne Maqedoni.

Të gjitha këto krime nuk i bëri i vetëm, por në bashkëpunim me Sasha Miallkovin dhe Gordana Jankullovsken, me strukturat e tyre të errëta antishqiptare dhe fatkeqësisht dhe me element “bythlëpirës” e intrigante matrapaze shqiptarë brenda dhe jashtë territorit të Maqedonisë.

Fatkeqësisht dje nga Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, u raportua se Nikola Gruevski kishte kaluar në Shqipëri në pikën doganore të Hanit të Hotit në datën 11.11.2018, rreth orës 19:11, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Koncepti i sigurisë dhe i ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit të një shteti kërkon
bashkëpunim institucional, infrastrukturë të mbrojtjes së kufijve tokësor e detar, te shërbimeve të inteligjencës (kundërzbulimit, SHIK-ut dhe të policisë kriminale), shërbimeve doganore, etj.

Natyrshëm lind pyetja:

Cfarë kanë bërë të gjitha këto struktura shtetërore nderkohe qe taksapaguesit shqiptarë paguajnë dhe u besojnë këtyre institucioneve të sigurisë dhe personelit te tyre me rastin e hyrjes në mënyrë të paligjshme të njërit nga njerezit me antishqiptarë të viteve të fundit pas vdekjes së Miloshevicit?

Nëse propagandojmë që kontrollojmë kufirin dhe territorin e vendit, si ka mundësi që hyn një person i tillë dhe të gjitha institucionet e sigurisë flenë gjumë!

Si mund të justifikohet Policia me deklaratën e saj të papërgjegjshme dhe aspak profesionale, që shtetasi Gruevski ka dalë nga pika doganore me makinë diplomatike dhe autoritetet doganore dhe policore nuk mund ta ndalonin??

Në cilin vend të botës ndodh kjo?! Nuk mund te justifikoheni që personi ne fjale nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi të kalojë kufirin një person që nuk ka pasaport, pasi të gjitha dokumentat e indentifikimit te kriminelit Gruevski i janë sekuestruar me kohe nga shteti Maqedonas?

Me cfare dokumentash është indentifikuar, pasi per të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj përfshi dhe ata me status diplomatik në pikat doganore bëhet identifikimi përkatës. Sipas kësaj llogjike, në Shqipëri mund të hyjë kushdo qofte dhe nje nga terroristet e rrezikshem dhe askush nuk di asgje dhe nuk mban pergjegjesi!

Si ka mundesi qe sherbimet e inteligjences nuk kane informacione mbi statusin e Gruevskit, ku cdo qytetar ne Maqedoni apo ne Shqiperi e di qe ai eshte denuar dhe levizjet e tij ishin te monitoruara nga strukturat maqedonase, nderkohe qe sherbimet tona nuk dinin asgje.

Ky eshte nje turp i madh per shtetin tone dhe strukturat tona te sigurise dhe kjo qeveri do te ngelet ne memorien e Shqiptareve si qeveri e bashkepunimit me krimin dhe antishqiptare.

Gruevski duhej ndaluar, por sic duket ndonje "telefonate" mund t'ja kete hapur rrugen, ashtu sic ka ndodhur ne shume raste qe i eshte hapur dhe trafikanteve te droges dhe personave ne kerkim nderkombetar, apo mos doni te justifikoheni se nuk kemi Minister te Brendshem??

Shqiperia dhe shqiptaret jane fqinj te pergjegjshem dhe bashkepunues, por fatkeqesisht politikanet e kesaj qeverie duhet te jene te pergjegjshem dhe jo te perdorin nacionalizmin me elektoratin vetem per te marre votat.

Kur do te behemi shtet?? Per fat te keq, ne nuk e kemi akoma ate! 
Ndergjegjesohuni te dashur bashkeatdhetaret e mi! 
Duhet punuar ajo toke e begate qe na kane trasheguar te paret tane, duke shkulur perfundimisht gjembat dhe barerat e keqija.

Shqiperia u takon vetem shqiptareve patriote dhe te ndershem.

DD, Ph.D. USA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat