Kosova si ‘outlet i Pacolllt’!

Opinione

Kosova si ‘outlet i Pacolllt’!

Nga: Kimete Berisha Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 20:33
Kimete Berisha

Është e vërtetë se policisë së Kosovës shumë herë i ka kalu mini nëpër mustaqe;

Se 'hajnat' e kanë vjedhur 'dhomën e dëshmive të krimeve' në ambientet e policisë e rasti është mbyllur pa dhënë përgjegjësi as drejtori i policisë, e as kamerat s'kanë pas 'punu', aq polici e 'fortë' (kamerat punojnë nëpër çajtore por qe ndodh nuk punojnë në polici);

Është shumë e vërtetë se sa ka qenë ministër i brendshëm Bajram Rexhepi ka treguar se si shumica e policëve nuk e respektojnë zingjirin komandues sepse për punën e tyre urdhërat i marrin nga bosat e partive politike e nga qeveria;

Se në policinë e Kosovës i kanë shti hundtë udbasha e pasardhës të tyre;

Se përdhunuesit serbë të vajzave shqiptare gjatë luftës kanë arritur të bëhen policë të Kosovës;

Kriminelë të shumtë janë arratisur ditë'm drekë me aeroplana nga vendi i krimit, ndërsa gati asnjë vrasje e pasluftës nuk është zbuluar.

E edhe në burgje bëhet kontrabandë (me armë, me prostituta, me drogë e me telefona. Të burgosurit 'e famshëm' netët i kanë kaluar nëpër klube'

Në burgje, 'në sytë e kamerave', kanë ndodhur edhe vdekje misterioze.

Se, është fakt, shumë policë janë primitivë, kur të ndalin në trafik të pyesin 'Ku po shkon', 'A je e martuar dhe pse s'je'; 'Nuk t'i
kisha dhënë qito vjet që i paske'; bile njëri te kufiri me Shqipërinë më ka pas thënë 'A i keni lënë burrat në shpi e keni dalë...'.

Për shkak se shumë prej tyre i rrahin gratë e tyre, në jo me stupc me fjalë, i abuzojnë emocionalisht, janë të prirur të të shikojnë si femër gjithmonë, dhe ta ngrisin tonin nëse e gjejnë 'butë'.

Pra, ka shumë punë që të edukohet dhe të emancipohet policia e Kosovës, por arsyet që i përmenda më lart nuk mjaftojnë që Kosova të mos pranohet në Interpol.

- Është e vërtetë se Kosova u bë si 'outlet i Pacollit', por kush e bind Iranin ta ndryshoj mendjen për Interpol, kur Irani, hatri i Serbisë, nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës.

- Nëse Irani si Republikë Islamike, ku polici iranian për Komandant suprem e njeh Zotin, është në Interpol, pse s'i plotësuaka kushtet Kosova e cila nuk e ka si Irani antemën 'Ne jemi ushtarë të Zotit';

- Nëse s'i prish punë Interpolit pse Siria djeg me armë kimike fëmijë dhe prap e 'meriton' të jetë në Interpol që ta 'ruaj' botën nga krimet, le të jetë.

- Serbia nuk e ka reformuar policinë e saj, është po ajo që ka qenë, e mbushur me kriminelë të luftës, që vranë, masakruan, përdhunuan, dogjën e shkatërruan, s'lanë krim pa bërë para e gjatë luftës dhe nuk u ndëshkuan.

Ku është këtu logjika?

Vendimi refuzues i shteteve për Kosovën në Interpol ishte politik, lobues dhe paragjykues, prandaj nuk ia vlen me marrë idhnim, sepse ky rast nuk varej prej 'mençurisë' dhe strategjisë së shqiptarëve.

Por e frikshme është pse u çuan kundër Kosovës në Interpol edhe shtetet që e kanë pranuar Kosovën.

Që udhëhiqemi prej hajnave, kriminelëve, dihet (aq poshtë na ka ra katundi, sa që gjysma e ministrive shkojnë me pare të shtetit m'i pa ndeshjet e futbollit të Kosovës nëpër botë, e nuk jep kush përgjegjësi për hiç asgjë).

Ne po e shohim përditë se si Kosova po bie, ndërsa Hashim Thaçi edhe sot foli për një marrëveshje të re me Serbinë, se marrëveshjen e 21 Prillit me Ivica Daçiçin, ku thuhet se Serbia nuk e pengon Kosovën të anëtarësohet në Institucione ndërkombëtare, e ka kënaq.

Ju jeni kriminelë, dhe mbi të gjitha jeni të padijshëm.

Me ju qeshin të gjithë dhe s'ju marrin seriozisht. 
Sepse krejt qeveria bashkë m'u bë një libër s'e ka lexu.

Çka keni m'i tregu ju botës! Çka flisni kur takoheni me të huajt! 
Cilën përrallë ua tregoni! Cilin tregim! Kur nuk e njihni as historinë tuaj.

Në Bruksel më shumë qeshin me shtikllat e nuseve të ministres së Integrimit që i sharrojnë kah të çepon, se sa që e merr kush seriozisht, sepse nuk e di punën që ia kanë falë, është aty me t'njofshëm.

Juve, ne s'ju marrim seriozisht, jo po ju merr bota seriozisht.

Kur ne e dimë që jeni fundrrina, po kujtoni ju që perendimi nuk e dinë kush jeni ju, e Lindja sidomos ua urren dyfytyrësinë.

S'po di qysh m'u shpreh ndryshe: Unë (që jam myftjaç) nuk ua çeli telefonin, se lëre më Irani (për të cilin disa shqiptarë donin ta jepnin
jetën).

Jeni kaq të neveritshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat