Njëfarë ideje për drejtësinë - Çeçenia, CIA - Kosova - droga

Opinione

Njëfarë ideje për drejtësinë - Çeçenia, CIA - Kosova - droga

Nga: Sefedin Krasniqi Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:49
Sefedin Krasniqi

«Njëfarë ideje për drejtësinë» është titulli i librit më të ri të Dick Marty-it, me nën titull: Çeçenia, CIA-Kosova-droga. Në këtë libër, autori ia ka rezervuar Kosovës kapitullin 19 duke spjeguar për lexuesin sesi ia ka besuar Këshilli i Europes, në bazë të një mocioni, misionin për të hulumtuar « kontrobandën e trafikimit të organeve nga bandat e UÇK-së » që lidhen me librin e botuar në vitin 2008, të Carla Del Ponte, «Ndjekja, kriminelët e luftës dhe unë».

Nuk dua të merrem me spjegimin e përmbajtjes e kapitllit në fjalë të librit të Marty-t, sepse s’ka thënë asgjë që tashmë nuk flitet kudo dhe në çdo mjedis në Kosovë dhe ku jetojnë shqiptarët. Nuk ka thënë asgjë më keq, të themi kështu, sesa që është shkruar dhe shkruhet çdo ditë në shtypin e Kosovës e më gjerë. Madje, nuk ka thënë asgjë më shemtueshëm sesa ato që i dëgjojmë nga parlamentarët e Parlamentin të Kosovës gjatë seancave.

Megjithatë, për lexuesin dua të theksoj dy gjëra: në faqen e parë të librit autori e ka përdorur fjalën « albanofon » (shqipfolës) dhe atë vetëm njëherë në 22 faqe, sa i ka kapitulli 19. Në këto 22  faqe, sipas disponimit dhe shijes, lexuesi mund t’i formulojë 22 pyetje, po aq kritika apo lavdërata që vlejnë dhe kanë kuptim shumë më shumë sesa të merret me fjalën albanofon (shqipfolës) që sipas fjalorit Larousse quhen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi që flasin shqip, etj. Por, fjala albanofon, Bardhyl Mahmutit, ia paska luajtur mendët dhe kapakun e kresë duke e cilësuar si nënçëmuese dhe denigruese se gjoja ua paska rezervuar shqiptarëve Dick Marty. Kjo fjalë, për mungesë edukate apo për shkak të nga ndonjë represioni që ushtronte politika represive e atëhershme, filloi të përdoret në vitet 90-ta nga ndonjë gazetar apo politikan, në vend të fjalës sërbofil.Albanofon quhej ndonjë shqiptar që konsiderohej se mbante qëndrim proserb. Të mendosh që Dick Marty ka pasur qëllim t’i denigrojë shqiptarët e Kosovës me këtë fjalë është çmenduri. Pavarësisht nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës ku definohet qartë se nga kush përbëhet Kosova, secili person që disponon një dokument (çertifikatë të lindjes, letërnjoftm ao pasaportë), të lëshuar nga organet zyrtare të Kosovës, mund ta vë mbi tavolinë dhe të lexojë rubrikën përkatës se a quhet shqiptar apo kosovar ? Nëse ne e shkelim dhe e përbuzim Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pse duhet të kërkojmë të na e respektojë Dick Marty ?  Kaq mjafton !

 Përkundër « zemrimit » Bardhyli iu paska lutur Marty-t për një selfije dhe i paska kërkuar një përballje, për t’ia « shpartalluar » Raportin mbi trafikimin e organeve… të « organizuar nga bandat kriminale të UÇK-së », me librin e tij «  Mashtarimi i madh ». Madje, Bardhyli qenka rezervuar që pyetjet e vërteta « shpartalluese » t’ia bëj Marty-t gjatë përballes së imagjinuar. Çfarë ironie ?

Sidoqoftë, për mua, e them për të dytën herë, përdorimi i fjalës albanofon, si emër apo mbiemër, është denigrues për shqiptarët aq sa është denigrues për francezët, fjala frankofon, për anglezët, anglofon apo për gjermanët, gjermanofon. Sa për dijeni, për kënaqësinë e Bardhylit, emrin serbofon, e kerkova në tre fjalorë, por nuk e gjeta, prandaj  nuk ekziston. Prandaj,  konsideroj që pyetja e Bardhylit ka qenë një pyetje budallicë ! Nuk « shpartallohet » Raporti i Dick Marty-t me paragjykime dhe inate ndaj tij, kur ky Raport i ka « shpartalluar » deri tash dy prokurorë dhe i treti është në sporovë. Pastaj, Bardhyli kur të përballet me Marty-n më paska « dhënë leje » të ulem bashkë me Marty-n  për ta ndihmuar e përkrahur  kundër msioninit të tij « shpartallues »!

Sidoqoftë, unë përkrah drejtësinë dhe do të deshiroja fort që gjetjet e Marty-t të demantohen, me prova të pakundërshtyeshme. E përkrah drejtësinë, ashtu siç e kam  përkrahuar vetë Bardhylin kur ndonjëherë oponetët e tij politik ia kanë ndaluar apo e kanë përzënë nga ndonjë tubim apo i kanë dhënë ndonjë flakareshë (i ndjeri Ukë Botusha), duke u rezervuar t’ia them publikisht ato që ia kam numëruar në bisedë private. Të njëjtat ia kam dërguar një mikut të tij, vetëm sa për informim.

Ndërsa, sa i përket, Pavarësisë së Kosovës, sikur të gjithë shqiptarët, e përkrah Zonjen Micheline Calmy-Rey. Sikur të respektohej, ajo që Marty e quan,  e dreta ndërkombëtare sipas kartës së OKB-së, asnjë koloni nuk do ta kishte fituar pavarësinë. Nuk do të kishte ndodhur as shpërbërja e BRSS as e RSFJ !

Gjëja e dytë që do të deshiroja t’ia spjegoj lexuesit është se gjatë përkthimit kam qenë i detyruar, për shkak të natyrës së gjuhës shqipe, të përdorë kohë tjera, sepse Marty, për ta bërë rrëfimin e tij sa më aktual dhe dinamik, e ka përdorur, më së shumti,  kohën e tashme për gjëra që kanë ndodhur në të kaluarën, para dhjetë apo njëzet viteve. Ndërsa, aty-këtu, kur ka pasur dyshime e ka perdorur kushtoren për t’iu shmangur përgjegjëswisë eventuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat