Tirana zyrtare e harroi çështjen e (pa) zgjidhur shqiptare në Maqedoni

Opinione

Tirana zyrtare e harroi çështjen e (pa) zgjidhur shqiptare në Maqedoni

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:40
Skënder Karaçica

Lajm i ditës është bërë arratisja e Gruevskit nga Shkupi,ku e mori dënimin e merituar për kohën e tij kriminale dhe shantazhet tjera kundër popullit shqiptar në Maqedoni.Në rrjedhë të lajmit,thuhet se si Tirana zyrtare,për arratisjen e njeriut ,,një pëllambë njeri e një seri,,(!)të Gruevsklit e paska zgjedhur shtegun kah Shqipëria dhe përmes portave të pushtetarëve shqiptarë...!

Tirana zyrtare në kohën e Sali Berishës e njohu ndër vendet e para ,,pvarësinë dhe integritetin,, e Maqedonisë pas shpërbërjes së ish-Jugoslllavisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar,për fatin e keq,ende pa u zgjidhë çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.

Tashti çfarë loje po bënë Tirana...? Kujt i duhet kjo kur një vend fqinj Maqedonia dënon boksierin e vet (Gruevskin)për kriminalitet dhe për pazaret e tij në Shkup,ndërsa për arratisjen e tij portat ia hapë Tirana zyrtare me pushtetarët tanë ,,zemër mirë,,(sic!).

Boksieri Gruevski është përgjegjës për rastin e Kumanovës,për shpërnguljen e shqiptarëve nga toka dhe shtëpia e vet etnike,pozita kushtetuese e pakicës kombëtare e jo shteformues,pa programe të zhvillimit e të investimeve në pjesën e Maqedonisë Përendimore(me shumicën shqiptare), pushteti lokal i centralizuar dhe proceset e dështuara demokratike të BE-së karshi këtij vendi me një të ardhme të brishtë.

Gruevski është një kriminel dhe nacionanalit ordiner kundër popullit shqiptar në Maqedoni,ndonëse partia shqiptare(BDI e Ali Ahmetit)bëri njëfarë koalicioni sa për numrat qeveritar të tij në korridoret e qeverisë së tij pa thënë,madje pa thënë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.

Gruevski dhe shqiptarët në orën e ndalur dhe në peshojë...! Tirana zyrtare po bëhet ,,faktor bashkëpunimi,,me vendet e rajonit në Ballkanin me inflamacion të gripit nacionalistë me boshtin panllavistë dhe kundër popullit shqiptar!

Deri kur do të luhet loja ,,mat e çmat,,që e dëmtojnë shumë çështjen shqiptare,kur e kur,Tirana zyrtare po bënë ,,politikë të hollë,,sikurse në kohën e Esad Pashë Toptanit për të kryer punën e dreqit të zi në Ballkan...!

Tirana jo portë për hyrje e dalje për ata që i dënon vendi i rajonit për krime të rënda dhe për protogonistët vrastarë të shqiptarëve në Maqedoni,që përmes Kushtetutës ata po i denigron dhe po i përbuzë para botës demoktratike dhe para Evropës së bashkuar...!

Tiranë mbylli portat për udhëtarët e natës dhe me nofkën e zezë të kriminelëve që parakalojnë andej pari...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat