Urime festa e falenderimeve!

Opinione

Urime festa e falenderimeve!

Nga: Agim Vuniqi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:42
Agim Vuniqi

Atyre qe dhane kontributin e tyre per te nderruar kahjen e historise se Kosoves, ata ne te vertete as qe e dinin qe jane nje nder protagonistet kryesore te 
saj...

Fal kujdesit të Diasporës shqiptaro-amerikane, për të cilën ka pak njohuri, ka derdhur mjete të mëdha financiare në ndriçimin e çështjes shqiptare në Kongres, gjatë seancave dëgjimore… dosido ndër të parët që hapen dyert e kongresit amerikan, njëri ndër ta si politikan profesionist, ishte Dioguardi, i cili paksa është ekskomunikuar nga pushtetet aktuale, edhe për shkak të fjalorit të drejtpërdrejt, virtyt i zyrtarëve në Capitol Hill… është e pabesueshme sa parat u janë dhënë senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, ndër ta ka biznesmenë që kanë paguar për një vjet 100.000 dollarë amerikanë, mos kujtoni se këtu lëvizë gjë në bazë simpatie, kapitali lëvizë gurët: 5470 e më tepër biznese në New York, 3500 e më tepër ne në Illinois dhe Wisconsin, përmbi 2500 në Michigan, pronarët e të cilave kanë dhënë para kesh e çeqe pa hesap… mos të hyjmë mëtej në Texas, në Florida e gjetiu. Shumë shqiptarë kanë humbur edhe bizneset edhe pasurinë duke i besuar kauzës së drejtë kombëtare unë njoh malësorë (Rrok Dedvukajn) që për ditën e pavarësisë së Kosovës kanë çelur restorantet duke dhënë ushqim falas për qytetarët amerikan, edhepse të lindur dhe rritur këtu… Disa nga ata janë burgosur me akuza të fabrikuara në burgjet malaziase… Burgjet e gjata kanë bërë që ata të humbin restorantet, të humbin fëmijët dhe të gjenden buzë lëmoshës, por çuditërisht janë të pathyeshëm dhe nuk ndalen, komuniteti i ndihmon të ristartojnë sërish jetën…

Është ky mozaiku i këtyre shqiptarëve idealist “ahmak”, për të cilët vendi i origjinës ka domethënie të fuqishme, askete, është mbi jetërat e tyre, pa këta “budallenjë” të papërmirësueshëm nuk do të arrihej gjë, besoni, dhe tash të gjithë i kanë harruar… Ata janë nderi i kombit, pa ta jeta e miliona shqiptarëve do të ishte krejtësisht ndryshe, unë i përulem veprës dhe punës së tyre!

Urime Festa e Falenderimeve

Shumica prej nesh, duke u nis nga vetja, kohët e fundit kemi harruar nderin, respektin, falenderimin per kontribuesit atdhetare, ata qe ndane nje pjese te kenaqesise familiare per te dhene, per te dhene per luften çlirimtare, per te ndihmuar te tjeret ne sponsorimin e ngjarjeve historike, manifestimeve kulturore, duke sponsoruar takime te ndryshme, ngjarje, e si mos te shkruash per ta, mu ne festen me te rendesishme ne Amerike "Thanksgiving" qe shume njerez qe nuk e njohin rendesine e kesaj feste e quajne "festa e gjelit te detit (quranit)" edhe pse kjo feste lidhet me ardhjen e pelegrineve per me shume te drejta religjioze, per te gjetur nje skute te lire ne glob, per te vazhduar jeten te lire, per tu martuar e defryer... Dhe sot hase shume pak ne besimtare dinjitoze e te ndershem, duke "monopolizuar" fete dhe Zoterat, shumë pak permendin emrin „ZOT“, por jo ta personalizojne ate per qellimet e tyre djallezore, por per te miren e njerezimit dhe dashurine ne mes te njerezve...

E si mos te falenderohen, ata shqiptare qe ua hapen dyert e shpetmit, shume familje shqiptare ne Shqiperi, Maqedoni, Mal te Zi, Lugine te Presheves, ne Turqi, ne Evrope, duke perfshire kontinentet e Amerikes veriore, Kanade, SHBA e kudo ku ka shqiptare.

Pse ka aq shumë fjalë rrembyese, urrejtje ne mes te njerezve,  pse ka aq pak lutje per kombin, per familjet tona brenda dhe jashte atdheut të na ruajë etnikumin nga çfaredo kastrastrofë te radhës. Nuk e kisha ndermend as te "paragjykoj", as te keshilloj, por te falenderoj shume miqe, qe kisha njohur me pare, por edhe shume sish qe kisha degjuar per te bemat e tyre, per rreziqet qe iu ishin nenshtruar ata vete dhe familjet e tyre per te dhene kontributin e tyre per te nderruar kahjen e historise, ata ne te vertete as qe e dinin qe jane protagonistet kryesore te saj. Jo keta rrahagjokesit e sotem ne politike qe shfrytezuan mjetet financiare te dedikuara per lufte per tu pasuruar vete. Po permendi ca emra nga ta qe i takova keto dite: Luigj Gjokaj, Rroke Dedvukaj, Ndue Ftoni, Leke Leci Gjonaj, Shuajb Gerguri, Aureol Ago, Pjeter Nikolla, Hazir Kabashi Muharrem Gojçaj, John Goçaj, e shume te tjere dhe do te shkruaj per ta, une as i intervistova, as nuk shtrova pyetje, une i takova ne cilesine e shoqeruesit-nikoqirit te ekipit, i cili kishte ardhur nga Kosova per te realizuar nje cikel emsionesh dokumentare për shqiptaret ne Kanade dhe Amerike, gazetari  Cen Pushkolli, kryeredaktor dhe kamermani profesionist i Tv21, Sahit Troshupa; degjoja historine e tyre te pa treguar me pare dhe mbaja ne mend fjalet e tyre, une nuk venerohesha, sepse ai eshte misioni im, te shkruaj dhe te ndriqoj ngjarje, jo te jem mbi to, as te jetoj nga to, pra cdo gje eshte pjese e koshiences sime, e nje pune te gjatë vullnetare disa dekadeshe... 
Urime festa e falenderimeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat