Pajtimi me Rusinë ose politika e rrënimit të Pavarësisë së Kosovës

Opinione

Pajtimi me Rusinë ose politika e rrënimit të Pavarësisë së Kosovës

Nga: Dr. Islam Lauka Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 07:37
Dr. Islam Lauka

Takimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, më Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ndërkombëtar të Paqes në Paris (11-13 Nëntor 2018) nuk ishte i zakonshëm. Ai ishte i pari, në këtë nivel, midis dy vendeve. Për më tepër, u takua Presidenti i një fuqie të madhe me Presidentin e një vendi, të cilin ajo nuk e njeh si shtet, por thjesht si territor të një shteti tjetër.

Për të gjykuar mbi këtë takim duhet parë, fillimisht, rruga që u ndoq për të arritur deri aty, ëështjet që u ngritën dhe qëndrimi i palëve rreth tyre.

Ka vite që politika e jashtme e Kosovës ka dhënë shenja zbutjeje të qëndrimeve të saj ndaj Rusisë, ndërsa kohët e fundit, nga dyshja Thaçi-Pacolli, edhe të pajtimit me të.

Faktet qe mbështesin këtë argument janë këto: në Strategjinë e Sigurisë të Republikës së Kosovës (2010) dhe Analizën e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (2014), Rusia nuk përmendet fare as si rrezik, as si kërcënim; Kosova, këtë vit nuk iu bashkua, në shenjë solidariteti për rastin “Skripali”, aleatit të saj, Britanisë së Madhe, në dëbimin e diplomatëve rusë, sië vepruan fqinjët e saj, si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, me përjashtim të Serbisë; Kosova nuk ka marrë asnjë masë për t’iu kundërvënë propagandës dhe luftës informative të Kremlinit.

Ka kohë që Ministria e Jashtme e Kosovës nuk reagon ndaj shpifjeve dhe akuzave pa bazë të Moskës kundër Kosovës. Sa për të dhënë një shembull, me 25 Tetor 2018, Zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharova, deklaroi se Kosova ka dështuar si formacion shtetëror dhe ajo nuk përbën gjë tjetër, veç një territor që po mbushet me armë. Të nesërmen, më 26 Tetor 2018, Departamenti i Informacionit dhe Shtypit të kësaj Ministrie, komentoi miratimin, nga Kuvendi i Kosovës, të ligjeve për formimin e ushtrisë, ku theksohet se “shtyllë e kësaj ushtrie do të jenë terroristët e UÇK-së”, se ajo do të përdoret “kundër popullsisë serbe në Veri të Krahinës” dhe se krijimi i saj “është i mbarsur me minimin e stabilitetit në Ballkan”. Ministria e Jashtme e Kosovës, si gjithmonë, nuk u bë e gjallë.

Duket, nga frika e bacit Behgjet se mos zemërohet batjushka Putin.

Politika e afrimit dhe pajtimit të Kosovës me Rusinë është bazuar në tre pandehma (hipoteza); së pari, Rusia është fuqi e madhe, ajo merret me probleme globale, kurse Kosova, si shtet e vend i vogël nuk paraqet interes për të dhe, si e tillë, nuk është në axhendën e saj. Së dyti, Rusia dhe Kosova, nuk kanë fare marrëdhënie dhe nuk janë as miq, as armiq me njëra tjetrën. është në interes të Kosovës që të ndërtojë marrëdhënie korrekte me të. Së treti, duke qenë se Rusia është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit (KS) me të drejtë vetoje, Kosova duhet të gjejë mënyrën për t’iu afruar Moskës dhe ta bindë atë që të mos e bllokojë anëtarësimin e saj në OKB.

Provë e vërtetësisë, drejtësisë dhe qëndrueshmërisë së këtyre pandehmave janë faktet dhe logjika. Le t’i ballafaqojmë me to.

Nëqoftëse ka një ëështje, e cila ka qenë konstante në axhendën e politikës dhe diplomacisë së Moskës, që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik (1991), ajo është Kosova. Në varësi të interesave dhe pozitës së saj në hierarkinë vendimmarrëse botërore, Rusia e ka bërë Kosovën pjesë të pandarë të axhëndës së saj ndërkombëtare në KS, në G8, Grupin e Kontaktit për ish-Jugosllavinë, në OSBE, Këshillin e Europës, Organizatën e Bashkëpunimit të Detit të Zi (BEDZ) dhe në ëdo forum tjetër, ku ajo është e pranishme. Rasti i Kosovës ka zënë vend, pothuaj, në të gjitha dokumentet themelore të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Federatës ruse, si Koncepti i Politikës së Jashtme, Strategjia e Sigurisë Kombëtare dhe Doktrina Ushtarake. Kosova është një ndër 3 temat kryesore ndërkombëtare, krahas zgjerimit të NATO-s në Lindje dhe Mbrojtjes Antiraketë, të cilat Moska Zyrtare i ka shfrytëzuar për t’u rikthyer në tavolinën e të mëdhenjve. Për të mos shkuar shumë larg, por vetëm gjatë muajit të fundit, Kosova është përfshirë në axhendën politike të Presidentit Putin (Klubi ndërkombëtar “Valdaj”, 18.11. 2018), të Ministrit të Jashtëm, Lavrov, (Konferenca e shtypit, me 09.11.2018) pa përmendur Zëdhënësen e Shtypit të MPJ-së, e cila, nuk e ndan, pothuaj, asnjëherë nga axhenda e saj.

Duket qartë se të dhënat faktike provojnë praninë e përhershme dhe aktive të ëështjes së Kosovës në axhendën e politikës dhe diplomacisë ruse. Të mos e njohësh, apo ta mohosh këtë realitet, është naivitet, në rastin më të mirë, ose djallëzi, prapa së cilës fshihen qëllime largvajtëse, në rastin më të keq.

Le të shohim raportin që ka me faktet hipoteza “Kosova dhe Rusia nuk janë miq, as armiq”. Në Konferencën e Rambujësë, Rusia ka qenë në anën e Serbisë kundër Kosovës; ndërhyrjen e NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, Moska e ka klasifikuar si agresion, ndërsa ëlirimin e Kosovës nga Serbia, si aneksim, nga ana e Perëndimit; formulimi në preambulën e Rezolutes 1244 të KS-së, ku theksohet se Kosova është pjesë përbërëse e Jugosllavisë është konceptuar dhe miratuar në Këshillin e Sigurimit, me këmbënguljen e Rusisë; me 12 Qershor 1999, trupat ushatarke ruse pushtuan, përkohësisht aeroportin e Prishtinës; në vitin 2003 Rusia tërhoqi kontigjentin e trupave të veta nga Kosova, pasi nuk u realizua kërkesa e saj për të patur sektor të veëantë në Veri; në vitin 2007, Rusia kundërshtoi planin Ahtisari për pavarësimin e Kosovës dhe kërcënoi se do të ushtronte të drejten e vetos,nëse ai do të paraqitej në KS; në vitin 2008, Moska kundërshtoi me vendosmëri shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa Veriut të saj i ofroi modelin rus të konflikteve të ngrira në hapësirën ish-sovjetike; në vitin 2010, përfaqësuesi rus në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, u përpoq,pa sukses, “të argumentiojë”, se ky akt përbënte shkelje të ligji ndërkombëtar; në vitin 2011, Rusia luajti rol aktiv për miratimin e Raportit të Dik Martit në Këshillin e Europës; gjatë viteve të fundit, Rusia ka kundërshtuar më forcë ëdo hap që synonte forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe konsolidimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar,si anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare (UNESCO, etj), krijimi i ushtrisë, largimi i UNMIK-ut, heqja e raportimeve periodike mbi Kosovën në KS, etj etj; Moska,krahas Beogradit,është përfshirë edhe në lobimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Të dhënat empirike provojnë, pa asnjë mëdyshje, se Rusia ka qenë dhe mbetet, ndër armiqtë më të egër të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe hedhin poshtë, si të paqëndrueshëm, pohimin e dyshes Thaçi-Pacolli se “Kosova dhe Rusia nuk janë miq, as armiq”.

Pandehma e tretë, ajo e afrimit dhe pajtimit të Kosovës me Rusinë, me synim që të bindet ajo për të mos bllokuar anëtarësimin e saj në OKB, në vështrim të parë, duket e justifikueshme, por në ballafaqim me logjikën më të thjeshtë, as ajo nuk qëndron. Deri në vitin 2008, ishte Perëndimi, në përgjithësi dhe SHBA, në veëanti, që iu përmbajtën politikës së afrimit dhe pajtimit me Rusinë për zgjidhjen e shumë ëështjeve shqetësuese ndërkombëtare, përfshirë atë të Kosovës, por pa rezultat. Në vitin 2009, Presidenti amerikan, B. Obama iu rikthye marrëdhënieve me Rusinë, nëpërmjet politikës së njohur si “Reset”, por edhe ai dështoi. Ashtu, siç dështoi NATO në strategjinë e saj për ta trajtuar Rusinë si partnere. Moska u bë, gjithnjë e më shumë, autoritare, agresive dhe jo bashkëpunuese. Aktualisht, Rusia njihet si fuqi revizioniste dhe përëarëse që ndërhyn në punët e brendshme të të tjerëve, sidomos të fqinjëve, që shfrytëzon luftën informative, shërbimet e fshehta dhe armët kimike për realizimin e qëllimeve politike. është kjo arsyeja që, pas agresionit në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë, në vitin 2014, BE, SHBA dhe një numër vendesh të tjera vendosën sanksione kundër Rusisë. Në vitin 2017, Kongresi Amerikan miratoi “Ligjin mbi Kundërvënien ndaj kundërshtarëve të SHBA-së”, në të cilin, Federata Ruse rreshtohet, krahas Iranit, Koresë Veriore dhe ISIS-it. Në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe në Doktrinën e Mbrojtjes të SHBA-së, Rusia klasifikohet si rival i rrezikshëm, ndërsa në fushën bërthamore, si kërcënim jetik. Parlamenti europian dhe disa vende euro-perëndimore kanë miratuar ligje dhe platofrma për t’i bërë ballë sfidës së luftës informative që zhvillohet nga Rusia.

Vëmendje e posaëme i kushtohet politikës ballkanike të Rusisë. Personalitete të njohura të politikës europiane dhe botërore si Angela Merkel, Tereza Mej, qendra kërkimore-shkencore me emër, ekspertë të shquar të shkencave politike, si Riçard Has, , T. Shnajder, D. Server, etj e vlerësojnë Rusinë dhe ndikimin e saj negativ si një kërcënim serioz ndaj Ballkanit dhe Kosovës.

Jo bashkëpunimi, por kundërvënia ndaj politikës ruse dhe marrja e masave për të përballuar sfidën e ndikimit të saj negativ është prirja mbizotëruese në politikën dhe diplomacinë e aleatëve tanë perëndimorë. Vetëm Presidenti i Kosovës dhe Ministri i saj i Jashtëm nuk e shohin, as nuk e ndjejnë kërcënimin rus, në përgjithësi dhe në Kosovë, në veçanti.

Pyetja që shtrohet është: ëfarë të dhënash sekrete kanë Hashim Thaëi dhe Behgjet Pacolli, të panjohura nga partnerët tanë perëndimorë, në bazë të te cilave ata arrinjë në përfundimin se Rusia, nga kërcënuese, mund të bëhet bashkëpunuese. Dhe më tej, çfarë levash ndikimi kanë ata mbi Kremlinin që ta detyrojnë të bëjë atë që nuk e bënë dot Uashingotni, Berlini e Londra – ta bindin, që të mos ushtrojë të drejtën e vetos për Kosovën.

Këto pyetje mund të kenë përgjigje të ndryshme, një prej tyre, mbase, na e jep fabula e Ezopit për sorrën, e cila, duke pretenduar se mund të bëjë shqiponjën, fluturon mbi një dash dhe me thonjtë e saj ngatërrohet keq e ngec në leshin e tij.

Mosnjohja e fuqisë dhe e kapaciteteve të veta, shkëputja nga realiteti dhe rendja pas aventurave shpjegon shumëëka nga veprimet e Thaëit, lidhur me Rusinë. Por ato janë të pamjaftueshme. Më bindës është argumenti, sipas të cilit, Thaçi, gjithnjë e më shumë,është larguar nga vlerat dhe konceptet perëndimore, ndërkohë që është afruar me ato të Putinit. Teza e fundit e tij për Kosovën, si “konflikt i ngrirë” është një koncept, kryekëput, putinist. është Moska ajo që e ka konsideruar ëështjen e Kosovës si të pazgjidhur, njëlloj si problemi palestinez, ashtu sië po e klasifikon edhe Presidenti i saj, Hashim Thaçi.

Impulset putiniste janë të pranishme edhe në metodat e vendimmarrjes së Thaçit. Përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale; dëbimi nga Kosova, me dhunë, i 6 gulinistëve; këmbëngulja për të përfshirë në axhendën e bisdimeve me Serbinë ëështjet territoriale, pa konsensusin e forcave të tjera politike dhe pa transparencë; mospërfillja sistemtaike e parlamentit etj., janë disa nga simptomat autoritariste të Thaçit, të huazuara nga Putini.

Ndikimi i Presidentit rus nuk e ka kursyer as karakterin e Thaçit. Deklaratat se ideja e tij për “korrigjimin e kufirit” gëzon mbështetje të madhe, brenda e jashtë Kosovës janë, thjesht, mashtrim. Mbështetja e idesë për nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes, juridikisht të detyrueshme, midis Kosovës dhe Serbisë, nuk do të thotë edhe mbështetje e planit të tij për ndryshimin e kufijve.

Por mashtrimi dhe spekullimi më i madh bëhet me faktet, të cilat “kleptokracia e organizuar” putiniste nuk e ka për gjë t’i shkatërrojë, për të ndërtuar një realitet alternativ, ashtu sië po bën Thaçi, duke imituar Putinin, me injorimin apo shkatërrimin e faktologjisë dhe paraqitjen e Rusisë si një vend neutral, as mik as armik i Kosovës.

Ashtu si mashtruesi Putin, Thaçi përpiqet që intersat e tij të ngushta t’i paraqesë si strategji të hollë, intrigat që bën për realizimin e tyre, si taktikë e shkathët, ndërsa autoritarizmin në vendimmarrje e politikbërje, si vendosmëri.

Këto janë konceptet, pandehmat dhe rruga që e ëuan Thaçin në prehërin e Putinit.

Tani, le të analizojm, shkurtimisht, përmbajtjen e takimit. Nga ato që deklaroi vetë Presidneti Thaçi, si dhe nga informacioni i shkurtër i Zëdhënësit të Presidencës ruse, Dmitri Peskov, rezulton se takimi ishte jo klasik dhe i kufizuar në kohë. Pyetjes së Thaëit se a do ta mbështeste Moska një marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë, Putini i është përgjigjur pozitivisht. I ngazëlluer nga përgjigjia e homologut rus, Thaçi e vlerësoi takimin me të si një hap të madh, si diëka që i ka munguar Kosovës.

Duket se Thaçi nuk e ka njohur mirë personin që ka pasur përballë. Së pari, Vladimir Putini nuk shquhet për mbajtjen e fjalës në marrëdhëniet ndërkombëtare, as kur fjala e tij dhe e vendit që përfaqëson është e fiksuar në marrëveshje e traktate ndërkombëtare. Shkelja e Marrëveshjeve të Minksit (2015), shkelja e Traktatit të Armëve Bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër vëprimi (1987), shkelja e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Ukrainën (1997), etj. dëshmojnë se marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë asnjë vlerë, kur nuk u përshtaten interesave të tij, le më një premtim gojor që jepet në mjediset e një forumi ndërkombëtar. Së dyti, ThaëI duhet ta dijë se për arritjen e marrëveshjes me Kosovën, Putini i ka vënë kushte Vuçiqit: marrëveshja duhet të bëhet vetëm në bazë të rezolutës 1244 të KS dhe të kushtetutës serbe (Kosova në Serbi); ajo duhet të mbrojë interesat e popullit serb (kupto, të forcave nacionaliste e konservatore, në radhë të parë, të Kishës Ortodokse serbe, të cilat janë kundër marrëveshjes). Dhe i ka tërhequr vëmendjen, më se një herë, se Kosova nuk është, thjesht, një ëeshtje e Serbisë, por edhe ëështje ndërkombëtare (kupto, e Rusisë).

Përfundimi i Thaçit se, në rast të arritjes së marrëveshjes me Beogradin, rusët nuk mund të tregohen më serbë se sa serbët, duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, është iluzion. Në KS Putini mbron interesat e fuqisë së madhe ruse, jo të Serbisë. Shikuar në këtë optikë, mendoj se ka më shumë gjasë që Kremlini ta kundërshtojë, se sa ta mbështesë marrëveshjen Kosovë-Serbi. Sepse mbështjetja e saj do t’i hiqte Moskës një levë të fuqishme ndikimi mbi Beogradin. “Karta” e Kosovës është shfrytëzuar dhe vazhdon të shfrytëzohet me mjeshtëri nga Rusia për realizimin e qëllimeve të veta gjeopolitike dhe gjeoekonomike në Serbi. Veë kësaj, mbyllja e ëështjes së Kosovës do t’i hapte rrugë anëtarësimit të Serbisë në BE dhe, në perspektivë, mundet edhe në NATO. Një zhvillim i tillë, do të ishte i papranueshëm për Moskën. Ajo është e interesuar që, ushtarakisht, Serbia të ruajë statusin e tanishëm neutral. Nëpërmjet Kosovës, ajo e mban të lidhur Serbinë pas këtij statusi.

Nëqoftëse, nga ana e Moskës, nuk pritet ndryshim qëndrimi, atëherë ëfarë motivesh qëndrojnë prapa lëvizjes se fundit të Putinit për të takuar përfaqësuesin e një vendi që Moska nuk e njehë Sipas mendimit tim, motivimi putinist buron nga vetë ideja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ndryshimin e kufijve. Ashtu si bisha që ndjen erën e gjakut të presë së vet, edhe Putini e ndjen se hapja e ëështjes së kufijve në Ballkan do t’i sigurojë atij pre të mjaftueshme në këtë rajon, për një kohë, relativisht të gjatë. Ka rrezik që preja e parë për ariun rus të jetë Kosova, e nxjerrë në pritë nga ai që duhet ta mbrojë – Presidenti i saj. Historikisht, sa herë që Rusisë i janë nxjerrë në pritë tokat shqiptare, nga fqinjët tanë grabitqarë ose fuqi të tjera të huaja, gjithmonë, nga trungu i tyre janë shqyer copa të majme. Cila pjesë e trojeve tona e ka radhën për t’u shkëputurë Jo për fajin e të tjerëve, por për fajin tonë.

Pas luftës së ftohtë, ndryshimi i kufijve me forcë, ose me “referendum”, në fakt, është shfaqur si praktikë putiniste. Si mjeshtër i taktikës, Putini është i bindur që Presidenti i Kosovës, me idenë e tij për ndryshimin e kufijve, po i ofron mjetin që do të mundësonte faktorizimin e mëtejshëm të Kremilinit në Ballkan, rritjen e ndikimit dhe pranisë së tij në rajonin tonë.

Mbështetja hipotetike e Moskës, për të cilën pretendon Thaçi, mund të ndodhë vetëm në rast se Putini bindet që ideja e homologut te tij kosovar për ndryshimin e kufijve do të shërbente si fitil që do të ëonte zjarrin në depon plot barut ballkanik, për pasojë, do të faktorizionte edhe më shumë Rusinë në Ballkan.

Sot bota është në pështjellim. Duket sikur ka zjarrmi dhe, në përëartje e sipër, po lëviz nga boshti i saj. Nuk është më rregulli dhe rendi i dikurshëm, me të cilin ishim familjarizuar. Shtetet i janë kthyer vetvetes, egoizmit dhe mbijetesës së vet. Nuk ka ndonjë shenje se nesër mund të kemi një botë më të butë.

Kjo situatë e gjen Kosovën në moshë, ende të njomë. Ka rreth 20 vjet që është e lirë dhe 10 vjet si e pavarur. Deri këtu na kanë mbajtur per dore miqtë dhe aleatët tanë. Por vjen një moment, kur edhe nëna ia ndërpret gjirin fëmijës së vet. Miqtë, jo gjithmonë, ta kanë ngenë. Sepse edhe ata kanë problemet e tyre. Sië po ndodh me BE-në dhe me SHBA, nen administraten e Trampit. Kosova duhet të forcohet që të bëhet e aftë për të mbijetuar në këtë botë, jo dhe aq miqësore. Si ëdo shtet tjetër, ajo duhet të aftësohet për të manovruar me zgjuarsi në realitet e reja gjeopolitike, ku duket se nuk do të ketë shumë vend për moral, vlera e drejtësi. Ajo nuk mund të presë që të ketë me vete, pothuaj, gjithë botën perëndimore, sië ndodhi më 1999, sepse sot, edhe vetë Perëndimi është i përëarë. Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe e përgjegjshme në zhvillimin e marrëdhënieve me jashtë, në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve, partnerëve dhe aleatëve, qoftë edhe të përkohshëm, sië është rasti i tanishëm me Rusinë putiniste. Detyra e Kosovës në këtë situatë të turbullt, është që të ruhet e të mos ngatërrohet në lojërat e fuqive të mëdha. Ideja e Thaçit për ndryshimin e kufijve shkon në drejtim të kundërt. Në atë të futjes në ingranazhet e lojërave të tyre.

E vërteta është se, fatmirësisht, nuk ka një plan perëndimor për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht se Thaçi dhe mbështetësit e tij lënë të kuptohet se një plan i tillë ekziston. Por edhe po të kishte, Presidenti do të duhej ta kundërshtontë e të dilte në mbrojtje të territorit të vendit të vet dhe jo të bëjë të tijin planin serb për ndarjen e Kosovës dhe të kërkojë aleatë për realizmin e tij, deri në Moskën e largët. Kjo është, në thelb, politikë e rrënimit të pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Rusia ka qenë dhe mbetet kërcënimi numër një ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Jo afrimi dhe pajtimi me të, por kundërshtimi i vendosur i politikës së saj armiqësore duhet të përbëjë një ndër prioritetet bazë të politikës së jashtme të Kosovës, në bashkëpunim dhe bashkërendim me miqtë dhe aleatët tanë perëndimorë, në radhë të parë, me Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe Kongresin Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat