Rekrutimi në xhami: Si veprojnë salafistët në Gjermani

Opinione

Rekrutimi në xhami: Si veprojnë salafistët në Gjermani

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:48
Sherif Ramabaja

Autori, Marco Fiber shkruan për rastin e ekspertit kundër terrorizmit dhe gazetarit gjerman, Shams Ul- haq me rrënjë pakestineze që viziton me dhjetëra xhami në Austri, Zvicërr dhe Gjermani. Shams Ul -haq ishte shtirur si besimtar i devotshëm mysliman për t`i hetuar rastet. Ajo çka vërteton ai është e pabesueshme. Në një xhami në Berlin, e cila ishte prej vitesh nën mbikqyrje të autoriteteve, imami predikonte: “Autoritete të pista gjermane, të cilat nuk guxojnë të vijnë këtu, sepse nuk posedojnë asgjë në dorë kundër nesh. Pra, luajnë lojrat e tyre të ndyra. A mund ta shkatërrojnë allahun “.

Vetëm kjo mjafton si regjistrim shqetësues për ta vërtetuar se çpo ngjet vërtetë rreth nesh. Shams UL- haq madje në Hamburg të Gjermanisë arriti t`i bashkohej një grupi salafistësh.

Taktikat e salafistëve

Shams Ul -haq flet për gjuhën e urrejtjes, pafuqinë e autoriteteve gjermane dhe taktikat e islamistëve dhe salafistëve. Ata nuk flasni menjëherë për xhihadin apo Sirinë. Ata duan që ju vetë së pari të paraqitni pikëpamjet, të reagoni dhe të shprehni dëshirën për të ndërrmarr diç. Siq rrëfen 43 vjeçari kontaktet e para i realizon në xhami apo në studiot e fitnesit. Më tutje ai tregon se në çdo të dhjetën xhami në Gjermani nxitet urrejtja kundër perendimit. Shams Ul- haq predikimin më rrëqethës e dëgjon në Winterthur të zvicrrës. Aty imami i xhamisë në lutjen e të premtes predikon dhe kërkon : “ Ne duhet që t`i vrasim çafirët “, kjo don të thotë: ata që nuke besojnë allahun duhet t`i vrasim.

Nga këndëvështrimi i tij, autoritetet e sigurisë përballen me shumë brobleme : mungesa e ligjeve për raste të tilla dhe autoritete reagojnë shumë ngadal.

Pse salafistët janë kaq tërheqës për adoleshentët

Ishte një proces shumë i gjatë, tregon Shams. Në fund të vitit 2016 fillova t`i frekuentoj xhamitë. Në fund kam numëruar 250 xhami problematike. Në Gjermani janë 150 të tilla dhe në Austri dhe Zvicër  50. Vetëm rreth stacionit kryesor të Hamburgut ka 15 xhami ku rregullisht frekuentohen nga salafistët. Rasti i Winterthurit ishte i veçant. Predikuesi së pari filloi ngadal, më pas e ngriti temperaturën te pjesëmarrësit, filloi t`i ngrit emocionet dhe në fund brohoriti për vrsjen e të pa feve. Kur dëgjova këtë vajta në polici dhe që atëherë kjo xhami është mbyllur. Radikalizmi dhe predikimi i urrejtjes praktikohet në këto xhami. Në shumicën e rasteve financimi është i dyshimt dhe trajtohet biznis i paligjshëm në lakale të xhamive.

Në Hambug shkoja gjithmonë në të njejtën xhami, vazhdon Shams. U deshën gati dy vjet që disa salafistë të më kontaktojnë. Ata ndjekin rrugën e tyre ngadalë dhe me kujdesë. Ata nuk janë budallenj. Më në fund më ftuan që t`u bashkohem si misionar në xhamitë e tjera të Hamburgut. Në një moment njëri nga grupi më ftoi në shtëpinë e tij. Në shtëpi ai më tregoi materiale propaganduese, fjalime të personaliteteve të ndryshme, video etj. Kjo është taktika e salafistëve. Nuk nguten. Nga ana e sipërfaqësore janë mbresëlënës. Ju ftojnë në darka dhe ahengje.Paraqiten gjithnjë të lumtur, kurse në ju mbjellin urrejtje dhe dhunë. Nuk është gjithmon imami kryesori i çështjes. Salafisti të shumtën e ka rolin kryesor. Imami të shumtën predikon atë që i thotë salafisti, sepse ai dhe xhamia financohen prej tij.

Një shembull nga qyteti i Essenit në Gjermani. Një imam gjatë predikimit kërkoi të grumbullohen para për gratë në Kashmir. Në fund kush beson se paratë u dërgohen viktimave të abuzimit në Indi apo Pakistan. Edhe pse imami i referohet Kuranit, paratë do të përdoren për qëllimet e tyre.

Imamët liberal nuk janë shumë tërheqës për të rinjtë. Salafistët diskutojnë me adoleshentët për temat tabu, gjë që në një xhami liberale nuk ndodh. Kjo do të thotë që puna sociale e xhamive liberale duhet të rishikohet dhe zgjerohet në mënyrë të konsiderueshme. Në të njejtën kohë duhet të flitet për salafistët dhe imamët radikalë.

Si veprohet në Kosovë

 Pas viteve të 2000, me çlirimin e Kosovës u bënë ndryshime të mëdha edhe në aspektin fetar. Misionet fetare dhe sidomos ai mysliman u profilua duke marr rol udhëheqës duke anashkaluar çështjen kombëtare deri në rrezikimin sigurisë nacionale. Kosovën e mbushën xhami të llojeve të ndryshme. Kush predikon, si predikon dhe çfar kërkon nuk interesohet kush. Është më se e sigurtë se për ta penguar çështjen nacionale dhe për t`i dhënë kahje tjetër, gishtat i kanë përzier : Serbia, Rusia, Turqia dhe disa vende arabe.

Klasa e korruptuar politike në Kosovë nuk interesohet për t`i penguar qarqet e tilla, vetëm për të përfituar prej votës së tyre. Është qudi se njësoj vepron edhe opozita nga frika se, votat e tyre do të jenë vendimtare në zghedhjet parlamentare. Me një politikë të tillë ne po e tjetërsojmë çështjen kombëtare, po i tjetërsojmë një pjesë të të rinjëve, po japin sinjale të gabuara në Evropë dhe atdheun tonë po e shëmtojmë me godina të Lindjes së Mesme dhe Aziatike që do të na duhen shekuj për t`i çrrënjosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat