Vetëdijësohuni se jemi në shekullin e XXI

Opinione

Vetëdijësohuni se jemi në shekullin e XXI

Nga: Astrit Zemaj Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:41
Astrit Zemaj

Sot është DITA NDËRKOMBËTARE E TOLERANCËS, dhe pikërisht në këto ditë memoriale botrore është tmerruese të ndegjosh diçka të tillë në Evropën e shekullit të 21-të.

Kryeministërja e Serbisë, Ana Brnabic, pa pikë turpi deklaron në emisionin Conflikt Zone, "se në Srebrenicë nuk kishte gjenocid, por vetëm krime të rënda të kryera nga forcat Serbe".

Shtrohët pyeta: a mos është dashur që nga ana e forcave serbe të shfarosën të gjithë boshnjakët, kroatët e shqiptarët në ish Jugosllavi, për ti përmbushur epshet e tyre dhe kjo pastaj të njihët si gjenocid?

Po ja kujtojmë se pikërisht pas dështimit të bashkësisë nderkombtare për ta parandaluar gjenocidin në Bosnjë, u desht që NATO të bombardoj Serbinë në rastin e Kosovës dhe përfundimisht të ndalin luftrat dhe krimet serbe në Ballkan.

"zonja Kryeministre", do të ishte më mirë të kerkoni falje në emër të popullit serb për qindra mijëra viktima të shkaktuara gjatë luftave të viteve të 90-ta, dhe se paku kështu mund ta "kamufloni" mentalitetin shfarosës dhe gjenocidial të regjimeve te pararëndësve tuaj në Bosnje dhe Kosovë!

Prandaj, në ketë ditë të tolerancës kur njerëzimi ka avansuar dhe ngritur respektimin e të drejtave të njeriut në nivelin më të lartë, në vend të reagimit, por ne mungesë të tolerancës po e permbyll kete shkrim duke e cituar fillozofin austriak-britanik, Karl Popper i cili thot: 
"... nëse e lejojmë tolerancën e pakufizuar edhe ndaj intolerantëve, nëse nuk jemi të gatshëm të mbrojmë një rend shoqëror tolerant kundër sulmeve të jotolerancës, atëherë tolerantët do të shkatërrohen dhe toleranca me gjithë neve". (Karl Popper 1945).

Astrit Zemaj 
Berlin, 16.11 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat