Modernizmi bashkëkohor i shoqërisë shqiptare – Ja përse modernizimi është ekzistenciale për shqiptaret

Opinione

Modernizmi bashkëkohor i shoqërisë shqiptare – Ja përse modernizimi është ekzistenciale për shqiptaret

Nga: Valon Alimi Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Shqipëria, Kosova dhe trojet e shqiptareve ne Maqedoni ne vitet e fundit janë kyçur ne nje proces te liberalizmit te shoqërisë shqiptare. Ne fakt, ne si komb jetojmë ne nje kohe ku dyshohet ne gjithçka dhe ku është krijuar nje konflikt i heshtur midis gjeneratave per caktimin e rrugës te cilën duhet te ndjek shoqëria. Ky konflikt i heshtur përbën nje rrezik te konsiderueshëm per shoqërinë tone pasi destabilizon akoma me shume nje shoqëri e cila çdo dite ndeshet me shtete qe për shkak te mungesës se efikasitetit te tyre shfuqizojnë unitetin e shqiptareve dhe rrisin injorancën e përgjithshme. Bashke me emigrimin ekstrem dhe zhbërjen e solidarizimit shqiptar ky konflikt midis gjeneratave shqiptaret i ka çuar ne nje udhëkryq ku me guxim, vullnet dhe frymëzim te jashtëzakonshëm duhet te zgjedhim disa pyetje jo veç per te garantuar ekzistencën e shqiptarëve por per te përmirësuar ne mënyrë te dukshme bashkepunimin midis individëve shqiptar dhe forcuar kolektivin shoqëror.

Andaj, rreth modernizmit shoqëror shfaqen tri nivele dhe njekohsisht tri shtylla kryesore te cilët shqiptaret ne diaspore por edhe ata vendas duhet ti zgjedhin. Këto nivelet janë ekonomia, arsimi dhe me ne fund si ,kulmi i ketyre dyjave, kultura dhe bashkejetesa.

Aspekti i ekonomise permblidhet me pyetjen se sa duhet shqiptaret mes veti te ndihmohen financiarisht. Shpeshhere ne politiken e sodit diskutohet menyra e taksimit e te ardhurave dhe shperndarja e atyre per te kontrolluar nivelin e varferise absolute dhe varferise relative ndersa njehkohsisht spektrat politik me nje sukses te jashtëzakonshëm arrijnë te nxisin urrejtje ne popull pasi nuk janë ne gjendje te shpjegojnë përfitimet e taksimit pa marre para sysh nëse preferohet taksa e sheshte apo taksa progresive ( sa me shume te ardhura aq me e larte është përqindja e te ardhurave qe i takon shtetit). Gjithsesi, ne linjën e argumentacionet shfaqen tendenca e njohur e cila dukshëm ka ndikuar ne individualizimin e kombit shqiptar dhe shfuqizimin e kolektivit – fokusimi ne individin dhe përfitimet individuale te taksimit.

Terminologjia individualiste me theksin ne mbivendosjen te individit ndaj kolektivit ka kontribuar ne rritjen e xhelozisë, inatit dhe urrejtjes mes shqiptareve. Megjithëse taksat dhe fusha fiskale e ekonomise do shërbente si shembull konkret per te nënvizuar rëndësinë e solidarizimit shoqëror dhe mirëmbajtjen e shoqërisë përmes masave politike dhe ekonomike, politikanet tanë arrijnë te ndërtojnë gropa ndarëse dhe jo ura bashkimi. Modernizmi bashkëkohor nen çadrën e globalizimit obligon individët shqiptar te unifikohen per te maksimizuar përfitimet nga internacionalizmi politik dhe sidomos per te garantuar mbrojtjen e interesave kombëtare me nje zë te fuqishëm ne nje arene ndërkombëtare ku gjinden shume protagonist dhe nje sfere e gjere te konflikteve te interesave. Per te plotësuar këtë ideal shqiptaret duhet shoqërinë shqiptare ta trajtojnë si nje medium ku secili përmes angazhimit te palodhshëm persa i takon mbarëvajtjes përfaqësohet dhe ku përparimi i përgjithshëm i këtij subjekti politik garanton plotësimin e qëllimeve dhe dëshirave individuale.

Thanë troç: Pa mos fuqizuar shoqërinë e vetmja gjë qe do kenë shqiptaret është urrejtja dhe xhelozia ndersa prape se prape qëllimet e individëve nuk do plotësohen por veç atmosfera kombëtare do rrënohet. Prandaj, trekëndëshi politik i cili përbëhet nga shteti, kompanitë dhe individët gjithmonë duhet ta nënkuptojë ekonominë si mënyrën primare per te garantuar plotësimin maksimal te te gjitha qëllimeve përmes shoqërisë se fuqishme. Ekonomia solidare ne baze te meritokracise ku te tre subjektet e trekëndëshit politik ndihmojnë njeri-tjetrin është nje kusht themelor per nje efikasitet sa me te madh te kombit shqiptar. Ne këtë rrethane, modernizmi kupton te jesh ekonomikisht i qëndrueshëm dhe çfarë është me e qëndrueshme se mbarëvajtja e shoqërisë ndihmëtare ku fëmijët tanë munden pa pasur brengat tona ekonomike te ecin me dinjitet dhe sigurim ekonomik?

Aspekti i arsimit përputhet me pyetjen se si duhet t’i përgatisim fëmijët dhe gjeneratat ne vijim per boten e nesërme e cila do jete me e shkathet, me e internacionalizuar dhe me e përparuar ne termat shkencore se sa imagjinata jone mundet aktualisht ta pikturoje. Ne kontrast me këtë fakt dhe pritshmërinë qe i kërkon bota e globalizuar, fëmijët shqiptar me arsimin e sotëm jo veçse nuk përgatitën ne mënyrë koherente dhe stringente per t’i përballuar konfliktet dhe problematikat ne vijim por gjithsesi bëhen me te afte per te mbijetuar ne boten e nesërme. Modernizmi bashkëkohor është ekuivalent me ndriçimin filozofik qe ka përcaktuar Kanti: “ Ndriçimi është dalja nga shtypja e vete-shkaktuar te secilit. Shtypja është paaftësia te përdoresh mendjen tende pa udhëheqjen e dikujt tjetër.” Përmbledhja troçe e recitimit është: Mendo, dysho, kritiko dhe merr konkluzione racionale qe ta përmirësosh jetën tende por edhe te bashkekombaseve te tu. Patjetër fati i shqiptareve dhe ardhmëria e kombit tone nuk përcaktohet me me luftëra por me mend, strategji dhe diplomaci e cila duhet gjithmonë te ndodh me motivin te utilitarizmit duke kontribuar ne mënyrë direkte dhe konkrete per progresin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare ne konkordance me apelin e shprehur persa i takon ekonomise. Plotësimi i ketyre kushteve nënkupton qe secili ne baze te Kantit te jete ne gjendje te interpretoje dhe mos i pranoje te dhënat pa nje proces dyshimi qe përputhet me kriteret e logjikes, efikasitetit dhe transparencës.

Fatkeqësisht, sistemi arsimor i shqiptareve, pa marre para sysh shtetin ku gjinden, nuk kontribuon qe nxënësit e ri , brezat e ri, t’i mësojnë këto kompetenca dhe te jetojnë te pavarur duke dhënë impulse signifikante qe çojnë kombin përpara dhe e çlirojnë nga brengat e patriarkalizmit dhe mbeturinave te Tanzimatit. Te jesh shqiptar ne baze te arsimit nuk bazohet vetëm ne identitetin tënd, gjakun apo gjuhen por obligon secilin te shkollohet per te mirën e vete-vetes dhe rrethit shqiptar. Shkollimi shqiptar është sot me makaber se ne kohërat e pavarësisë shqiptare. Ndriçimi i lartpërmendur gradualisht zvogëlohet ne mënyrë institucionale pasi mençuria e fëmijëve sigurisht do përbënte nje rrezik te posaçëm dhe te gjere per qeveritë shqiptare qe mbështetën mbi klientelizmin dhe korrupsionin. Sot e kësaj dite, shqiptaret ikin sepse nuk shohin ardhmëri dhe mundësinë e realizimit te ëndrrave te tyre. Ky është nje alarm dhe indikator qe kombi ynë nga politika ideologjikisht e zbrazur dhe pa motor per progres gjindet ne nje ndalese kognitive. Modernizmi bashkëkohor andaj ne kornizën e arsimit nënkupton qe mësimi i , siç e quajnë anglezet, “critical analysis and thinking” – mendimi dhe analiza kritike dhe substanciale duhet te jene prioritetet per kombin shqiptar. Problematikat e sotme siç janë varfëria, xhelozia dhe urrejtje kur nuk do zgjidhen siç duhet nëse shqiptaret nuk arrijnë te kenë nje pikëpamje objektive dhe olimpike nga ku munden t’i analizojnë gabimet e djeshëm dhe sotëm per te shmangur përsëritjen e tyre ne ardhmëri por mbi te gjitha per te ndërtuar nje shteg kombëtarë ku pasuria e kombit shqiptare nuk varet nga paraja por nga intelektualet ne vend qe fatkeqësisht ikin çdo dite. Me ne fund persa i takon arsimit detyra e tij duhet te jete qe me ndihmën e tij gjeneratat ne vijim te jene ne gjendje mbi lotët qe janë derdhur ne luftërat shqiptare te ndërtojnë nje bahçe ku gjeneratat ne vijim munden te ecin me sinqeritet, mençuri dhe mbrojtje per ta ndaluar eksodusin masiv.

Si konkluzion te pikave te larta, kultura shqiptare ka obligimin te fuqizoje procesin e implementimit te kërkesave te sipërme. Ne shekullin 21, per shume shqiptare kultura ndërlidhet ne mënyrë te fuqishme me traditat shqiptare. Sidomos gjeneratat e moshuar nënvizojnë qe pa tradita nuk ka kulture dhe pa kulture nuk ka shqiptar. Te rinjtë ne kontrast me këto nënvizojnë qe traditat shqiptare janë te prapambetur dhe qe traditat shqiptare legjitimojnë shtypjen e femrës apo te ndriçimit socio kulturor ne radhët e t e rinjve. Andaj, kush ka te drejte? Zgjidhja e konfliktit me te cilin u përhap ky essay dhe qe prape u shpjeguar ne rreshtat e sipër përbën kushtin primar qe pikat programatike te ekonomise dhe sidomos arsimit te implementohen. Kur te moshuarit refuzojnë çdo progres duke iu referuar traditat kombi gjindet ne ndalesën kognitive. Kur te rinjtë duan te ndryshojnë gjithçka pa logjikuar dhe ne shenje rezistence atëherë kombi humbet shtylla sociale siç janë familja apo patriotizmi. Esenca e arte per ta zgjedhur këtë konflikt është mesi i ketyre aneve diametrale. Është e nevojshme qe ca tradita duhet te gjykohen ne mënyrë me kritike siç janë pozita e femrës ne shoqëri apo konflikti midis fejes dhe shkencës por njëjtë duhet te behet nje evaluim racional se çfarë duhet te mirëmbajmë nga traditat pasi përbën gur themelin e shoqërisë shqiptare siç është familja. Nëse te rinjtë fillojnë revolucionin e tyre duke prekur gur themelet atëherë shoqëria do gjindet ne kolaps dhe do implodoje si kullat e Nju Jorkut ne vitin 2001. Ecja përpara duke zgjidhur këtë konflikt kërkon qe te dyja palët te dakordohen. Dakordimi nënkupton kompromise dhe kompromiset sidomos ne aspektin shoqëror janë prioritare per funksionimin e kolektivit.

Sot e kësaj dite mungesa e arsimit cilësor siç u shpjegua me larte ka kontribuar qe te rinjtë ne radhe te pare te identifikohen me këngëtar dhe repera ngase identifikimi i vërtetë e te rinjve i cili i shërben progresit te kombit duhet te jete me ideale. Shoqëria shqiptare duhet te idealizohet. Konflikti shoqëror nuk duhet me te kufizohet ne gjenerata por ne ideale dhe plane konkrete si te ndërtohet shoqëria per t’u shërbyer brezave qe vijnë. Ndalesa kognitive e shqiptareve ne radhe te pare shkaktohet sepse komunikimi mes njeri tjetrit është banalizuar ne sharje dhe urrejtje dhe kështu janë krijuar blloqet jo vetëm ne politike por gjithandej kombit. Kështu kombi nuk përparon por ecën mbrapsht. Kultura shqiptare duhet te jete frymëzim per shqiptaret dhe t’u jap motivim te punojnë per kombin. Kjo e fundit nuk ndodh nëse njëra pale , ne veçanti te rinjtë, ndjehen sikur te moshuarit ua imponojnë kulturën dhe përmes kësaj ua mohojnë te drejtat bazike te rinjve. Udha e kombit zgjidhet përmes nje zgjidhje koherente te këtij konflikti dhe zgjidhja koherente është nje shoqëri liberalkonservatore ku vlerat kyçe te shoqërisë siç janë familja apo fëmija dhe dashuria per kombin nuk dërgohen ad acta nen pseudo-çadrën e liberalizmit shoqëror. Mirëpo, shoqëria dhe ne veçanti te moshuarit duhet t’u japin vend te rinjve per te vepruar pasi rinia veç me nje liri veprimi te caktuar mundet te garantoje përparim per kombin.

Thanë troç: Vendi dhe vendet shqiptare sot ndodhen aty ku themeluesit e shtetit shqiptare kurrë s’kanë dashur te jete – ne nje situate ku zbrazëtia intelektuale gjindet ne çdo fushe te shoqërisë dhe kombit dhe ku shqiptaret ne radhe te pare zgjedhin te ikin para se ta rindërtojnë me mundi vendin e tyre sipas idealeve qe kane. Idealizimi i shoqërisë duke shtuar nje vale te re te frymëmarrjes ideologjike dhe shoqërore ndodh vetëm nëse shoqëria përfshirë me gjithë fushat e saj i përhapet modernizimit dhe sidomos ndriçimit filozofik te Kantit. Ne fakte, kultura shqiptare ka vetëm nje vlere te posaçme nëse ne si komb nuk mirëmbajmë vepra kulturore nga Perandoria Osmane nen argumentin e mbarëvajtjes kulturore por përdorim frymën e kulturës shqiptare si nje kulture evropiane per te sjell progres, përparim dhe mirëqenie ne këtë vend. Kultura shqiptare nuk përbëhet nga osmanizmi dhe shtypja e ca individëve por nga idealizimi qe me mund dhe me bese ne vet-veten dhe ndihmën e zotit mundet te arrihet gjithçka. Kultura shqiptare gjithmonë ka qene nje kulture frymëzuese sidomos për shkak te impulseve te poeteve tanë. Andaj, shqiptaret bëjnë nje gabim te madh nëse përdorin kulturën shqiptare si force presioni mbi te rinjtë apo tentojnë ta zhbëjnë. Frymëzimi i kulturës shqiptare ka qene çlirimi nga varfëria dhe arritja e pamundurës. Koha e sotme kërkon qe kultura shqiptare dhe esenca e saj – frymëzimi dhe bashkimi shoqëror- te ringjallen. Kjo ndodh veç nëse shqiptaret nuk mbajnë kombin e tyre dhe njeri tjetrin peng ne zbrazëtinë ideologjike dhe shoqërore. Modernizmi shqiptar ne baze te shoqërisë liberalkonservatore mundet te jete dalja nga ky udhëkryq ndalës dhe rivendosja e shpresës per te rinjtë. Me ne fund shqiptaret vetëm  e kane ne dore nëse do ringjallen shpirtërisht apo do këmbëngulin ne egoizmin dhe idiotësinë e tyre qe na ka çuar ne situatën e sotme. Guximi dhe frymëzimi gjithmonë ka bere qe kombet te arrijnë te pamundurën. Sot nevojitet qe kombi shqiptar te arrin te pamundurën duke u ribazuar ne vlerat e tij kryesore dhe luftuar per realizimin te ëndrrave tona. Dhe per këtë duhet dalja nga hija e egoizmit dhe fatalizmit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat