Gjelat e Beogradit e të Prishtinës e dështuan pranimin e Kosovës në INTERPOL! - Bota Sot
Gjelat e Beogradit e të Prishtinës e dështuan pranimin e Kosovës në INTERPOL!

Opinione

Gjelat e Beogradit e të Prishtinës e dështuan pranimin e Kosovës në INTERPOL!

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 17:07
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Kosova nuk u pranua sot në INTERPOL. Mori mbi gjysmën e votave, por nuk mundi t’i marrë 2/3-at! Për mua nuk është me rëndësi nëse Kosova pranohet sivjet apo pas dy vitesh në këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare. Mospranimi nuk është thjesht problem i luftës së gjelave të Beogradit. Eshtë shumë më tepër. Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë, shpesh herë i zbulon disa të vërteta të hidhura për Kosovën dhe shqiptarët. Pas këtij dështimi ai u shpreh se “një rezultat i këtillë tregon se pa Serbinë nuk mund të bëhet asgjë dhe se asgjë nuk mund të bëhet me dhunë”. Problemi pra është te dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit.

Beogradi dhe Hashim Thaçi në Prishtinë do ta përdorin këtë dështim të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare si “argument” për realizimin e ndarjes së Kosovës. Prandaj dhe Ivica Daçiq Aleksandër Vuçiq e serbët në përgjithësi, ishin kaq të gëzuar, kaq euforikë. Ndërsa Hashim Thaçi sot u tregua i vëmendshëm. Kritikoi Serbinë për qëndrim destruktiv ndaj Kosovës. Nuk tha asnjë fjalë për dështimin e Kosovës. Por përmes Behgjet Pacollit fajësoi për këtë kryeministrin Haradinaj. Pacolli në emër të Thaçit, edhe pse vartës i Haradinajt, po kërkoi dorëheqjen e kryemi i partisë së Pacollit pa pikë përgjegjësie thoshte se “Unë e kam ditur se Kosova nuk pranohet në INTERPOL”.

Këto deklarata paralajmërojnë furtunë në politikën e Kosovës dhe revansh të forcave proserbe në Prishtinë. Duket qartë se para votimit në Dubai është pritur me dëshirë dështimi I këtij pranimi. Eshtë bërë gati gjithashtu një skenar i rrezikshëm për vendin. Presidenti i Kosovës, ministri i Jashtëm dhe marionetat e tjera serbe në Kosovë do të bëhen zellshëm zëdhënës të politikës së Beogradit, sipas së cilës “Pa Serbinë nuk mund të bëhet asgjë” dhe me këtë do t’i imponojnë vendit zgjidhje dramatike, si ajo e ndarjes së territorit.

Mospranimi i Kosovës në INTERPOL është sukses i forcave destruktive dhe antiKosovë në Beograd, Moskë, por edhe në pjesën serbe të Prishtinës. Ndërkaq përgjegjësia kryesore për këtë dështim është dhe duhet t’i faturohet Hashim Thaçit, Behgjet Pacollit dhe ministrit të Punëve të Brendshme. Hashim Thaçit, sepse ka uzurpuar në një republikë parlamentare të gjitha atributet ekzekutive në ushtrimin e politikës së Jashtme. Behgjet Pacollit, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur me mburrjet e tij për njohjet dhe tashmë kur ka ardhur në rend të ditës zhbërja e shtetit të Kosovës përmes ndarjes po punon për ç’njohjet e saj. Gjithashtu për përgjegjësinë direkte personale që ka në monitorimin e situatës gjatë fushatës së pranimit të vendit në INTERPOL. Ndërsa ministri i Brendëshme qoftë dhe për faktin se e paska ditur rezultatin dhe ka lejuar të shkohet në votim, duke i bërë një shërbim publik politikave të presionit dhe mburrjeve në Beograd.

Për gjithë sa thamë, politikanët në Beograd nuk duhet të mburren aq shumë. Sepse mospranimmi I Kosovës në INTERPOL nuk është thjesht meritë e tyre. Eshtë njëkohësisht meritë e Hashim Thaçit, pasi ky I fundit në vend të takohej me personalitetet e botës për këtë çeshtje, ua shkuli xhaketat atyre mme lutjen për ndarjen e Kosovës. Eshtë meritëe e Bahgjet Pacollit, sepse ky, ndonëse polemizon me batuta me Ivica Daçiq, ia le atij shtigjet hapur dhe ia lehtëson punën destruktive kundër Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test