“Hashim Thaçi, jo të “shkarkohet”, por të ndiqet, ashtu siç ndiqen tradhtarët, është njeriu më i rrezikshëm...”

Opinione

“Hashim Thaçi, jo të “shkarkohet”, por të ndiqet, ashtu siç ndiqen tradhtarët, është njeriu më i rrezikshëm...”

Sinan Kastrati Nga Sinan Kastrati Më 18 nëntor 2018 Në ora: 10:02
Hashim Thaçi

Ibrahimi, Bardhyli, Xhaviti, Hashimi e ”Rexhepi” jo në gjumë por ata ”nuk kanë fjetur” sepse hijet e të vdekurve dhe të vrarëve i ndjekin pas, kudo që të shkojnë, në ato ndërtesa të larta luksoze të Prishtinës, afër sheshit ”Vllaznim Bashkim”.

Dhe në vend se të shërbehemi me burrat që kanë dhënë shumë për Atdheun, duhet të flasim për ata burreca që u futën nën gunën e ”LPK-së dhe zaptuan edhe ”vendlindjen”, për me e vjelur.

Kisha menduar të shkruaj një fejton për të kidnapuarit në Drenofc të Zatriqit, fejton me disa vazhdime. Ata sot e asaj dite janë ”zhdukur”.

Ndërmend e kisha të flas edhe për Eqrem Çabejn (kujtime nga e bija), për Lasgush Poradecin, për Haki Tahen e .... e për “tiransen” që ende “është” e ngukuar në zindan.   

Por, para se të shkruaj për ”heronjët” e mi, me keqardhje e them: janë të gjithë negativ (”komandantet” por të ”dashur”, besnik e shumë real mua kuajtua Aktori amerikan me famë botërore, humanisti që u solidarizua me shqiptarët gjatë vitit 1999, duke i vizituar ata në kamp në Maqedoni pas pastrimit etnik që bëri Serbia, Richard Gere:

"Unë jam rritur që të tregoj respekt. Jam edukuar që të trokas para se të hap një derë. Të përshëndes kur hy në dhomë. Të them ju lutem dhe faleminderit, dhe të respektoj më të vjetrit. Do t'a liroj ulësen time kur dikush ka nevojë për te. Të them "po zotëri" dhe "jo zotëri", dhe të j'u ndihmoj tjerëve kur ata kanë nevojë për mua, të mos qëndrojë anash dhe të shikoj. Të mbaj derën për personin pas meje, të them "më fal" kur është e nevojshme dhe t'i dua njerëzit ashtu çfarë janë dhe jo për ndonjë interes dhe më e rëndësishmja, unë gjithashtu u rrita për të trajtuar njerëzit saktësisht ashtu se si unë do të doja të trajtohem nga të tjerët. Kjo quhet respekt. Nëse jeni rritur në këtë mënyrë atëherë shpërndajeni këtë në murin tuaj ! "

Ah të kishim edhe ne shqiptarët e Kosovës një politikan, një lider partie, një (zv.) ministër apo …. që flet e pret mysafir, jo familjarët  e të afërmit (si Ramushi kur u bë kryeministër priti babë e nënë në kryeministri apo Hashmi se si iu tregonte babës e nënes fotot nga libri fallc i …. )

Pse (nuk) e pranojnë pushtetarët e sotëm se karierën e tyre politike e kanë fituar duke vrarë atdhetarët shqiptarë e duke shkelur “mbi kufoma shqiptarësh, janë ulur në kolltuqet e kyetarit të “shtetit” (të qeverisë e të Kuvendit të Kosovës)

Dhe ajo që (nuk) më habiti ishte se Hajdin Abazi ishte emëruar ambasador në Australi.

Më parë flitej se po ky Hajdin Abazi ishte emëruar ambasador për në Suedi por për shkak se kishte shtetësi suedeze, nuk u pranua nga Ministria e Punëve të Jashtme Suedeze.

Cilat ishin meritat e Hajdinit në “luftë”?

A nuk ta kujton kjo që po ndodh sot në Kosovë (qe 21 vjet), me ne me Serbinë (ish Unionin Serbi- Mali i Zi), pas gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjes, tash në Serbi (udhiqet nga Srpska republika) kur iu shkruan Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar se në Bosnjë edhe ajo dëshiron të dergoj “Trupa Paqëruejtëse”, pas masakrave e gjenocidit në Srebrenicë e në vende tjera të Bosnjës? Thua se OKB-ja hanin barë e nuk e dinin se Serbia i kishte ushtarët e policët në një pjesë të Bosnjës të ulur galuc. Serbia ende është në Bosnjë sikurse që është edhe në Kosovë. Prandaj Hashimi shkoi në shetitje në liqenin e Gazivodës dhe iu dha një “mesazh” qytetarëve të Kosovës që të shkojnë vikendeve atje. Por ai nuk tregoj, me cillën polici “speciale” të udhtojnë qytetarët e Kosovës? Me këte që ishte ai, ku kishte edhe disa ministra apo me ate që u vra polici Enver Zymberi?

Hashimi, sa herë që do të ketë protesta kundër tij, ai do të shkoi në VERI. Vallë a e ndien ai veten më të sigurt atje se sa në Drenicën Heroike të Ahmet Delisë, të Shaban Polluzhës e të ... Familjes së Mixhës Shaban Jashari?

Dhe tash kur po afrohet dita e nuk ka ku të shkoj më larg,  arrestimet e para, që flitet se Hashimi është ndër të parët nga kjo gjykatë, ai e zhagit punën gjoja për një marre-vesh-je më Serbinë, sepse vetëm nga Serbia ai mund të amnistohet.

Hashimi më nuk po thirret në “luftë” sic bënte më parë, se ai i kishte “pri luftës”, e kishte “çlirua” vendin ... dhe shpall “pavarësinë” e Kosovës.

E kaluara e Hashimit është shumë e mjegulluar por shumica e atyre që e njohin Hashimin që nga bankat shkollore flasin (shokë e vendas) për te si një falsifikator, një rrenc e dallaveregji por që ka ditur të iu ik të gjithave duke iu lënë të tjerëve “Kembët e arushës në dorë”.

Hashimi ishte arrestuar në Shqipëri si i dyshuar për vrasjen e Ali Ukës, vrasje që kurrë nuk u zbardh.

“Kur shqiptarët po përgatiteshin për kundërvënie ushtarake Serbisë pushtuese, u shënua vrasja e parë. Viktimë ishte zëdhënësi i UÇK-së, gazetari Ali Ukaj, me rezidencë në Tiranë, nga Lumbardhi i Deçanit. Për krimin u arrestua Hashim Thaçi, i cili do të lirohej, pas një bisede telefonike, me një gjeneral të Sigurimit shqiptar, që bëri Xhavit Haliti, nga Zvicra. Vrasja u mjegullua dhe kurrë nuk pati autorësi të besueshme!” shkruan atdhetari dhe mësuesi Idriz Zeqiraj në një opinion ” “Hashim Thaçi u arrestua për vrasjen e Ali Ukajt, u lirua pas telefonatës së Xhavit Halitit”.

Serbia, nuk ndejti kot, ajo luajti e përmbysi çdo guri për qellimet e veta.

Dhe e gjeti ”mikën tradicionale të Serbisë, Francën, e cila do t'ia ofronte Hashim Thaçit "mikun" e gatshëm, Arnaud Danjean, agjent i Sigurimit francez, DGES. Kurse, ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy, në një kanal televiziv, ka thënë: "Hashim Thaçi është agjent i Francës".

Por Hashimi për me ardhur deri tek ky besim kishte dhënë prova besnikërie se është kundër interesave shqiptare e në bashkëpunim të plotë (sic thotëHashimi) me Serbinë.

Hashimi këto do ti bënte me mbështetjen e ”bashkëpuntorëve” të vetë, disa nga ta tash ”kundërshtarë”, si Bardhyl Mahmuti … e Ibrahim Kelmendi.

Po për këto, kërkoj falje nga Baca Zeq por jam i obliguar që ti përdori fjalët e tij, pak gjatë por ia vlen. Baca Zeqir shkruan ” Bardhyl Mahmuti, që konsiderohej ministër i jashtëm i Kosovës, në prag dhe gjatë luftës, kishte përcjellë me dyshime Hashimin me "mikun" e tij freng. Me një rast Hashimi ia prezanton si mik të shqiptarëve! Dhe, Bardhyli shpërthen me zemërim, se "ky është spiun i Serbisë dhe armik i shqiptarëve".

Eksponenti shumë i përfolur i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, këtë zënkë e publikon në librin e tij. Publicisti dhe veprimtari veteran i Mërgatës shqiptare, Xhafer Leci, ashtu si shumica e mërgimtarëve, ka mendim negativ për Kelmendin, sepse, sipas tij, "Ibrahimi shpif dhe gënjen edhe në gjumë". Por, kjo e dhënë i bënë përshtypje. 

Duke qenë pjesëmarrës, në një promovim të një libri të Bardhyl Mahmutit, të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Shtutgard, i bënë pyetje publike autorit të librit, nëse është e vërtetë, ajo zënka e tij me francezin hafije, "mik" i Hashimit, duke e cituar librin e I. Kelmendit? Bardhyli, i zënë ngushtë, por, duke njohur karakterin ngulmues të Xhafer Lecit, e pranon: "Po, është e vërtetë, ai ishte mik e spiun i Serbisë dhe armik i shqiptarëve".

Pra, shefat e rinj të LPK-së, Sigurimsat e Enver Hoxhës, me zyrtarët qeveritarë komunistë, të konvertuar në socialistë; Serbia; Sigurimi francez, u pajtuan që të përdoret metoda e gatshme e komunistëve shqiptarë, kundër ballistëve, në Luftën e Dytë Botërore, për t'i sjellë në pushtet stalinistët e Kosovës”.

Dhe krejt këto po të ishin ”harruar” sikur vetë ata të mos flisnin për ato ngjarje e për ato vite ”te lavdishme” e të bollëkshme me vrasje shqiptarës e kërcnime, që nga Ibrahim Rugova e Kol. Ahmet Krasniqi po nga Hashim Thaç, Bardhyl Mahmuti, Ibrahim Kelmendi e shumë të tjerë.

“Kur Hashim Thaçi kërkonte dënimin e Ibrahim Rugovës” ishte një shkrim i madh i kohës.

”Qerim Kelmendit i vjen keq që UÇK nuk e vrau Ibrahim Rugovën” ndërsa vëllait të tij, Ibrahimit“Trondit” Ibrahim Kelmendi, shfaq urrejtjen ndaj Ahmet Krasniqit: Do të isha krenarë po ta kisha…”shkruante Bota Sot.

Po pse tash, disa nga këta po i mohojnë ato që kishin thënë dikur, Jo ”vëllezërit siamez” Ibrahimi i Qerimi. Ata që ndruan ”burrërisht”.

Komandan ”Qorri”, Bardhyl Mahmuti e disa të tjerë, bashkë me ta edhe Hashimi, ose nuk flasin ose ”i hanë” fjalët e veta.

Por vrasjet kanë ndodhur dhe vrasësit janë të lirë e jetojnë në ”liri” por të frikësuar për ato vrasje.

Emri i të vrarëve është i madh: Enver Maloku, Sadri Ramqaj, Ilir Konushevci, Hazir Mala, Rushit Elezi, Qazim Jakupi, Muharrem Tafa, Xhemajl Mustafa, Idriz Rrecaj, Shaban Ramqaj, Haki Imeri, Shaban Manaj, Ekrem Rexha, Kosovë Zeqiraj, Albert Zeqiraj, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Shefki Popova, Bekim Kastrati, Besim Dajaku, Ismet Jashari-Kumanova, Behaudin Hallaçi, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Ukë Bytyçi, Bardhyl Ajeti dhe ” … shumë qindra të tjerë, për të arritur kuotën shifrore të 1.820 viktimave politike, të ekzekutuar nga "komandantët" dhe bandat e tyre, të cilët sot vazhdojnë pushtetin e tyre të përgjakur në Kosovën, kinse, të "lirë" e "demokratike"!! (I. Z.).

Për vrasjet tjera, kërcnimet që kanë bërë Hashim Thaçi me “komandantët” e tjerë do të flas në vazhdimin tjetër. Disa nga ata janë gjallë dhe janë afrua te Hashim Thaqi, si “Kolonel” (vodnik) Bislim Zyrapi, Gjergj Deda, Veli Bytyqi, Cen Desku ... etj.

Çfarë bën i ati, e heq i biri!. -Jo te ne në Kosvë ato që bënjë ”baballarët”, heqin vegjëlia.

“Ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë

Po e mbylli me një fjalë thesari të Faikut, drejtuar Nolit, ndër kundërshtarët më të mëdhenj të kohës, njëri ”i majtë” e tjetri ”i djathtë:

“Ti je njeriu që më ke kuptuar më mirë në këtë botë.Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat